Horoskopi Ditor
29/8/2024

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni gjatë gjithë kohën nën presion dhe mund të bëni gabime të pamenduara. Idetë nuk do i keni të qarta aspak dhe ndonjëherë do e deformoni edhe realitetin. Jeta juaj në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojë mjaft ambientin. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Mos ngurroni të paktën të njiheni me disa persona. Në punë ka rrezik të ndodhin gjëra që nuk i kishit parashikuar. Kompania mund të pakësojë stafin ose mund të mbyllet krejt papritur. Lajmet nuk do jenë të mira. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë në planin financiar. Kujdes me hapat që do hidhni.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News
DIGITALB DIGITALB - OFERTA