Sado që planetët të mundohen t’iu ndriçojnë mendimet sot ju sërish do veproni sipas mendjes tuaj dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni vështirësi të shumta. Nuk do kuptoheni aspak mirë me personin në krah dhe nuk do toleroni asnjë çast. Ju beqarët do mbeteni sërish vetëm edhe pse do jeni gjithë kohës në kërkim të princit të kaltër. Në punë Hëna do ju ndihmojë të ruani qëndrueshmërinë, megjithatë do ju duhet ende të bëni shumë përpjekje për të arritur objektivat përfundimtare. Në planin financiar do surprizoheni nga një shumë e madhe që do merrni nga dikush.