Horoskopi Ditor
29/8/2024

Virgjeresha

Edhe pse do mundoheni të jeni realistë dhe të arrini kompromise, gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Pa e kuptuar do merrni pushtetin mbi të tjerët dhe do kërkoni që ata të bëjnë si doni ju. Për ju të dashuruarit do jetë ditë tejet e trazuar dhe delikate. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit menduar, prandaj bëni kujdes. Ju beqarët do bëni edhe sakrifica vetëm që të mos mbeteni më vetëm. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe nga ana tjetër arritjet që keni pasur do nxitin besimin tek kolegët dhe shefat. Përfitoni sa të mundni nga kjo pasi jo gjithmonë do jetë kështu. Gjendja e financave mund të përmirësohet disi nëse arrini ta përfundoni projektin e nisur në punë. Pranojeni ndihmën që do iu japin disa kolegë të vjetër.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News
DIGITALB DIGITALB - OFERTA