Planetët Venus dhe Jupiter do iu japin një vizion më pozitiv gjatë kësaj dite për shumë sektorë të jetës. Do ecni goxha përpara. Ju të dashuruarit do flisni gjerë e gjatë me partnerin tuaj dhe do ju gjeni zgjidhje disa problemeve që keni pasur. Të dy do jeni më tolerantë se më parë dhe do i kuptoni gabimet. Ju beqarët do preferoni të qëndroni edhe disa kohë vetëm sepse nuk keni besim tek personat që po ju vijnë vërdallë. Në punë priten përmirësime goxha të mëdha. Do ecni aq shumë përpara saqë në disa momente do ju duket gjithçka si ëndërr. Bashkëpunimi i ri do sjellë një fllad më interesant. Financat do mbeten të qëndrueshme për aq kohë sa ju të mos e teproni me shpenzimet.