“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
Kim Kardashian ka habitur ndjekësit e saj me një dekor të jashtëzakonshëm festiv në rezidencën e saj luksoze në Hidden Hills, Los Angeles.
Ylli i reality show-t publikoi një video në Instagram ku tregonte më shumë se 50 pisha të zbukuruara me borë artificiale dhe mijëra drita të bardha, duke krijuar një atmosferë që ajo e përshkroi si mjaft të çmendur.
Megjithatë, ndjekësit nuk e kursyen kritikën. Disa komentuan se shtëpia dukej më shumë si dyqan pemësh Krishtlindjesh ose morg, duke ironizuar mbi tepricën e dekorimeve.
Ky nuk është hera e parë që Kim tërheq vëmendjen me dekorimet e saj ekstravagante, përfshirë pemë me kartëmonedha dhe muzikantë të paguar për të interpretuar melodi Krishtlindjesh për fëmijët e saj./TAR
Top Channel