Marsi do ju vërë paksa nën presion gjatë kësaj dite dhe mund të mos i arrini dot të gjitha ato që keni planifikuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni vetëm momente të bukura, por herë pas here mund t’iu lindin edhe debate e mosmarrëveshje. Vështirësitë financiare do jenë një arsye për këto gjëra. Nëse jeni beqarë do keni një jetë të trazuar dhe as që do ju shkojë ne mendje të mendoni për dashurinë. Në punë do lodheni aq shumë saqë në disa momente do mendoni të dorëzoheni plotësisht. Buxheti do përkeqësohet për shkak të shpenzimeve të mëdha për kafe dhe aksesorë.