Horoskopi Ditor
13/6/2024

Dashi

Do jeni më të përgjegjshëm dhe më largpamës gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni më ëndërrimtarë, por ama nuk do hidhni hapa të gabuara. Do mundoheni që në çdo moment të bëni diçka romantike për të shtuar edhe më shumë emocionet. Ju beqarët do arrini të joshni personin që ju ka pëlqyer dhe shumë shpejt do filloni edhe një lidhje. Jeni vërtet në rrugë të mbarë. Në punë do jeni më dinamikë, plot vullnet dhe do veproni me shpejtësi të madhe. Disa kolegë madje do mendojnë se jeni nga një planet tjetër. Në planin financiar Mërkuri do iu ofrojë më shumë siguri.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News