Ndiqni intuitën gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Mos hezitoni të hidhni edhe ndonjë hap apo ta thoni me zë të lartë atë që mendoni. Nëse keni një lidhje duhet të shtoni dozat e sensualitetit dhe të krijoni më tepër momente romantike. Ju beqarët do bini kokë e këmbë në dashuri me një person që dikur as nuk ja keni hedhur sytë. Në fakt kohët e fundit ai ka bërë ndryshime rrënjësore. Në punë do jeni më të duruar dhe do dini të frenoni. Do i dëgjoni me kujdes shefat dhe nuk do veproni asnjëherë kundër atyre që ata ju kërkojnë. Sektori i financave do ketë goxha turbullira.