Horoskopi Ditor
13/6/2024

Peshqit

Sot çdo gjë do jetë shumë më e thjeshtë për ju. Të gjithë planetët do i keni në krah kurdoherë. Ju që keni një lidhje do kaloni përherë momente shumë pasionante dhe intensive. Të gjithë kanë për t’iu pasur zili dhe do ndiheni edhe më krenarë për ambientin që keni krijuar. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe me disa miq të mirë kështu që nuk do e ndieni nevojën të krijoni një lidhje me patjetër. Në punë merrni pak kohë para se të filloni një projekt të madh. Reflektimi do ju bëjë të shmangni edhe rrugët e gabuara. Saturni do ju bëjë t’i menaxhoni edhe më mirë financat kështu që gjendja e tyre do jetë e kënaqshme.

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta