Bunkeri Marienthal
Bunkeri i ashtuquajtur qeveritar është një kompleks masiv nëntokësor, që synonte asokohe të strehonte qeverinë e Gjermanisë Perëndimore (RFGJ) në rast sulmi ndaj ish-Bashkimi Sovjetik, apo ndonjë sulmi të mundshëm bërthamor. I ndodhur rreth 25 km në jug të ish-kryeqytetit Bonn, mes vreshtave të Luginës së Ahrit, ai u ndërtua mes viteve 1960-1972 brenda dy tuneleve hekurudhore. Ai u nxor jashtë përdorimi në vitin 1997, por prej atëherë është rihapur si galeri që dokumenton ish-bunkerin qeveritar, ku vizitorët mund të shohin dhomën (jashtë përdorimi) e kontrollit, e madje edhe një replikë të dhomës së gjumit të Kancelarit gjerman.