Pikëkalimi kufitar Marienborn
Pika e kalimit kufitar Helmstedt-Marienborn, në kufirin midis Loëer Saxony dhe Saxony Anhalt, ka qenë dikur më e madhja dhe më e rëndësishmja në kufirin e brendshëm gjerman. Ky ishte aksi më i shkurtër tokësor mes Gjermanisë Perëndimore dhe Berlinit Perëndimor, ndaj dhe shpesh kthehej në një ngërç për shkak të trafikut të madh të automjeteve tranzit. Instalimet nga RDGJ-ja, që duhej të procedonin të gjithë valën e trafikut, e sigurisht të mund të kapnin “spiunët” potencialë dhe refugjatët nga lindja, ishin masive. Sot ajo është kthyer në një muze të lirë, me vendpushime e restorante pranë tij, në krah të autostradës “Autobahn 2”.