1/7
ITALI 1990 - Grupi F konsiderohej asokohe një grup ferri, por për fat të mirë prej aty u kualifikuan 3 skuadra, duke eliminuar Egjiptin. Holanda dhe Anglia do të kalonin grupin, por që të dyja do t’i jepnin fund rrugëtimit në Botëror pasi do të dilnin përballë Gjermanisë Perëndimore. Kampionët në fuqi të Europës do të dorëzoheshin në 1/8-at, ndërsa anglezët do të dorëzoheshin me 11-metërsha në gjysmëfinale, pasi kishin kaluar Belgjikën dhe Kamerunin. Nga i njëjti grup do të kalonte edhe Irlanda, e cila do të ndalej nga Italia në çerekfinale, me golin e të zakonshmit Totò Schillaci.
DIGITALB DIGITALB - OFERTA