SHBA 1994 - Grupi F në këtë edicion të Kupës së Botës do të shenjohej gjithashtu nga Holanda, e cila arriti të kualifikohej në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, duke pasur të njëjtën kuotë pikësh me Belgjikën dhe Arabinë Saudite, nga 6 secila, duke detyruar Marokun të bënte valixhet gati. Për “portokallinjtë” do të vinte më pas fitorja ndaj Irlandës në 1/8-at, por ëndrra do të shuhej kundër Brazilit, një humbje 2-3 dhe lamtumirë Botërorit. Arabët dhe belgët do t’i thoshin lamtumirë që në fazën e 1/8-ave, respektivisht përballë Suedisë dhe Gjermanisë.