2005- Debutimi ndërkombëtar: Messi bën debutimin e tij të parë për Argjentinën, në një miqësore kundër Hungarisë. Messi asokohe ishte vetëm 18-vjeç. Përveç paraqitjeve pozitive, Lionel në atë ndeshje mori një karton të kuq në minutën e 63-të, pasi i gjuajti me bërryl mbrojtësit Vilmos Vanczak. Gjithashtu në dhjetor të 2005 ai u emërua “Djali i Artë”, duke fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri në Evropë.