Friedrich Merz ishte një nga viktimat e para të ngritjes së Merkelit në pushtet, dhe ka 10 vite që e ushqen mërinë ndaj saj, ndërkohë që bën shumë para si avokat. Merz është i zgjuar dhe ka aftësi të mëdha retorike. Ai është konservator për sa i përket politikave fiskale, dhe figurë që mbështet rendin ligjor. Ai drejton Atlantik-Brucke, një grup i përbërë nga biznesmenë pro-amerikanë, politikanë dhe drejtues mediash. Në një farë mënyre, ai do ta kthente Gjermaninë në kohën e Helmut Kohlit, por kjo krijon edhe një ndjesi dezha-vy-je që shkon kundër tij.