10 JUVENTUS
Gjëja më e suksesshme është kualifikimi për të katërtin vit radhazi në fazën e 1/8-ave, gjë që në epokën përpara Allegrit nuk merrej si e garantuar. Vendi i dytë ishte objektivi maksimal pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës. Shpresa tani është që të mos iu ngelet peng ky vend i dytë, siç ndodhi dy vite më parë kur pas grupeve u gjendën përballë Bayern Munchen të drejtuar asokohe nga Guardiola. Juve duket se funksionon mirë deri tani, por deri në shkurt pritet edhe rikthimi i Dybalasë së vërtetë.