11 CHELSEA
“Nuk besoj se janë të shumta skuadrat që na duan përballë në 1/8-at”, tha Antonio Conte përpara shortit të së hënës dhe ndoshta ka të drejtë. Por është po aq e vërtetë se “blutë” e Londrës dolën të dytët në grup për fajin e tyre, pasi ishin shumë më superiorë ndaj Atleticos, por inferiorë ndaj Romës në dy përballjet e drejtpërdrejta. Lajmi i mirë për kampionët e Anglisë në fuqi është forma e jashtëzakonshme e Eden Hazard, ndërsa Ëillian vazhdon të japë kontributin e tij.