1 BARCELONA
Valverde e ka transformuar Barcelonën në një skuadër “normale”, shumë e fortë, por më shumë klasike. Me ekuilibër, mbrojtje të fortë, rotacione edhe për Messin, fitore pa vuajtje dhe ndonjëherë edhe rezultate me lojë për t’u riparë. Nuk dihet nëse kjo është një strategji për kursim energjish, por duket se është e nevojshme që Barça “të zbresë me këmbë në tokë” pas disa vitesh si jashtëtokësorë. Grupin e fitoi, më tej pritet shorti.