15/16
2 PARIS SAINT-GERMAIN Humbja në Gjermani nuk rëndoi mbi klasifikimin në grup, por ndoshta zbut disi siguritë mbi të cilat po punonin drejtuesit e klubit nga kryeqyteti i Kullës Eiffel. Neymar nuk është i gjithëpushtetshëm dhe i mungoi rekordi që sigloi Cristiano Ronaldo duke shënuar në çdo ndeshje. Tridhëmbëshi në sulm mund edhe të bllokohet, ndërsa mbrojtja ndoshta duhet të rindërtohet. Rreziku i mbivlerësimit ekziston, e dikush mund të thotë se po “kërkohet gjilpëra në kashtë”. Mbappe rezulton tepër i admirueshëm.