Tragjedia, dy studentet ende në koma
26/05/2012 00:00
Dy studentet e aksidentuara në tragjedinë e Himarës, që po kurohen në Austri, janë ende në koma.
Mjeku i Spitalit Ushtarak, Luan Nikollari ka bërë me dije se të dhënat e fundit për dy studentet, Florije Peci dhe Eriselda Gubere, flasin per gjendje te qendrueshme dhe jo të përkeqësuar.
“Gjendja e vajzave në Austri është e stabilizuar dhe nuk kanë përkeqësime. Eriselda Gubere vazhdon të jetë e stabilizuar, por e pashkëputur nga koma, mjekët e kanë gjykuar të jetë kështu edhe për pak kohë”, tha mjeku.
Ndërkohë për studentet tjetër, Florije Peci është mësuar se sot do të bëhet një tentativë zgjimi, për ta shkëputur nga koma.
Top Channel