09:43
Kërcënoi se do të heqin dorë nga dialogu, Osmani nën ombrellën e kritikave
Reagimi i ashpër i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj paralajmërimeve për rishqyrtim të politikave për vizat po shihet nga analistët politikë si jo i duhur dhe aspak diplomatike ndaj aleatëve ndërkombëtar. Sipas tyre, kërcënimi me heqje dorë nga dialogu me Serbinë nëse pezullohet vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është zgjidhja e duhur, pasi Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.