Një banesë në katin e parë të një pallati në rrugën e Kavajës në kryeqytet u shndërrua në një skenë krimi.

37-vjeçarja Amanda Pushani mbeti e vrarë pas një goditje të vetme në bark nga e motra Marsela Pushani. Fillimisht krimi u tentua të fshihej duke thënë se Amanda vdiq natyralisht por ekzaminimi I ekspertëve mjekësorë nxorri në pah të vërtetën tronditse.

Para uniformave blu ku mbahet e arrestuar për vdekjen e të motrës, Marsela Pushani ka thënë se gjithçka ka qenë aksidentale. Motrat u konfliktuan sepse Amanda konsumonte alkool dhe nen efektin e pijes e kishte kërcënuar me thikë. Në përleshje e sipër me thikë në dorë në një moment e motra humbet ndjenjat por 40vjeçarja  ka thënë se  nuk e ka ditur se është lënduar nga thika.

E gjetur përball provave ajo ka treguar se varësia e të motrës nga alkooli i kishte hapur shumë probleme financiare por edhe emocionale. Së bashku me nënën  ditë para ngjarjes ato kishin bërë një bisedë ku Amanda u premtoi se do ta linte pijen.

Të shtunën në mëngjes ajo u shfaq në banesë me 5 shishe alkool të cilat Marsela ia mori dhe ja fshehu dhe solli konfliktin që përfundoi në vrasje.

Nga hetuesit u pyet dhe nëna e 2 motrave e cila tha se ngjarjen nuk e kishte parë pasi ishte në dhomën tjetër dhe sapo konstatoi Amandën pa ndjenja njoftoi ambulancën. Sipas saj të bijat kanë shkuar gjithmonë mirë dhe konflikti që përfundoi në vrasje ka qenë i çastit.

Viktima

Pavarësisht pretendimeve të tyre, Marsela Pushani me profesion mësuese u vu në pranga me akuzën e vrasjes për shkak të rrethanave familjare dhe rrezikon burgim të përjetshëm.

Autorja

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel