Foto ilustruese

Një marinar gjerman ka ndërruar jetë këtë të diel në Vlorë.

42-vjecari Michael Scherer ka pësuar infarkt në det, ku ka qenë duke lundruar me jahtin e tij.

Edhe pse ambulanca ka shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë, marinari ishte pa shenja jete. Ai është dërguar në morgun e spitalit te Vlorës, i shoqëruar nga policia, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes.

Top Channel