Mbërrin për të dytën herë brenda muajit e njëjta kroçerë në Durrës! Rreth 650 turistë vizitojnë vendin

03/09/2023 11:37

648 turistë amerikanë, anglezë, kanadezë, australianë, etj, mbërritën mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me kroçierë.

Anija turistike është bregëzuar mëngjesin e sotëm në kalatën portuale nr.5 dhe ka sjellë në vendin tonë turistë nga 18 vende të ndryshme të botës mes të cilëve edhe nga kontinente të largëta si Australia, Amerika e Veriut, por nuk mungonin vizitorët edhe nga vendet e BE-së si Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Poloni etj.

Shumë nga turistët do të vizitojnë sitet turistike dhe ato të trashëgimisë kulturore të qytetit bregdetar dhe zonave përreth.

Anija turistike vjen për herë të dytë brenda 1 muaji, pasi më 16 gusht solli në Durrës 663 turistë nga 20 vende të botës.

Top Channel