Gazment Bardhi ka nisur përpjekjet për një bashkim të deputetëve demokratë në kuvendin e Shqipërisë.

“Çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë”, thotë zoti Bardhi.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim.

Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare”, shprehet Bardhi.

Kjo nismë e Gaz Bardhit vjen pas ndryshimeve statutore të në kuvendin e PD të shtunën nga ku Lulzim Basha mori edhe atributet për të qenë ai kreu i ri i grupit parlamentar të PD.

Vetë Bardhi tha se veprimet e Bashës janë të pafalshme, pasi sipas tij mashtron me vetëdije demokratët dhe veten për të disatën herë.

Top Channel