Java e 31-të e kampionatit anglez do të luhet edhe gjatë ditës së enjte, me dy takimet e fundit, Liverpool-Sheffield UTD dhe Chelsea-Manchester UTD.
Një ngjarje e pa precedent ka ndodhur në “Për’Puthen”, ku Enrika e lënduar nga takimi erotik që Endi pati me Klaudian.
Një gjykatës në Nju Jork hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e ish-presidentit Donald Trump për të shtyrë datën e gjyqit caktuar ndaj tij, mbi akuzat lidhur me pagesat në këmbim të heshtjes për një aktore filmash pornografikë.
Shumë palestinezë në Rripin e Gazës janë në makthin e pyetjes sesi do t’i ushqejnë familjet e tyre pasi organizata bamirëse “World Central Kitchen” e themeluar nga kuzhinieri me famë botërore Jose Andres, njoftoi ndërprerjen e operacioneve në terren, si përgjigje ndaj vrasjes së shtatë punonjësve të saj nga një sulm ajror izraelit.
Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan.
Kryeministri Rama inauguroi sot Qendrën e re e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes teksa theksoi se ajo shënoi me hapjen e saj një epokë të re të zhvillimit teknologjik dhe modernizimit në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.
Për të kuptuar se si këto institucione mbahen gjallë për interesa herë politikë e herë ekonomikë, mjafton të marrim rastin e “Agjencisë së trajtimit të kredive”. E krijuar si një agjenci e përkohshme që do të merrej me trajtimin e kredive pas falimentimit të bankës Agrare në vitin 1997, vazhdon e funksionon ende.
“Agrokredit” është një tjetër sh.a. me pronësi tërësisht shtetërore. Ajo ka 30 filiale në të gjithë vendin dhe punëson 130 persona.
Amendamenti i grupit parlamentar të Partisë Demokratike përjashton ministrat dhe deputetët, por lë hapësirë për zyrtarët e tjerë të lartë dhe të mesëm që të përfitojnë ulje dënimi për veprat penale të korrupsionit apo abuzimit me tenderat.
Analisti Artur Zheji i ftuar në studion e emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel, ka debatuar me drejtorin e zyrës së Informacionit të Rithemeliit, Alfred Lelën lidhur me akuzat që Gazment Bardhi ka bërë ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.
E konsideruar një kompani prioritare, në fakt hekurudha shqiptare prej vitesh është e zhytur në borxhe dhe regjistron humbje më të mëdha ndër gjithë kompanitë me pronar shtetin.
Pasi premtoi se do t’i ndëshkonte ndërtuesit e paligjshëm të pallateve në Tiranë, qeveria nënshkroi kontrata që i amnistonte ata edhe nga detyrimet fiskale me vlerë rreth 2 milionë euro – një praktikë që sipas ekspertëve thellon favorizimin dhe cenon barazinë përpara ligjit.
Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story nga Grida Duma në Top Channel, panelistët diskutuan lidhur me përballje në SPAK të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, dhe kreut të grupit parlamentar të të PD, Gazment Bardhi.
Shinat e para të hekurudhës shqiptare u shtruan në vitin 1947 dhe ishin ato në aksin Durrës- Peqin. Deri në vitet 1990 hekurudha mori një hov të madh, duke punësuar rreth 13 mijë njerëz.
“Albkromi” është një tjetër kompani e fjetur që prej vitit 2004. Në bilancet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ajo deklaron se nuk kryen asnjë aktivitet, ama punëson 19 persona.
“Alb Bakri”, një kompani që ka si objekt pune shfrytëzimin e vendburimeve të mineraleve të bakrit, është shpallur në likuidim që në vitin 2004.
Ish superfosfati në Laç është shpallur në likuidim që nga viti 2010, por në listën e pagave të vitit 2021 figurojnë 6 persona të punësuar. Katër prej tyre janë roje, por është e paqartë se çfarë do të ruajnë.
Analisti Artur Zheji e quan ‘tentativë për protagonizëm’ denoncimin e Gazmend Bardhit kundër Olsi Ramës.
Tedi Dobi është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë, dikaster që drejtohet nga ministri Ulsi Manja.
Tre persona po përballen me reagime të ashrpa në Argjentinë, për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku bëjnë hedhje duke përdorur si litar një gjarpër të madh.
Disa thonë se “paraja ngre ujin përpjetë”, por duket se britaniku Mark Boyle e mendonte ndryshe teksa ia kushtoi jetën eksperimentit radikal për të jetuar pa para, pa karta bankare apo forma të tjera finance.
Barcelona po përpiqet të sigurojë firmosjen me Ruben Amorim pasi Xavi Hernandez të largohet në fund të këtij sezoni ashtu siç e ka paralajmëruar më herët.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për arrestimin e ish-drejtorëve të bashkisë, teksa tha se Tirana është një histori suksesi. por ka nevojë për një riformatim dhe se personat që kanë probleme me drejtësinë duhet t’i zgjidhin personalisht.
I shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 40 hektarësh, në vitin 1966 kompleksi industrial në Laç nisi për herë të parë prodhimin e superfosfatit. Qyteza modeste u mbush me të rinj të sapodiplomuar dhe punëtorë nga 17 rrethe të vendit, duke u shndërruar në një nga qytetet më gumëzhitës të kohës.
Pas bombardimeve izraelite që rrafshuan konsullatën iraniane në Siri ku vdiq edhe Mohammed Reza Zahedi, një prej gjeneralëve më të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, Izraeli është në gatishmëri të lartë për një përgjigjie të mundshme iraniane.
Një tjetër zbulim novator rreth universit u bë falë teleskopit James Webb të NASA-s. Në një nga zbulimet e tij të fundit, Webb ka provuar punën e teleskopit hapësinor infra të kuq të NASA-s Spitzer.
Tre ndeshje radhazi në tribunë për Armando Brojën, që u transferua te Fulhami në shkurt të këtij viti për më shumë hapësira, por deri tani ka luajtur me pikatore.
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një fabrike përpunimi bimësh medicinale në Malësi të Madhe, e cila sipas tyre mbetjet i grumbullon dhe djeg në një fushë afër fabrikës, sipërfaqe e cila është zonë e mbrojtur e Liqenit të Shkodrës.
Aplikacioni shumë i përdorur i mesazheve, WhatsApp, reshti së punuari për shumë njerëz në të gjithë botën, por edhe në vendin tonë.
Një djalë 12-vjeçar – i cili e qëlloi me armë për vdekje një nxënës moshatar të klasës së gjashtë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, përfshirë një vajzë nga Kosova në një shkollë fillore në Finlandë – ishte cak i bullizmit dhe kjo është çfarë e nxiti atë ta kryejë sulmin, tha Policia finlandeze të mërkurën.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se çdo tendencë për destabilizimin e vendit vjen nga Serbia, ndërsa shprehu përkushtimin e tij që të mbështesë qytetarët serbë të Kosovës.
Një gol spektakolar në kohën shtesë, i shënuar nga braziliani Denisson, i dha tri pikët Dinamos në ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës, duke ngjitur “nëndetësen blu” në vendin e katërt të renditjes.
Pavarësia e medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve ishin disa nga shqetësimet e ngritura në tryezën e organizuar këtë të mërkurë në Tiranë nga organizata reporterët pa kufij.
Piktori i mirënjohur dhe personaliteti i artit shqiptar Ali Oseku u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.
Një emigrant shqiptar që mbërriti në Britaninë e Madhe me gomone në vitin 2022, pritet të deportohet drejt Shqipërisë pasi u dënua me 13 muaj burg.
Gjykata e Shkodrës ditën e sotme ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin.
Jadon Sancho, 23 vjeç, u kthye në janar te Borussia e Dortmundit në formë huazimi nga Manchester United, pas një ndarjeje të hidhur me trajnerin Erik ten Hag.
Kompromisi për të miratuar amnistinë penale të enjten në Parlament është gjetur. Përjashtimi i zyrtarëve të lartë që janë hetuar nga SPAK dhe falja e protestuesve opozitarë pa dallim janë dy pika për të cilat është negociuar dhe është arritur dakordësia.
Mijëra njerëz protestonin sot në qytetin Van në Turqinë lindore, në mbështetje të partisë pro-kurde DEM, pas deklaratës së do të kontestonte anulimin e fitores së kandidatit të saj nga autoritetet zgjedhore.
Ambasadorët e vende të QUIN-it u takuan të mërkurën pasdite me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, njoftoi Presidenca.
Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryebashkiakut Edouard Philippe në qytetin Le Havre, si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion të mundshëm dhe shpërdorime financiare, tha një burim i gjyqësorit. Zoti Philippe ka shërbyer në postin e kryeministrit të Francës gjatë mandatit të parë të Presidentit Macron.
Plantacionet e kokas veshin të gjithë zonën malore të kenionit Micay në pyjet e Kolumbisë qendrore, ku guerrilasit e majtë raportohet se kanë një komunitet apo mini-shtetin e tyre.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 18:10 të mbrëmjes së sotme (3 prill) në fshatin Pluk të Lushnjës.
Shanset që Sylvinho të qëndrojë në krye të kombëtares shqiptare edhe pas europianit janë të mëdha, por asgjë nuk është e sigurt për sa kohë nuk është zyrtarizuar rinovimi kontratës që përfundon në fund të qershorit.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pasi grupi parlamentar i PD vendosi të mbështesë amnistinë.
Pasi Besi konfirmoi zyrtarisht ndarjen që përflitej prej kohësh, Xhensila Myrtezaj ka bërë një ndryshim të rrallë në pamje.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishme në një tryezë të organizuar për simulimin e menaxhimit të një krize kibernetike.
“Ka një krizë shëndeti mendor te të rinjtë në SHBA … shumë njëzet-vjeçarë kanë një kulturë mungese identiteti, nuk janë të sigurtë çfarë të mendojnë apo çfarë të bëjnë, thotë psikologia Dr. Meg Jay për rrjetin vendas ThePost.
KLP zgjat dhe për tre muaj të tjerë mbrojtjen e prokurorit Ridvan Suka dhe prokurores së pezulluar nga KPK Merita Selimi.
Një 45-vjeçar shqiptar ka arritur të grabisë një “thesar” të vërtetë… bizhuteri të firmës së njohur ‘Cartier’, që kapin vlerën 150 mijë euro.
Ditën e sotme (3 prill), Finlanda nënshkroi një pakt sigurie 10 vjeçare me Ukrainën për t’i dërguar asaj një ndihmë ushtarake prej 188 milionë eurosh.
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur alarmin se në Shqipëri po përhapet fenomeni problematik i trafikimit dhe përdorimit të dograve sintetike.
Sikurse pritej, Komiteti i Garave e dënoi Robert Lewandowskin me vetëm një ndeshje për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë.
Lulzim Basha, kryetari i PD zyrtare, mbajti sot një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se janë bërë pazare mes palëve për Reformën Zgjedhore, teksa shtoi se po krijohen struktura paralele me SPAK.
Një darkë iftari nga presidenti amerikan Joe Biden për të celebruar muajin e shenjtë musliman të Ramazanit u prit mbrëmë me bojkot nga grupet muslimane të cilët protestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë kundër mbështetjes së administratës Biden ndaj rrethimit dhe luftës brutale të Izraelit në Gaza, shkruan rrjeti turk Anadolu.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel, ka folur mbi trafikun e klandestiënve të huaj që kalojnë ilegalisht në Shqipëri me qëllim mbërritjen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian.
Agron Gjekmarkaj e ka quajtur “tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias” kërkesën e PS për krijimin e një komisioni të posaçëm për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.
Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar në nisje të ‘sezonit’ të mbjelljes së kanabisit se këtë vit problematike do të jetë zona e Shkodrës.
U zhvillua sot ceremonia e hapjes së Qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. I pranishëm në këtë ceremoni Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministra të kabinetit, deputetë dhe drejtues të lartë të FA vizitoi mjediset e kësaj qendre, ku u njoh me funksionet e secilës prej godinave.
Megjithse kanë kaluar shumë kohë që kur seriali është shfaqur për herë të fundit, dashamirësit e filmit komik i ruajnë ende të freskëta kujtimet e batutave dhe mund të habiten me disa fakte per moshën e aktorëve të grupit të famshëm nga New York.
Egla dhe Ilnisa, banoret e skualifikuara nga gara e BBV që ndodhen në Dhomën e Bardhë, nuk i kanë ndalur debatet që prej mbrëmjes së djeshme.
Izraeli ka paralajmëruar se do të zgjerojë sulmet kundër armiqëve në rajonin e Lindjes së Mesme.
Një përqafim ka ndodhur mes Meritonit dhe Eglës këtë mëngjes.
Rritja e interesit kulturor për Etiopinë – duke përfshirë për herë të parë dhe një seksion të veçantë në Bienalen e Venecias dhe fama e yjeve vendase si Ruth Negga apo ‘The Weeknd’, thirrjet e vendit për kthimin e veprave aritstike të epokës koloniale, nuk mund të injorohen më, thotë poeti dhe autori Lemn Sissay.
Krimi është një ndër çështjet kryesore për votuesit amerikanë ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili është i njohur për mënyrën e tij të sjelljes me lojtarët duke u bërë kritika për ndeshjen edhe kur është para kamerave, ka folur së fundmi për një rast që pati me sulmuesin Jack Grealish pas barazimit pa gola përballë Arsenalit.
Policia e Vlorës ka proceduar një 46 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, pasi një ditë më parë, pas një sherri, kanë plagosur me thikë dy vëllezër.
Një ditë para takimit të radhës të kryengociatorëve në Bruksel ka optimizëm se do të arrihet një zgjidhje për çështjen e dinarit.
Florian Wirtz po shkëlqen këtë vit në Bundesliga me Bayer Leverkusen.
Gjatë fjalës së tij në inagurimin e qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama foli për planin e qeverisë mbi zhvillimin afatgjatë të Forcave të Armatosura.
Presidenti i Botsvanës kërcënonte sot të dërgonte 20,000 elefantë në Gjermani, pas një debati për politikat mes zyrtarëve të dy vendeve për gjuetinë dhe mbrojtjen e botës së gjallë.
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kërkesën urgjente të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit për interpelancë lidhur me akuzat për përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama në laboratorin e drogës në Xibrakë.
Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në inagurimin e qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të hapë një faqe të re në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare.
Pas Gjadrit, zbatimi i projektit të marrëveshjes me Italinë për refugjatet nga vendet e treta ka nisur edhe në Shëngjin.
Matais foli në stacionin vendas të radios për të thënë se ishte pronari i makinës luksoze që shihej të binte nga trageti në brigjet e Tenerife
Grupi Parlamentar i PD ka vendosur të mbështesë amnistinë, por ka tre propozime.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të lartë të DASH, James Rubin pas ngritjes së Komisionit të Dezinformimit.
Një tërmet i ri prej 4.7 shkallësh të Rihterit goditi sot Malin e Zi.
Stepf Curry dhe Luka Doncic, dy “yje” të NBA-së, pak para se të niste ndeshja mes Golden State Warriors dhe Dallas Mavericks, teksa ishin duke bërë nxehjen, vendosën të bënin një garë me njëri-tjetrin: ata provuan gjuajtjet nga mesi o fushës.
Një punonjës 55-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë pas një aksidenti në vendin e punës.
Komisioni Parlamentar kundër Dezinformimit u miratua këtë të mërkurë, vetëm me votat e maxhorancës në Konferencën e Kryetarëve.
20 persona ranë në pranga në Itali, nën akuzën e trafikut të kokainës.
Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë ditën e sotme, ndërsa policia forcoi masat e sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët pranë.
OSHEE Group prezanton skema të reja lehtësuese për barrën e faturave të papaguara të energjisë elektrike për klientët tanë familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë.
Kievi ka hapur online Regjistrin e Dëmeve dhe u ka bërë thirrje ukrainasve “të kërkojnë kompensim për dëmet apo shkatërrimin e pronave të banimit” që janë shkaktuar gjatë pushtimit rus të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, bëri të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar në Kosovë pas 25 vitesh në arrati.
Në kërkimin e një zgjidhjeje natyrale për problemet me stomakun, si urthi gastriti dhe çështjet me tretjen, një kombinim i veçantë i lëngjeve mund të ofrojë ndihmë të çmuar.
Mbledhja e komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi dështoi këtë të mërkurë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka vizituar komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Athinë, ku një 28-vjeçare është masakruar për vdekje me thikë jashtë komisariatit, nga ish-partneri i saj.
Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkurë në aeroportin Barajas, në Madrid, sapo u kthye në Spanjë nga Republika Domenikane, ku ndodhej kur u kryen kontrollet e Federatës disa ditë më parë dhe në shtëpinë e tij.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve do të zhvillohet të hënën për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Një 21-vjeçar është vënë në pranga për përndjekje dhe kërcënime përmes telefonit një 38-vjeçare.
“Vëllai” fals i Heidit Lidi në një bisedë me Rozën dhe Julin vazhdon të mbajë sekretin e Vëllait të Madh dhe flet sikur të ishte vërtet vëllai i saj.
Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka verifikuar veprimet e policisë lokale pas aksidentit tragjik në Këlcyrë, ku humbën jetën 7 emigrantë nga Pakistani dhe shoferi i makinës, nga Shkodra.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka udhëzuar Administratën Kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të krijuar një standard kohor për Hënën dhe trupat e tjerë qiellorë, përderisa qeveritë dhe kompanitë private po intensifikojnë garën hapësinore.
Sibora është 10 vjeçe dhe sot pasionin dhe ndjenjat e saj i shpreh përmes pikturës.
Policia dhe prokuroria e Gjirokastrës ka vijuar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 emigrantë.
Ditën e djeshme piktori i njohur Ali Oseku, një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit, ka humbur jetën.