Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar 14/06 00:57
Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Holandës, me pilotin britanik që fiton kështu garën e dytë të në karrierë.
Ai la pas kampionin në fuqi, Max Verstappen, duke u shkëputur mbi 15 sekonda dhe duke rihapur kështu garën për titullin kampion.
Podiumi u plotësua nga piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz e mbylli në vendin e pestë, pas Oscar Piastrit. Sa i përket Lewis Hamilton, britaniku i Mercedes nuk shkoi më shumë se vendi i tetë.
Kështu diferenca për titullin kampion mes Verstappen dhe Norris shkon në 71 pikë, teksa kanë ngelur dhe 9 gara nga fundi.

Top Channel