E hënë, 08 Janar 2024
18:40
Kallash e municion luftarak, futur në kotecin e pulave! Si tentoi Xhemal Loka të arratisej jashtë shtetit për t’ju fshehur hetimeve për vdekjen e bashkëshortes

Të tjera detaje dalin në dritë nga rasti i Bedrie Lokës, e cila për shkak të dhunës dhe presionit psikologjik nga bashkëshorti, i ka dhënë fund jetës pak ditë më parë duke konsumuar fotoksinë.

18:39
Sherri me thikë në gjimnazin “Qemal Stafa”, reagon shkolla: Janë nxënës të “Asim Vokshit”

Nxënësit që u konfliktuan këtë të hënë në gjimnazin “Qemal Stafa” janë të shkollës “Asim Vokshi”, të cilët zhvillojnë mësim pasdite.

18:33
Kryeministrja franceze Élisabeth Borne jep dorëheqjen! Macron kërkon të rindërtojë një qeveri të re

Kryeministrja e Francës Élisabeth Borne do të largohet nga posti pas më pak se dy vitesh në detyrë.

18:31
Shisnin lëndë narkotike të ndarë në doza në Korçë, bien në pranga dy të rinj

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale. Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock Down 3”. Vihet në pranga edhe një 23-vjeçar që bashkëpunonte me […]

18:28
Nëse e konsumoni për të humbur peshë, njihuni me rreziqet e pirjes së ujit me limon çdo ditë

Limonët kanë shumë acid, dhe konsumimi i tepërt i ujit me limon mund të rezultojë në shpërbërjen e smaltit të dhëmbëve ose shtresës së jashtme të dhëmbëve, duke çuar në humbjen e mineraleve.

18:13
“Conte, do të vish te Napoli?”, përgjigja ndez entuziazmin e tifozëve

Rikthimi i Mazzarrit në stol nuk po jep fryte, me Napolin që vazhdon të vuajë këtë sezon.

18:12
Blinken takime me drejtues të vendeve arabe, për uljen e tensioneve në rajon

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me një sërë udhëheqësish të vendeve arabe në Lindjen e Mesme mes tensioneve rajonale në rritje për shkak të konfliktit Izrael-Hamas.

18:04
Ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, kush ishte “Kajzeri” legjendar Franz Beckenbauer

“Kajzeri” legjendar Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 78-vjeçare, është vlerësuar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit.

18:01
Praktika e përçmuar e lindjeve ‘surrogate’ nxit trafikun e fëmijëve, thotë Papa

Papa Françesku bëri thirrje sot për ndalim në të gjithë botën të praktikës së përçmuar të lindjeve të njohura si ‘surrogate’, kur një grua mbetet shtatzënë për llogari të një familjeje tjetër që t’ua japë beben atyre) duke e quajtur “komercializim të shtatzanisë” që cënon paqen dhe dinjitetin njerëzor.

17:51
Video/ Dy makina u bllokuan dje në Vithkuq, borëpastruesja shkon për ndihmë, por ngec vetë

Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës të Vithkuqit, një ditë më parë, ka bllokuar dy mjete xhipa.

17:42
Futbolli gjerman në zi, shuhet legjenda Beckenbauer

Futbolli gjerman është më i varfër sot pasi “Kajzeri” legjendar Franz Beckenbauer u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

17:39
Sezoni i çiftimit nxjerr luanët e detit në rrugët e qytetit në Zelandën e Re

Kafshët detare janë shfaqur në fusha golfi apo konkurrime surf-i në qytetin bregdetar Dunedin.

17:38
Vëllai i Xhemal Lokës: Nuk kishte dhunë në çift! Armën e vunë pas ngjarjes, kam kërkuar të pi kafe me vëllezërit e Bedries

Fatmir Loka, vëllai i Xhemal Lokës, bashkëshorti i Bedrie Lokës, e cila u vetëvra pak ditë më parë, në një prononcim për media tha se vëllai i tij është i pafajshëm.

17:10
​U arrestua nga Serbia për krime lufte, ish-ushtari i UÇK-së lihet në paraburgim

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakajt i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi.

17:09
Shpëtohen pas dy ditësh turistët e bllokuar në shpellën gjigante, të përmbytur nga reshjet në Slloveni (fotot)

Tre turistë dhe dy guidat e tyre te bllokuar në shpellat e famshme të Sllovenisë janë shpëtuar pas dy ditësh, prej përmbytjes së impjanteve natyrore nga reshjet e shumta.

17:08
“Kapacitet e di që ka, për vullnetin kam shumë dyshime”, anëtari i Këshillit Kombëtar të Bashës: Berisha po ia jep topin para portës, i thotë bëje gol, por s’po e bën dot

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News diskutoi në lidhje me zhvillimet në Partinë Demokratike.

17:02
BE: Ky vit sjell shpresë të re për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian (BE) thotë se ka shpresë që këtë vit Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku, duke ngulur këmbë se ato janë të detyrueshme dhe se duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja palët.

17:00
Kush është ministri i ri/ Blendi Gonxhe, student i dhjetorit, bashkëpunëtor i Ramës dhe Veliajt

Blendi Gonxhe u bë i njohur si pjesë e Lëvizjes Studentore në vitin 1990.

16:49
12-vjeçarja u abuzua seksualisht nga djali i partnerit të mamasë, flet e ëma: Thoshte e kam si motër! I zbulova nga…

Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila denoncoi pak ditë më parë djalin e bashkëjetuesit të saj 29-vjeçar, për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh ka dhënë deklaratën e saj.

16:35
Reagimi i parë nga opozita për ndryshimet në Qeveri, Zhupa: Udhë të mbarë Elva Margariti, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë për vendosjen e ministrisë së Kulturës në varësi të Ekonomisë.

16:32
Dy gazetarë palestinezë vriten nga bombardimi i makinës së tyre në Gaza

Dy gazetarë të tjerë palestinezë janë vrarë dje nga ushtria izraelite në Gaza, duke e çuar në 109 numrin e punonjësve të medias që tragjikisht kanë humbur jetën që prej nisjes së konfliktit brutal më 7 tetor.

16:31
Spiuni

NGA EDISON YPI

16:25
Gazment Bardhi letër presidentit Begaj: Ktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komisionet hetimore

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, i ka dërguar një letër presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ku i kërkon të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komisionet hetimore.

16:19
Garë e “egër” për Euro 2024, sulmuesit bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinhon

Shqipëria do të marrë pjesë për të dytën herë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor – 14 korrik). Kuqezinjtë u kualifikuan si të parët e grupit E.

16:09
Kujdestari i kopshtit shpëton urangutangun duke i dhënë ‘ndihmë të shpejtë’ pasi ra në moçal (video)

Një punonjës inteligjent i një kopshti zoologjik ka shpëtuar në mënyrë dramatike një orangutang që ra në liqenin dekorativ teksa përpiqej të arrinte ushqimin e hedhur ne bregun e pjerrët nga një vizitor.

15:41
Krijohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kryeministri Rama liston arsyet: E nevojshme për fazën e re të zhvillimit të vendit

Kryeministri Edi Rama njofton krijimin e një strukture të re në qeveri: Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

15:35
Shkarkohet Elva Margariti! Drejtimi plot debate në Ministrinë e Kulturës

Elva Margariti është shkarkuar nga posti i Ministrisë së Kulturës, sipas burimeve zyrtare që konfirmojnë për Top Channel se lirimin e saj nga detyra.

15:32
Çifti në takimin e parë, mbyten në liqen pas aksidentit në vendndodhjen romantike në Itali

Morgan Algeri e Tiziana Tozzo kishin shijuar një darkë në takimin e tyre të parë së bashku pranë liqenit Como në veri të Italisë, kur tragjikisht ranë në ujë me makinë dhe humbën jetën.

15:22
Si të qëndroni të sigurtë dhe të shëndetshëm gjatë të ftohtit këtë sezon dimëror

Stuhitë e dimrit mund të prishin oraret tona ditore dhe planet e udhëtimit, por të ftohtit ekstrem, shiu, era dhe bora mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin tonë.

15:12
Konflikt mes adoleshentëve në shkollë, lëndohet 15-vjeçari

Në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

15:01
Izraeli vret komandin e Hezbollahut, frikë për “shpërthim” të situatës në Lindjen e Mesme!

Një komandant i lartë i lëvizjes islamike Hezbollah raportohet të jetë vrarë nga një sulm izraelit me dron në jug të Libanit.

15:00
Avionë luftarakë amerikanë mbi Bosnjë, reagon Republika Serbe!

Lajmi se dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në Bosnje Hercegovinë, ka sjellë reagimin e Republikës Srpska.

14:56
Rrugët që hapen në 2024! Balluku tregon projektet në infrastrukturë dhe energjetikë

2024 do të shohë përfundimin e Rrugës së Arbrit dhe Unazës së madhe të Tiranës u shpreh zv.kryeministrja dhe ministrja e Transportit Belinda Balluku.

14:53
Dosja/ Familjarët, të vetëdijshëm për dhunën e vazhdueshme ndaj Bedries, dëshmitë: E njohim mirë Xhemalin, motra piu helm pasi…

Familjarët e Bedrie Lokës ishin të gjithë të vetëdijshëm për dhunën që Xhemal Loka ushtronte vazhdimisht ndaj 41-vjeçares.

14:51
A shkon në protestat te pallati i Berishës? Tabaku shprehet për herë të parë: Askush nga ne nuk duhet….

Jorida Tabaku ka qenë e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku ndër të tjera është pyetur nëse ka marrë pjesë në protestat tek shtëpia e Berishës.

14:47
Pas shumë dekadash, nis misioni i parë amerikan në hënë me NASA-n

Një raketë e re ka nisur fluturimin, si misioni i parë i uljes hënore i nisur nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 1972.

14:32
Publikoi foto në fundvit me ministret e PS-së, Jorida Tabaku tregon arsyen: E postova sepse…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sqaruar për herë të parë, të vërtetën e fotos së publikuar prej saj në fundvitin e 2023, ku ajo shfaqet në krah me ministret e PS-së Elva Margariti dhe Ogerta Manastirliu.

14:26
Arrestohet 15-vjeçari shqiptar, grabiste në rrugët e Londrës

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar për mbajtje e një thike me përmasa të mëdha dhe dy grabitje telefona celularë.

14:21
Shqiptarët e vdekur në Hungari, tmerri vazhdon: Familjarët nuk tërheqin dot trupat!

Makthi i familjarëve të dy të rinjve nga Kosova që humbën jetën në një aksident tragjik në Hungari gjatë fundjavës, vazhdon

14:18
Kërcënoi me armë zjarri një 40-vjeçar në Cërrik, arrestohet 33-vjeçar me precendent penal në fushën narkotike

Një 33-vjeçar është vënë në pranga, pasi kërcënoi për motive të dobëta, një 40-vjeçar.

14:15
Nis numërimi mbrapsht! Shtëpia e “Big Brother VIP” hap dyert në 13 janar, zbulohen opinionistët

Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

14:07
Ndalimi i suvencioneve, shpërthejnë protestat në Gjermani: Fermerët bllokojnë rrugët!

Planet e qeverisë për një ndalim gradual të subvencioneve bujqësore, kanë bërë që fermerët vendase të nisin sot një javë protestash mbarëkombëtare duke bllokuar rrugët me kamionë.

14:03
“Kam dhimbje më shumë se familjarët e saj”/ Xhemal Loka mohon edhe akuzat për armëmbajtje pa leje

I pyetur nga prokurori i çështjes, Xhemal Loka dha shpjegime se çfarë ndodhi një natë para ngjarjes.

13:56
Habit Klodian Meajt me detajet pas dhunës në Malin e Zi: Në spital s’na merrnin në dorë, kemi paguar çdo shërbim mjekësor! S’na mbështeti askush

Klodian Meaj një nga djemtë shqiptar që u dhunuar në qytetin Herceg Novi në Malin e Zi nga disa persona për arsye të panjohura, ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

13:50
Vdekja e Bedrie Lokës, lihet në burg bashkëshorti

Prokurori i çështjes së vetëvrasjes së Bedrie Lokës ka deklaruar se ndalimi i bashkëshortit të saj, Xhemal Lokës, është i ligjshëm dhe kërkoi masën e sigurisë arrest me burg, pasi konsiderohet person me rrezikshmëri.

13:46
“Paratë ishin për shpenzimet funerale”/ Avokati i Xhemal Lokës: Në spital Bedria i ka kërkuar falje…

Avokati mbrojtës i Xhemal Lokës ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kallëzim për dhunë në polici ndaj viktimës Bedrie Loka.

13:42
Dëshmia e nënës së Xhemal Lokës: Djali ia la telefonin motrës, kur erdhi policia…

Nëna e Xhemal Lokës, në një deklaratë për mediat jashtë gjykatës ku po mbahet seanca për djalin e saj, mohon se celulari i tij u fsheh qëllimisht.

13:38
“Jam bërë për të vrarë veten”/ Reagon Xhemal Loka: Nusja ime është kërcënuar, djali e gjeti në 5 të mëngjesit…

Xhemal Loka, bashkëshorti i së ndjerës Bedrie Loka, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Durrësit se ajo ka marrë vazhdimisht kërcënime, duke i publikuar foto të dytë në muajin maj.

13:38
U dhunua në Mal të Zi/ Dëshmia ekskluzive e Klodian Meajt në “Shqipëria Live”: Ishte masakër, nuk kishin të ndalur, kur doja të largohesha…

Klodian Meaj, një nga shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi, tregoi nëpërmjet një telefonate në “Shqipëria Live”, se si ai dhe dy shokët u ndaluan dhe u rrahën barbarisht.

13:05
Familjarët e Xhemal Lokës hedhin poshtë akuzat ndaj tij: I dha kurajo Bedries, kërkoi fshirjen e fotove në “TikTok”

Në pritje të seancës për masën e sigurisë, familjarët e Xhemal Lokës hedhin poshtë akuzat e ngritura ndaj 45-vjeçarit, duke mohuar përfshirjen e tij në vetëvrasjen e Bedrie Lokës, nënës së 4 fëmijëve.

13:01
Mbante kanabis sativa në formë çokollate në konvikt për ta shitur, arrestohet adoleshentja në Gjirokastër

Një adoleshente 17-vjeçare është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi mbante kanabis sativa brenda në konvikt.

12:46
Shqiptarët e Preshëvës, Lutfiu: Serbia, në kufijtë e racizmit!

Mes njoftimeve që shqetësojnë prej kohësh se shqiptarët “po fshihen” praktikisht në jug të Serbisë sidomos përmes çaktivizimit të adresave dhe mohimit praktikisht të të drejtave për dokumente e sigurim shëndetësor, atyre, si dhe votimit në zgjedhje, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se diskriminimi i Serbisë ndaj komunitet shqiptar në Luginë të Preshevës ka prekur kufijtë e racizmit

12:44
Më shpejt drejt jugut! Balluku jep datën, kur hapet tuneli i Llogarasë

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, në analizën vjetore njoftoi se tuneli i Llogarasë do të hapet në fillim të sezonit.

12:40
“Mbushin” 100 vjeç, në shitje kabinat e kuqe “legjendare” të Londrës!

Edhe pse numri i tyre është tkurrur ndjeshëm, kabinat e famshme të kuqe telefonike ende i gjen në shumë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, si një ikonë kulturore që tashmë shënon vjetorin e saj.

12:35
Protesta në Izrael kundër Netanyahut: “Zgjedhje të reja”, luftime kundër Hezbollahut!

Lufta në Lindjen e Mesme hyri në ditën e 94-të, pa asnjë shenjë të zbutjes së saj.

12:33
Fotot/ Nga JLo, Selena Gomez te Dua Lipa, si dukeshin yjet në tapetin e kuq në “Golden Globes 2024”

Golden Globes është eventi më i rëndësishëm i ceremonisë së çmimeve të kinematografisë, atyre Oscar.

12:31
Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, Balluku: Do të bëhet me tri korsi, mjetet që shkojnë drejt jugut do të zhvendosen në Kashar – Lekaj

Puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës do të nisë këtë vit, u shpreh zëvendës/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në konferencën për analizën vjetore të ministrisë.

12:17
Takim dy ditor/ Edi Rama mbledh qeverinë në Lezhë, çfarë pritet të ndodhë

Paraditja e të martës do ta gjej kabinetin qeverisës të kryeministrit Edi Rama të mbledhur në Lezhë në një takim “retreat” dy ditor.

12:12
“8 janari, turpi ynë i ngrënë me bukë”/ Përplasja e dhunshme mes demokratëve për selinë e PD-së, Açka: Ku janë përgjegjësit, të kërkojnë falje ata që…

Dy vite më parë, demokratët, të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, organizuan një protestë para selisë blu, që kulmoi me përdorimin e dhunën dhe përplasjeve.

12:11
Dëshmitë tronditëse! Lideri i një nga kishave më të mëdha në botë përdhunoi dhe torturoi besimtarët

Dëshmitë e abuzimit dhe torturës nga themeluesi i një prej kishave ungjillore të krishtera më të mëdha në botë, janë zbuluar nga BBC.

12:10
“Fluturime nga Vlora, pranverën e ardhshme”, Balluku: Shqiptarët do kenë më shumë zgjedhje në çmime

Në analizën vjetore, zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Rinasi ka arritur të përpunojë 7 mln pasagjerë përgjatë 2023, ndërsa fluturimet e para nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, pritet të nisin në pranverën e vitit të ardhshëm.

12:01
“Isha i gjakosur”, rrëfimi tronditës i Erion Braçes: Më qëlluan në Berat, plumbat kapën Fatos Nanon

Në rubrikën “Galeria” tek emisionin “E Diell” në Top Channel, nën moderimin e Ed Manushit, Erion Braçe kujton kur u bë deputet për herë të parë në ’96-të, i cili kandidonte në zonën e Beratit.

12:00
FOTO/ Arrestohet ish-futbollisti në Shkodër! Dhunoi 64-vjeçarin dhe i vuri eksploziv banesës së mikut

Saedet Myftija, ish-futbollist i Tërbunit i shpallur në kërkim për dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhur në verën e vitit të kaluar në Velipojë është arrestuar nga policia e Shkodrës.

11:48
Rrahja në Malin e Zi/ Unioni Demokratik: Agresorët me veshje ushtarake! Të hetohet urgjentisht, duam të dimë shkakun

Tre shqiptarët e dhunuar egërsisht në Malin e Zi u rikthyen në Shqipëri, e fillimisht kanë kryer kontrolle mjekësore edhe në urgjencën e Shkodrës.

11:44
Titullari i Kombëtares shqiptare përjashtohet nga ekipi se kërkoi pagat e prapambetura

Sokol Cikalleshi nuk luajti mbrëmjen e djeshme kundër Galatasaray sepse drejtuesit e Konyaspor vendosën ta lënë jashtë listës.

11:33
Deklarata bombë e gazetarit: Ish-ministri shqiptar paguante 6,000 dollarë në muaj për striptizëm! Tani i akuzuar nga SPAK

Gazetari Milaim Zeka i ftuar në “Wake Up” ka dhënë argumentin e tij për dosjen e Epstein që ka bërë bujë kohët e fundit me publikimin e emrave të zyrtarëve të lartë amerikan.

11:29
EMRAT/ Dhunimi i tre shqiptarëve në Mal të Zi, arrestohen tre persona nga Hercegnovi, qytet me shumicë serbe

Sergeja Devića, Kosta Dunđerovića dhe Branka Vuksanovića janë tre të arrestuarit e parë për sulmin ndaj shtetasve shqiptarë, ngjarje e ndodhur të shtunën në  Hercegnov të Malit të Zi.

11:21
Njohu pasaportat e Kosovës, reagon Spanja: Në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohje të pavarësisë

Vetëm disa ditë pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla, njoftuan vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave, Madridi deklaroi të hënën se qytetarët Kosovës do të hasnin në probleme po të vizitonin ligjërisht Spanjën dhe vendet e tjera të zonës Shengen që nuk e njohin pavarësinë, nëse nuk do të vendosej njohja e pasaportës.

11:10
Pamjet/ Babai i sulmuesit kuqezi, Kristian Shpendi, godet me grushte kundërshtarin e djalit

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në takimin e Serisë C mes Çesenës dhe Olbias e zhvilluar në stadiumin “Dino Manuzzi” të Çezenës.

11:06
Thirrja e Milaim Zekës për Ballën: Vendosni police të trajtojnë dhunën në familje! Policët rrahin gratë e fëmijët…

Gazetari Milaim Zeka i ftuar në “Wake Up” ka folur për dhunën në familje, duke veçuar rastin e Bedrie Lokës.

10:48
Vdekja e 41-vjeçares në Durrës, del sot para gjykatës bashkëshorti, Xhemal Loka

Bashkëshorti i arrestuar i Bedrie Lokës do të dalë sot para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.

10:45
Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, makina e autorëve qëndroi 30 minuta e parkuar para pallatit

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati mafioz një natë më parë në Vlorë, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Gëzim Sinomati.

10:31
Largimi nga grumbullimi i Brojës ngriti dyshime për një marrëdhënie jo të mirë me Sylvinhon, doktor Stesina thyen heshtjen

Pak kohë më parë, ardhja për herë të parë e Armando Brojës nën urdhrat e brazilianit Sylvinho dhe largimi i papritur i tij, ngiti një sërë dyshimesh për marrëdhëniet mes lojtarit dhe trajnerit të ri.

10:30
Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë

Një i moshuar është gjendur i pajetë në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

10:23
Investime të reja në Universitetin Bujqësor, Manastirliu: Diploma të përbashkëta me Universitetin e Vienës

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka përfunduar rindërtimi i godinës së Fakultetit të Bioteknologjisë së Ushqimit dhe Klinikës Veterinare.

09:57
Revoltohet Luiz Ejlli, akuzon Ronaldo Sharkën dhe Ed Manushin: Turp të keni, emision i shitur!

Emisioni “E Diell” bëri një sondazh së fundmi për personazhin më frymëzues në Shqipëri. Një ndër emrat e këtij sondazhi ka qenë edhe Luiz Ejlli.

09:51
Lagjja në terr në momentin e atentatit në Vlorë, rastësi apo e planifikuar? Shoqërohen 14 persona

Një atentat mafioz tronditi Vlorën mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, teksa Gëzim Sinomati po qëndronte ballkonin e banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

09:44
Videolajm/ Borë e dendur në veri, borëpastrueset hapin rrugën për qarkullim

Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka pasur reshje shiu gjatë gjithë natës.

09:27
Foto/ Mali i Thatë destinacioni turistik më i preferuar me pamje nga liqeni i Pogradecit dhe Prespës

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet fantastike nga Mali i Thatë, i cili është kthyer një shteg turistik i preferuar në këtë periudhë për shumë turistë.

09:24
Vjedhje në një qendër tregtare/ Ndalohen katër autorët, tre prej tyre 17-vjeçarë

Katër të rinj dyshohet se kanë kryer vjedhje në një qendër tregtare në kryeqytet.

09:17
Allegri: VAR është subjektiv! Në ndryshim nga Inter-i, ne nuk kemi përfituar ndonjëherë

Pas fitores 1-2 me përmbysje në transfertën e Salernitana-s, trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri ka folur ndër të tjera edhe për vendimet e VAR-it ndaj tyre dhe ndaj skuadrave të tjera.

09:12
I vodhën pasaportën shqiptare, De Biasi tregon çfarë frike kishte presidenti: Jo, do marrësh veset e shqiptarëve…

Giani De Biasi i cili çoi për herë të parë Shqipërinë në Europian, arriti të merrte pasaportën shqiptare.

09:08
Analiza e Deutsche Welle: A po e frenon Perëndimi suksesin ushtarak të Ukrainës?

Perëndimi nuk dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë që do të arrinin deri në Rusi. A do ta ndryshonte një armë e tillë situatën në fushën e betejës?

08:56
Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës, ARRSH: Akset rrugore janë të kalueshme

Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

08:45
Golden Globes, “Oppenheimer” i fituari i madh

Golden Globes u shënua nga triumfi i  “Oppenheimer”, fituesi i madh i ceremonisë, por gjithashtu vlerësime të larta pati edhe për filmin francez “Anatomie d’une Chute”.

08:36
I pakënaqur që nuk mori pasaportën shqiptare, ish-trajneri i Kombëtares, Reja: Më erdhi keq që u largova sepse…

“Exclusive” në Top Channel ka trajtuar temën e trajnerëve italianë të Kombëtares sonë

08:30
Revolucion te United/ Bayern ofron Choupo-Moting, por “Djajtë e Kuq” mendojnë vetëm për largimet

Javë revolucioni te Manchester United. “Djajtë e Kuq” po planifikon të bëjë revolucion në skuadër sa i përket largimeve.

08:16
“Fuqia e butë”, çfarë qëndron pas bashkëpunimit të Kinës me Kenian?

Mes një debati mbi huatë dhe marrëdhëniet tregtare me Kinën në Kenia, ambasada kineze në Nairobi, po kërkon të forcojë lidhjet kulturore me këtë vend.

08:08
City s’po jep shenja për rinovimin, sirena arabe për mesfushorin belg

Vetëm 23 minuta në fushë në Premier League dhe sërish një dëmtim në kofshë që rrezikon t’i japë fund më herët historisë së dashurisë mes Kevin De Bruyne dhe Manchester City-t.

07:53
Ekspertët: Pas ushqimeve nga festat, disa minuta ushtrime fizike në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

Hulumtuesit thonë se një aktivitet i moderuar fizik, vetëm për disa minuta në ditë, mund të sjellë përfitime tek zemra e personave që nuk merren me ushtrime fizike.

07:43
Ekzekutimi i 22-vjeçarit në Vlorë/ Detaje, si u krye atentati mafioz në ballkon! Viktima kishte ardhur nga Belgjika! Historia e babait të njohur si ‘buzëderr’

Një atentat i mirë organizuar i mori jetën 23-vjeçarit Gëzim Sinomati mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë.

07:26
Java nis me ulje temperaturash! Priten reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për të shkak i depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës.

07:15
Blinken: SHBA kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se në takimet me zyrtarët izraelitë këtë javë, ai do të kërkojë që të bëhet më shumë në shmangien e viktimave në mesin e civilëve në Rripin e Gazës.

07:05
Ekzekutimi me snajper i 22-vjeçarit në Vlorë, autorët braktisën dhe dogjën automjetin tip “BMW”

Është ende pa autor atentati i mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati.

E diel, 07 Janar 2024
23:39
Ekskluzive/ Vrasje mafioze! U ekzekutua në Vlorë, 22-vjeçari është i biri i Sokol Sinomatajt, që u arratis nga burgu i Peqinit në 2017

22-vjeçari Gëzim Sinomataj i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në ballkonin e tij me snajper, është djali i Sokol Sinomataj i cili njihet me nofkën “buzëderri”.

23:05
Aksident në aksin “Lushnjë-Fier”, makina e ambulancës del nga rruga! Plagoset infermierja dhe shoferi

Një makinë e ambulancës ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan.

22:52
Detajet/ Atentat me snajper, ekzekutohet brenda në banesën e tij 22-vjeçari nga Vlora

Një 22-vjeçar i quajtur Gëzim Sinomataj është qëlluar për vdekje në katin e tretë në ballkonin e shtëpisë së tij në Vlorë.

22:41
Vritet 22-vjeçari në Vlorë, reagon policia

Pas vrasjes së Gëzim Sinomataj në shtëpinë e tij, ka reaguar dhe policia, ku njofton se në rrethana ende të paqarta, 22-vjeçari është qëlluar me armë zjarri i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

22:34
U ekzekutua me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Vlorë

Një 22-vjeçar me emrin Gezim Sinomataj është qëlluar për vdekje në banesën e shtëpisë së tij në Vlorë.

22:22
U qëllua në shtëpinë e tij, vdes një 22 vjeçar në Vlorë

Një 22-vjeçar është qëlluar për vdekje në ballkonin e tij në qytetin e Vlorës.