Makthi i familjarëve të dy të rinjve nga Kosova që humbën jetën në një aksident tragjik në Hungari gjatë fundjavës, vazhdon

Për shkak të procedurave të shtetit hungarez, ata nuk po arrijnë dot të tërheqin trupat e viktimave. Kastriot Hoxha, i afërm i Kushtrim Hoxhës u shpreh se po detyrohen ta bëjnë një njoftim të tillë për shkak të interesit të madh për kohën dhe vendin e varrimit të të ndjerëve.

“Faleminderit që po e ndani dhimbjen me ne. Do jemi në kontakt dhe do t`ju informojmë me kohë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. Kushtrimi ndërroi jetë rrugës për në spital pas përplasjes me një kamion. Aksidenti i rëndë bëri që automjeti ku dy shqiptaret ndodheshin të përfshihej nga flakët. 28-vjeçari la pas një vajzë vetëm 4 muajsh.

Viktima tjetër, Jetmir Rexhepi 30 vjeç, u dogj bashkë me dokumentet e tij. Të rinjtë, njëri nga Prizreni e tjetri nga Celina e Rahovecit, ishin nisur nga Gjermania drejt vendlindjes. Rrethanat e ngjarjes tragjike nuk janë zbardhur ende plotësisht.

Top Channel