A shkon në protestat te pallati i Berishës? Tabaku shprehet për herë të parë: Askush nga ne nuk duhet….

08/01/2024 14:51

Jorida Tabaku ka qenë e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku ndër të tjera është pyetur nëse ka marrë pjesë në protestat tek shtëpia e Berishës.

Tabaku shprehet se ka shkuar në çdo protestë që ka bërë opozita, por tek protestat poshtë shtëpisë së Berishës jo. Ajo shprehet se askush nuk duhet të përfshijë partinë në çështjet e veta individuale.

Alban Musa: A shkon Jorida Tabaku tek protesta për Sali Berishën?

Jorida Tabaku: Jo unë nuk kam shkuar në protestë edhe pse përgjithësisht kam shkuar në çdo protestë që ka bërë opozita. Ne për këtë çështje kemi 2 vite që debatojmë, shumë veta mendojnë ndryshe dhe unë besoj që duhet ta kalojmë këtë moment dhe nuk duhet që askush nga ne çështjet e veta individuale të përfshijë partinë.

Top Channel