Një 22-vjeçar i quajtur Gëzim Sinomataj është qëlluar për vdekje në katin e tretë në ballkonin e shtëpisë së tij në Vlorë.

Gëzim Sinomataj dyshohet se u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e goditjes, 22-vjeçarri, ndërroi jetë në vend. Vrasja ndodhi rreth orës 22:00, ndërsa hetuesit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ata mblodhën provat e para si dhe sekuestruan kamerat e sigurisë rreth zonës. Po ashtu morën  dhe dëshmitë e të afërmve të viktimës ndërsa po ushtrojnë kontrolle në të gjitha pallatet për të zbuluar vendin se nga ku hapën zjarr vrasësit

22-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet pranë të afërmeve të tij. Ende nuk dihet shkaku i vrasjes së tij, ndërsa paraprakisht hetuesit po e lidhin ngjarjen me përplasjen mes grupeve kriminale. Më herët xhaxhait të tij iu vendos lëndë eksplozive në makinë.

Ndërkohë në ndihmë të uniformave blu u nisën dhe forcat speciale të Renea-s si dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

 

Top Channel