Foto ilustruese

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale.

Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock Down 3”.

Vihet në pranga edhe një 23-vjeçar që bashkëpunonte me 22-vjeçarin, për të shitur lëndë narkotike në doza, si dhe e përkrahte atë që t’i shmangej përgjegjësisë penale.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, në lagjen nr. 4, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. D., 22 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi u identifikua nga Policia e Korçës, si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, që u godit në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock Doën 3”, të zhvilluar më datë 17.06.2022.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 22-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, si dhe u konstatua shtetasi M. R., 23 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se shtetasi M. R. shiste lëndën narkotike për llogari të 22-vjeçarit dhe i siguronte këtij të fundit, ushqime dhe mjete të tjera për jetesë.

Nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. R., dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës së dyshuar narkotike kanabis dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel