E premte, 12 Janar 2024
21:38
Raketat “Javelin”, avokati serb: SHBA po e armatos Kosovën për shkak të kërcënimeve të Serbisë

Avokati serb Çedomir Stojkoviç ka deklaruar sot se shitja e sistemit raketor antitank “Javelin” në Kosovë vjen si rezultat i politikës agresive të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe armatimit të grupeve paramilitare në përgatitje të skenarit të Donbasit, i pari i të cilit u pa në Banjska më 24 shtator.

21:34
Anijet devijuan rrugën prej sulmeve Houthi në Detin e Kuq/ Zinxhirët e furnizimit global mund të përballen me ndërprerje

Zinxhirët e furnizimit global mund të përballen me ndërprerje të rënda si rezultat i sulmeve të Houthi në Detin e Kuq, sipas BBC.

21:23
Tjetër zjarr në vend/ Digjet banesa në Burrel, rrezikohen edhe dy të tjera nga flakët

Një banesë është përfshirë nga flakët në Burrel.

21:22
Rezultati i zgjedhjeve në Tajvan në dorën e votuesve ende të pavendosur! Njerëzit shohin më pak shpresë dhe më shumë tension me Kinën

Në 13 janar votuesit në Tajvan zgjedhin presidentin e ardhshëm të këtij ishulli.

21:17
Ndalon aeroporti i Chicago-s teksa stuhia e dëborës përfshin zonat qendrore, perëndimore të SHBA (fotot)

Qindra fluturime janë anuluar ose shtyrë sot prej stuhisë ekstreme të dëborës që ka shkaktuar temperatura nën zero e akull në zonat qendrore e perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

21:13
SHBA sanksione dy kompanive për dërgimin e mallrave iraniane, ndihmuan në financimin e grupit Houthis

Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi të premten sanksione ndaj dy kompanive për dërgimin e mallrave iraniane të cilat shiten për të ndihmuar në financimin e Houthis.

21:11
Bonucci: Jam në fund të karrierës, dua ta mbyll duke fituar trofe me Fenerbahce-n!

Leonardo Bonucci ka folur për herë të parë si lojtar i Fenerbahce, ndërsa i ka shprehur hapur qëllimet e tij.

20:52
25-vjeçari në pamundësi për të bërë dializë, Fiksi zgjidh problemin! Familja me shtëpi e punë të re

25-vjeçari nga Radokali i Sipërm në Pogradec prej 9 muajsh nuk ka me se të shkojë në spitalin e Korçës për dializë.

20:37
Vrasja e Gëzim Sinomatit, FNSH dhe RENEA sërish kontrolle në Vlorë

Policia e Vlorës, FNSH dhe Renea janë vendosur sërish në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle në automjetet luksoze.

20:36
VIDEO/ Hipur në majë të taracës! Momenti i ndërhyrjes së zjarrfikësve në banesën e shkrumbuar nga flakët

Pesë anëtarë të një familje kanë shpëtuar mrekullisht, ndërsa një zjarr ka përfshirë banesën e Hamdi Alinj në fshatin Leshnicë të Pogradecit.

20:23
Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Leshnicë, shpëtojnë mrekullisht 5 anëtarët e familjes

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë.

20:12
Një Për’puthen i zjarrtë! Gabriela bën të pabërën, fut biberonin në gojë dhe puth Xhebron

Një Për’puthen i zjarrtë, plotë pasion episodi i sotëm, ndërsa Gabriela i ka vënë ‘flakën’ studios gjatë takimit 4 minutësh me konkurrentin e ri, Xhebron, ku nuk kanë munguar ngacmimet dhe flirtet.

20:06
Ndërpritet komunikimi në Gaza, autoritetet: Rriten sfidat…

Ofensiva ushtarake e Izraelit vazhdon në Gaza, ku ka pasur një tjetër ndërprerje të komunikimit në rajon si rezultat i bombardimeve.

20:00
Zbulohet shuma e majme që mund të fitojë Luis Suarez tek Inter Miami

Pak javë më parë u konfirmua zyrtarisht kalimi i Luis Suarezit tek Inter Miami i David Beckhamit.

19:45
Vrasjet mafioze me snajper! Arma e përdorur në disa nga vrasjet e pazbuluara

Ekzekutimi i Gëzim Sinomatajt në Vlorë është tipik mafioz.

19:45
Tirana luan vetëm një pjesë, por i mjafton për të përmbysur Dinamon

Tirana fiton më përmbysje 2-3 në derbin me Dinamon, që u luajt në “Niko Dovana” të Durrësit.

19:37
SHBA dhe Britania e Madhe goditën disa objektiva në Jemen/ Demonstrata masive në kryeqytet (Fotot)

Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa këtë të premte.

19:34
VIDEO/ U kap në mënyrë flagrante duke u puthur me një vajzë në club, Aureli përjashtohet zyrtarisht nga Për’puthen

Aureli përjashtohet zyrtarisht nga Për’puthen.

19:32
Kryen 145 vjedhje në shtëpitë e Spanjës, kapen udhëheqësit e bandës kriminale/ Si ndaheshin detyrat gjatë grabitjeve

Udhëheqësit e një bande kriminale që kishin vjedhur 145 shtëpi në Spanjë janë arrestuar teksa tentuan të arratiseshin nga vendi.

19:30
Presidentiti i Benin promovon besimin Vudu ‘për tërheqjen e turistëve’

Presidenti i Benin, Patrice Talon ka thënë sot se dëshiron të promovojë praktikat ‘vudu’ për turistët vendas e të huaj në nxitjen e ekonomisë së vendit.

19:19
Përveç raketave Javelin, Kosova kërkon të blejë edhe armë të tjera

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bëri të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin që janë kërkuar të blihen nga SHBA-ja.

19:12
U zotuan për hakmarrje, SHBA koordinon veprimet me Britaninë e Madhe: Sulmet ndaj rebelëve Houthi, të nevojshme!

Shtetet e Bashkuara dhe Britania thonë se sulmet ndaj rebelëve Houthi në Jemen ishin të nevojshme, ndërsa ky grup u zotua për hakmarrje, duke shtuar shqetësimet për një zgjerim të konfliktit në rajon.

19:08
VIDEO/ Marrëdhënie seksuale kundrejt 100 eurove! Trafikantja shqiptare gjente vajza të mitura dhe ua prezantonte klientëve grekë

Një grup trafikantësh të vajzave të mitura është zbuluar në Greqi, ku mes tyre është përfshirë edhe një grua shqiptare.

18:58
Lumi Kongo del nga shtrati në kryeqytetin Kinshasa, kërcënon shtëpitë e bizneset (fotot)

Lumi Kongo ka përmbytur shtratin e tij në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, Kinshasa, duke vërshuar me një erë të rëndë në shtëpitë dhe bizneset e zonave më të varfra të megaqytetit afrikan.

18:57
Kush është Fabricio Colón, “kapo” i karteleve të drogës që u arratis nga burgu! Plani për të vrarë prokuroren ekuadoriane dhe lidhja me grupet kriminale shqiptare

Fabricio Colón Pico, i njohur ndryshe si “Capitán Pico” dhe lideri i bandës Los Lobos, u arratis nga burgu Riobamba.

18:52
Presidenti Biden ripropozon diplomatin David J. Kostelancik, ambasador në Shqipëri

David J. Kostelancik, diplomati me karrierë 30 vjeçare, u ripropozua nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

18:50
“Nuk ka asnjë arsye për përshkallëzim”/ Shtëpia e Bardhë: Ne nuk dëshirojmë konflikt me Iranin

Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësisht se kreu sulme në Jemen ndaj rebelëve Huthi, që mbështeten nga Teherani si masë për të ndaluar sulmet e rebelëve ndaj anijeve në Detin e Kuq, tha sot Shtëpia e Bardhë.

18:43
Detaje tronditëse/ Trafikonin të mitura, fotot e tyre i nxirrnin në faqe pornografike dhe u linin takime, kush është shqiptarja pjesë e grupit kriminal

Një shqiptare dhe dy grekë janë arrestuar gjatë një operacioni në Greqi, nën akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qënieve njerëzore.

18:32
Emrat/ Trafikuan të miturën shqiptare, arrestohet shqiptarja dhe dy grekët! Vajzat përdhunoheshin në grup kundrejt pagesës 100 euro

Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare dhe dy shtetas grekë në akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.

18:21
Fshehu drogën mes tullave të banesës/ Kush është shqiptari që u arrestua në Greqi, iu sekuestrua 45 kg kokainë e pastër

Top Channel ka siguruar foton e shqiptari të arrestuar në Greqi, pasi iu gjet në banesë 45 kilogramë kokainë e pastër.

18:16
Shtyhet rikthimi i Haalandit, Guardiola paralajmëron aktivizimin si titullar të De Bruyne

Pritshmëritë për rikthimin e Erling Haalandin në fushë janë të larta, megjithatë norvegjezi nuk do të jetë në “St. James Park” për ndeshjen ndaj Newcastle.

18:16
Studentët hebrej dënojnë valën e urrejtjes anti-semite ndaj kryeministrit të ri të Francës, Gabriel Attal

Sindikata e studentëve hebrej të Francës ka bërë thirrje sot për dënime ndaj njerëzve që shkruajnë komente antisemite apo homofobe ndaj kryeministrit të ri francez Gabriel Attal, në rrjetin social X.

18:04
Shenjat e zodiakut që do të shohin ndryshime rrënjësore në jetën e tyre në 2024

Viti i ri, ditët e para të të cilit po kalojmë, do t’u sjellë fat dhe pasuri disa shenjave të horoskopit dhe të tjerëve fatkeqësi dhe situata më të vështira.

18:02
VIDEO LAJM/ Ra në pranga, shqiptari fshehu drogën brenda mureve të banesës, mbi pakot e kokainës shkruhej…

Një 45-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë greke, pasi iu gjet në banesë 45 kilogramë kokainë e pastër.

18:01
Kosova hap misionin special në Vatikan, Osmani: Vazhdojmë të thellojmë raportet tona!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Republika e Kosovës ka hapur misionin special në Selinë e Shenjtë.

17:54
Temperatura e oqeanit, rekord të ri për vitin 2023! Mesdheu në vlerën më të lartë termike, mund të ndryshojë trendi meteorologjik global

Në vitin 2023 temperaturat e oqeanit arritën një rekord të ri sa i përket ngrohjes së ujërave, me rritje të përmbajtjes së nxehtësisë, shtresimit dhe kripësisë.

17:52
Arrestohet shqiptari në Greqi/ Sekuestrohet 45 kg kokainë e pastër, në kërkim bashkëpunëtorët

45 kg kokainë e pastër, një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë janë sekuestruar nga departamenti i anti drogës greke në një banesë në Koropi të Athinës.

17:49
Qytete të humbura mijëra-vjeçare zbulohen nën pyjet e Amazonës nga teknologjia (fotot)

Një rrjet qytetesh të sofistikuara, të fshehur prej mijëra vitesh nga pyjet e dendura të Amazonës, janë zbuluar së fundmi duke ngritur dyshime mbi narrativën zyrtare apo botëkuptimin e studiuesve për civilizimet e vjetra.

17:48
“Nuk donte ta mbante fëmijën”, detaje nga ‘thrilleri’ i partnerit vrasës/ Si ‘kërkoi’ në spitale nëse ajo ishte gjallë, dëshmitë në media

I gjithë “teatri” i luajtur nga partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë , që në minutat e para të vrasjes dhe zhdukjes së saj të pretenduar, “shpaloset” përmes deklaratave të tij para hetimore të publikuara nga protothema.gr.

17:37
Zogjtë krijojnë forma të çuditshme në qiell/ Fenomeni misterioz natyror në Danimarkë

Çdo pranverë dhe vjeshtë, ndërsa dielli perëndon mbi ligatinat e gjera në dhe rreth Parkut Kombëtar të Detit Wadden të Danimarkës jugperëndimore, deri në 1.5 milionë zogj ose siç njihen ndryshe yje shtegtarë fluturojnë në grup duke krijuar lëvizje si valë.

17:31
Erdogan: SHBA-ja dhe Britania po e shndërrojnë Detin e Kuq në “det gjaku”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se sulmet amerikane dhe britanike ndaj rebelëve Huthi në Jemen përbënin përdorim joproporcional të forcës, duke i akuzuar këto dy shtete se po tentojnë ta shndërrojnë Detin e Kuq në “det gjaku”.

17:24
Kontrabandë nga Maqedonia e Veriut! ​Dogana e Kosovës ndalon kalimin e mallrave në vlerë mbi 20.000 euro

Dogana e Kosovës ka parandaluar në dy raste të ndara kontrabandimin e mallrave në vlerë mbi 20 mijë euro nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

17:19
Diell i shoqëruar me temperatura të ulëta, si do të jetë moti në fundjavë

Kjo fundjavë për vendin tonë do të jetë me kushte të mira atmosferike, ndërsa temperaturat do të ulen, sipas specialistes së parashikimit të motit, Eneida Doçi.

17:18
Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur, ja çfarë zbuluan studimet

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të ketë një fëmijë tjetër, shkenca ka zbuluar madhësinë e familjes që i bën familjet më të lumtura.

17:15
Izraeli nuk pranon akuzat e genocidit: As e filluam, as e deshëm në këtë luftë

Në ditën e dytë të seancës dëgjimore në Hagë, Izraeli argumentoi përpara gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara se ofensiva e tij në Gaza është vetëmbrojtje legjitime dhe jo genocid.

17:11
Zgjedhjet në Serbi/ PPE kundërshton debatin në Parlamentin Evropian: Duhet të pritet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërkesat që në Parlamentin Evropian, si temë urgjente, të debatohet për zgjedhjet që Serbia mbajti në dhjetorin e vitit të kaluar dhe për vërejtjet për procesin e votimit që janë bërë jo vetëm nga opozita, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë zgjedhjeve. Në Serbi më 17 dhjetor 2023 u mbajtën […]

17:07
Komandanti i Putin akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares që njohu në bar në lindje të Ukrainës

Koloneli 35 vjeçar Irek Magasumov është akuzuar për vrasje të 18-vjeçares Daria Kiseleva, të cilën ai besohet se e kishte qëlluar me armën e ushtrisë në Luhansk, në territoret e aneksuara në lindje te Ukrainës.

17:05
Kosovë, KQZ rrit fondin për partitë politike parlamentare! 15 subjekte përfitojnë 4.8 milionë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.

17:02
Si paraqitet situata pas sulmeve në Jemen, OKB: Deri më tani viktima…

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se deri më tani nuk raportohet për viktima civile nga sulmet në Jemen.

16:53
Zbardhet takimi i ambasadorit të BE-së me ministrin Mete: Vijim të reformave për përshpejtimin e procesit të integrimit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

16:53
“Rritje e turizmit, eksportet e larta dhe investimet e huaja”/ FMN: Ekonomia shqiptare, një nga performuesit më të fortë në rajon!

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konsideruar ekonominë shqiptare si një nga performuesit më të fortë në rajon.

16:47
Sulmet në Jemen/ Pentagoni: Nuk janë pjesë e konfliktit Izrael-Hamas

Pentagoni ka këmbëngulur se sulmet kundër objektivave Houthi në Jemen nuk janë pjesë e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.

16:47
Ekzekutimi i Sinomatit/ Karamuço: Kjo ngjarje hapi “kutinë e Pandorës”! Bezat: Askush nuk futet dot në lagje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Top Tak për atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë Gëzim Sinomataj, tha se kjo ngjarje hapi kutinë e Pandorës.

16:35
“Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen”, deklarata e fortë e Zekës: Ja çfarë i thanë amerikanët! Ai rrezikon të shpallet….

Analisti Milaim Zeka në një lidhje me skype në emisionin “Top Talk” në Top Channel tha se para disa kohësh presidenti i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen në ambasadën amerikane në Prishtinë.

16:32
Statistika e veçantë/ Vetëm Virgil van Dijk në nivelin e mbrojtësit kuqezi

Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Europë përgjatë këtij sezoni.

16:32
“Qitësi mund të jetë nga…” Karamuço për atentatin në Vlorë: Kamerat e sigurisë i kanë qytetarët, policia të zgjohet nga gjumi

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Top Tak, për atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë Gëzim Sinomataj, e cilësoi autorin si pjesë të një grupi kriminal të rrezikshëm.

16:30
Sveçla: Të gjitha patrullat policore do të pajisen me armë të gjata

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se të gjitha patrullat policore në vend do të pajisjen me armë të gjata.

16:19
Fisi i fundit kanibal që vrasin dhe hanë ata që ‘zotërohen’ nga demonët

Fise të vjetra indigjene në Papua të Indonezisë, të cilat kontaktuan me civilizimin perëndimor vetëm rreth 50 më parë, jetojnë ende në stilin e tyre të lashtë të gjuetisë, kërkimit e mbledhjes së ushqimit ne natyre, dhe në disa raste dhe kanibalizëm.

16:18
Barcelona pa sulmuesin brazilian në finalen e Superkupës

Testet mjekësore që Raphinha kreu këtë të premte konfirmuan se braziliani ka pësuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë, kështu që ai do të mungojë në finalen e së dielës kundër Realit të Madridit.

16:16
Arrestimi i Fatos Nanos i rrëfyer nga ish-sekretarja personale: E takova duke u hequr si kushërira, më porositi për ruajtjen e letrave…

31 vite pas arrestimit të Fatos Nanos, ngjarja është sjellë sërish në vëmendje pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që ka lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha.

16:06
NBA/ Bucks bën ligjin ndaj Celtics, Lakers nuk dinë të fitojnë

Milwuakee Bucks arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Boston Celtics me rezultatin 135-102.

15:50
Puna

NGA EDISON YPI

15:39
Shkollë për pronat! Pjesë e shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë

Shkollës profesionale “Kolin Gjoka”, tashmë veç 5 drejtimeve të saj, në fushat e ndryshme të biznesit, do t’i shtohet një tjetër profil, ai i pasurive e të paluajtshme, e cila do të funksionojë si shkollë dy vjeçare.

15:28
Profesionet më të paguara për 2024-ën! Ndërtimi në rritje, fasoneritë në krizë

Viti 2024 ka nisur bashkë me dinamikat përsa i përket tregut të punës.

15:26
‘Beqari më i dëshiruar’ i Azisë, Princi i Bruneit, martohet në ceremoninë gjashtë-ditore (fotot)

Nusja e princit Abdul Mateen, Anisha Rosnah dukej elegante në fustanin e bardhë për ceremoninë e ditës së gjashtë të martesës mbretërore.

15:12
Kur do blihen raketat Javelin? Duhet miratimi në Kongres dhe trajnimi për përdorim nga FSK

Kosova ka paraqitur kërkesën për blerjen e 246 raketave antitanks nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

15:11
Presidenti dekreton shkarkimin e Elva Margaritit dhe emërimin e Blendi Gonxhes në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi ministrat e rinj.

15:11
Një ‘buzëqeshje, burri dhe turshitë’, Julia Roberts tregon sekretet e saj të bukurisë së përjetshme

Me buzëqeshjen e saj të veçantë dhe stilin e përjetshëm, Julia Roberts mund të jetë një ikonë bukurie.

15:05
Bardhi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar: Vazhdojmë protestat, edhe në Kuvend

Gazment Bardhi, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, u shpreh i vendosur për vijimin e protestave.

14:55
Qytetari vdiq pasi pyeti datën e seancës/ Reagon Gjykata: Miratuam kërkesën e të pandehurit për t’u mbrojtur pa avokat, për t’i dhënë mundësi…

Gjykata e Tiranës ka reaguar për çështjen në gjykim të qytetarit që humbi jetën sot në ambientet e institucionit të drejtësisë:

14:43
Publikohen shifrat zyrtare, 300 mijë shqiptarë në Zvicër!

Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 2 milionë e 200 mijë apo 26% janë të huaj, ne mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.

14:42
Martesa e 14-vjeçares në Divjakë/ Balla: Lufta kundër dhunës me bazë gjinore dhe kundër minorenëve, prioritet! Ashpërsim masash për…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njoftoi ashpërsimin e masave për një reagim më të shpejtë ndaj dhunës me bazë gjinore apo dhunës ndaj minorenëve.

14:38
Noka i përgjigjet Bashës: Çfarë thotë Rama, e thotë edhe marioneta e tij

Flamur Noka, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, u përgjigj deklaratave të një dite më parë të Lulzim Bashës, se “tymi në Kuvend i shërben vetëm Edi Ramës”.

14:36
Ankth nga rritja e ekstremit të djathtë në Europë: BE do bëhet e paqeverisshme

Një video e përpara disa ditëve, e cila tregonte me qindra tubues që përsërisnin të sinkronizuar përshëndetjen fashiste në Romë, shkaktoi indinjatë dhe nxiti thirrjet e partive opozitare italiane për shpërbërjen e partive të ekstremit të djathtë.

14:16
Përurohet palestra e gjimnazit “Ismail Qemali”, Veliaj: Të gjithë bashkë bëjmë punë të mira që i mbeten qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Polonisë, Monika Zuchniak-Pazdan, përuruan palestrën e re t gjimnazit “Ismail Qemali”. Projekt ky u realizua nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Ambasadës së Polonisë në Tiranë.

14:12
Hapet zyra e ndihmës juridike falas në Korçë/ Ministri Manja kërkon votat e opozitës për miratimin e amnistisë

Sot në Korçë është përuruar zyra e ndihmës juridike falas, e cila do të ofrojë për të gjitha kategoritë në nevojë, shërbime juridike pa pagesë.

14:03
Merr flakë automjeti i parkuar në Pogradec, dyshimet e para

Një automjet i parkuar në Pogradec ka marrë flakë.

13:54
“Vetëm ankohesh dhe justifikohesh”, Milani vendimtar për fatin e Mourinhos

Ndeshja ndaj Milanit është vendimtare për të ardhmen e Jose Mourinhos. Roma shkon në “San Siro” me moralin e dobët pas humbjes 1-0 në derbin ndaj Lazios, që solli eliminimin nga Kupa e Italisë.

13:45
Gjiganti i teknologjisë Apple, po përballet me rënien e tij më të madhe në më shumë se dy dekada

Kompania Apple në vitin 2007, u vlerësua për revolucionin më të madh të komunikimit kur lançoi iPhone-in e parë, një telefon celular që mund të luante muzikë dhe të hynte në internet.

13:37
Kosova kërkon të blejë raketa kundërtanke, Osmani: Kam besim se Kongresi amerikan do ta mbështesë këtë shitje 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka besim të plotë që Kongresi amerikan do ta mbështesë Kosovën në kërkesën e saj për të blerë raketa kundërtanke, Javelin.

13:26
Pak kohë pasi u nda nga Romain Gavras, Dua Lipa gjen sërish dashurinë! Lidhet me aktorin e famshëm

Mesa duket Dua Lipa ka harruar ish-partnerin e saj Romain Gavras.

13:23
Nuk kalojnë rrugën te vijat e bardha, policia gjobit këmbësorët

Këmbësorët, të cilët kalojnë rrugën pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, janë ndëshkuar nga policia.

13:10
Video/ Rikthimi i Laçit ndez atmosferën, fantastike si e presin te Sparta

Qazim Laçi është kthyer shpejt në një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Spartës së Pragës.

13:02
Aksident në Levan-Tepelenë, plagoset shoferi i motorit

Drejtuesi i një motori është plagosur në aksin rrugor Levan – Tepelenë, pasi u përplas me një makinë.

12:59
I fshehur për mijëra vjet, gjendet qytet i madh antik i mbuluar nga bimësia në Amazonë

Në Amazonë është gjetur një qytet i madh antik i fshehur për mijëra vjet nga bimësia dhe ky zbulim sipas arkeologëve ndryshon atë që dimë për historinë e njerëzve që jetojnë në Amazonë.

12:45
31-vjeçari përndiqte ish-të dashurën në Vlorë, arrestohet nga policia

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për përndjekje.

12:43
Kupa e Italisë/ Juventusi gjysmëfinalisti i fundit, mund 4-0 Frosinonen

Pas Fiorentinës, Lazios dhe Atalantës, është Juventusi skuadra që ka arritur të kualifikohet e fundit në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë për edicionin 2023/2024.

12:40
Beqaj del nga SPAK: Kam ardhur me ndihmën e avokatit, me automjetin e famshëm luksoz…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dëshmoi për gati tre orë e gjysmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

12:39
Barcelona mund Osasunën në gjysmëfinale e dytë, e pret Reali në finale

Të dielën, në orën 20:00, Reali i Madridit do të përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës.

12:33
Çifti i bashkëshortëve në Peqin rrahin njëri-tjetrin

Ndaj një çifti bashkëshortësh në Peqin ka nisur hetimi, pasi akuzohen për dhunë ndaj njëri-tjetrit.

12:33
SPAK shpall pretencën, kërkon 4.6 vite për Safet Gjicin! Burg edhe për Alma Kaçin

SPAK kërkon dënimin me 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv.

12:31
Vodhi një makinë në parkingun e firmës ku punonte dhe e shiti, në pranga një 42-vjeçar në Elbasan

Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e firmës ku punonte dhe e shiti.

12:22
Video/ Arrestohen për vjedhje shqiptarët në Greqi, momenti kur grabisin zyrën postare nën kërcënimin e armës

Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga, nën akuzën e grabitjes me dhunë.

12:20
Vrasja e Gëzim Sinomataj/ Kontrollet për gjetjen e provave zbulojnë dy persona me armë pa leje

Dy persona janë arrestuar për armëmbajtje në Vlorë. Ata u zbuluan pas kontrolleve që policia kreu gjatë ditës së djeshme me qëllim gjetjen e provave për vrasjen e Gëzim Sinomataj.

12:03
Moderator dhe producent! Konfirmohet zyrtarisht banori i parë i Big Brother Vip3

Pak orë para ndezjes së dritave të shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri, është konfirmuar zyrtarisht banori i parë.

11:58
Dikur të dashuruar, kryeministri i Francës bën ndryshime në kabinet! Emëron ish-partnerin e tij si ministër i Jashtëm

Qeveria e re e kryeministrit francez Gabriel Attal u njoftua të enjten me vetëm një ndryshim të madh në Ministrinë e Jashtme, ndërsa shumica e anëtarëve të profilit të lartë të kabinetit mbetën të pandryshuar.

11:53
Dosja/ Vdiq në gjykatë, i ndjeri u padit para tri vitesh për përndjekje nga ish-bashkëjetuesja, kallëzimi u regjistrua në Prokurori në 2020

Qytetari që humbi jetën sot në Gjykatën e Tiranës, ishte paditur që në vitin 2020 nga ish-bashkëjetuesja e tij për përndjekje.

11:47
Afron “makthi” arktik! Acari i vërtetë pushton SHBA, “ngrijnë” zgjedhjet në Iowa

Po përshkruhet si “një shkulm brutal ajri arktik” fronti i ftohtë që po i afrohet pjesës qendrore të SHBA-së pas një stuhie të fuqishme.

11:44
Trump i kthen betejat ligjore në “show fushate”: Sa herë dal në gjyq, rritet mbështetja

Donald Trumpi po i trajton paraqitjet e tij në gjykata si event fushate, duke e përzier si rrallëherë më parë mbrojtjen e tij ligjore me përpjekjen për rizgjedhje në krye të Shtëpisë së Bardhë, thotë BBC.

11:35
“Një Javelin për çdo tank të Serbisë”/ Raketat që blen Kosova kanë një rreze prej 4 mijë metrash

Kosova ka blerë nga një anti-tank “Javelin” për çdo tank të Serbisë, pohoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.