Dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës Pesë anëtarë të një familje kanë shpëtuar mrekullisht, ndërsa një zjarr ka përfshirë banesën e Hamdi Alinj në fshatin Leshnicë të Pogradecit.
Top Channel ka siguruar pamjet teksa zjarrfikësit punojnë për të shuar flakët në taracën e ndërtesës që tashmë duket e shkrumbuar nga zjarri.
Vlen të theksohet se, në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qenë 5 persona, mes tyre edhe një fëmijë, të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa u lënduar.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Top Channel