Martesa e 14-vjeçares në Divjakë/ Balla: Lufta kundër dhunës me bazë gjinore dhe kundër minorenëve, prioritet! Ashpërsim masash për…

12/01/2024 14:42

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njoftoi ashpërsimin e masave për një reagim më të shpejtë ndaj dhunës me bazë gjinore apo dhunës ndaj minorenëve.

Pas rastit në Divjakë, ku një 14-vjeçare ishte martuar me një 35-vjeçar, Balla tha se ende nuk ka një koordinim të mirë institucional dhe shoqëror, për të reaguar dhe ndaluar në kohë këto ngjarje.

“Nuk është e mjaftueshme që vetëm policia të bëjë punën e vetë, ne, shoqëria në radhe të parë duhet të krijojmë një aleance me të gjitha strukturat shtetërore për të parandaluar të gjitha format e dhunës”.

Ministri tha se do të marrë rëndësi edhe fenomeni i armëmbajtjes pa leje, që është një shkelje e rëndë.

Këto deklarata, ministri i Brendshëm i bëri nga qyteti i Fierit, ku si drejtues politik i qarkut pati një takim me drejtues të strukturave të Partisë Socialiste në këtë qark.

Top Channel