Flamur Noka, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, u përgjigj deklaratave të një dite më parë të Lulzim Bashës, se “tymi në Kuvend i shërben vetëm Edi Ramës”.

“Çfarë thotë Rama, e thotë edhe marioneta e tij”, tha Noka, duke këmbëngulur se Lulzim Basha vepron nën urdhrat e kryeministrit.

Noka foli më tej për bashkimin e opozitës. Jemi bashkë këtu dhe në këtë aksion, tha ai.

“Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar, modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuam, format dhe mënyrën e aksionit tonë, vazhdimësinë dhe përshkallëzimit drejt aktit final të mosbindjes civile. Parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkotrafikantëve, në parlamentin e rrugës së shpresës”.

Grupi parlamentar i PD-së zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2024, njëkohësisht e para pas Sali Berishën. Gjatë 1 orëve e 30 minuta u diskutua si do të vijojë aksioni opozitar.

Top Channel