Detaje tronditëse/ Trafikonin të mitura, fotot e tyre i nxirrnin në faqe pornografike dhe u linin takime, kush është shqiptarja pjesë e grupit kriminal

12/01/2024 18:43

Një shqiptare dhe dy grekë janë arrestuar gjatë një operacioni në Greqi, nën akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qënieve njerëzore.

Sipas drejtorisë anti trafik të policisë greke, në pranga ka rënë Lorela Kapaj e datëlindjes 1993, Stefanos Nestoras 1990, Dhorgjiaqis Petros 1969, pasi akuzohen se kanë trafikuar 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Policia thotë se Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimish kryen disa herë  marëdhënie seksuale me të miturat,veç dhe në grup e në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike ku edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marëdhenie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejtë shumave të parave.

Pas hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve të internetit, ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marëdhenie seksuale me to.

Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit grekë nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejtë përfitimit ekonomik.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel