E shtunë, 03 Shkurt 2024
21:04
Zv/kryeministrja e Kosovës: Projekt-Statuti aktual i Asociacionit krijon hapësirë për një Republikë Serbe

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi e quan projekt-statutin e hartuar nga komuniteti ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dëmshëm, pasi sipas saj, krijon mundësi që të krijohet një Republikë Serbe e ngjajshme me atë që ekziston në Bosnje.

20:44
Zyrtari amerikan: SHBA mund të godasë më shumë objektiva në Lindjen e Mesme

Husein al-Mosawi, zëdhënës i Harakat al-Nujaba, një prej grupeve kryesore që mbështeten nga Irani në Irak, zbuti tonet të shtunën duke kërkuar ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri.

20:38
Arteta “kërcënon” Liverpoolin: Jemi “flakë” me ekipet e mëdha, mundëm edhe Cityn

Arsenal-Liverpool është supersfida e javës së 23-të së Premier League angleze. Dy gjigantët e futbollit të ishullit do të përballen të dielën në 17:30 në “Emirates Stadium”.

20:36
Vesa Luma kërkon të lërë intervistën, çfarë i ndodhi Big Bastës?

Këngëtarja Vesa Luma, e ftuar në “Se luan Topi”, tregoi dukshëm kujdesin e veçantë për partnerin e saj, Big Basta. 

20:27
Përfshihet nga zjarri një banesë në Shalë, shkak një shkëndijë elektrike

Një banesë në Shalë të Shkodrës është përfshirë nga flakët.

20:19
Kërcënoi me çifte bashkëshorten dhe dy vajzat, ndërhyjnë “Shqiponjat”! Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari në Vlorë

Një 46-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, ndërsa më pas ka tentoi të arratisej.

20:12
“Marrëdhëniet me Ramën e Kurtin”/ Xhaferi për Top Channel: Kontakte institucionale. Nuk e përjashtoj vizitën në Shqipëri

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është në krye të një qeverie teknike deri në zgjedhjet e majit. Por politikani gjakftohtë, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sot ka një detyrë të vështirë.

20:03
Rithemelimi denoncon kryebashkiakun e Poliçanit: Ka fshehur të ardhura dhe fitoi tendera si aksioner

Rithemelimit ka bërë një denoncim ditën e sotme, drejtuar kryetarit të Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj, për të cilin ka kërkuar shkarkimin për shkak të fshehjes së pasurive dhe përfitimin e tenderave në mënyrë të paligjshme.

19:58
Ekskluzive/ Familja e skiatorëve kuqezi, flet babai i Lara Coulturi! Edhe vëllai i saj garoi me flamurin tonë

Deri më sot të gjithë në Shqipëri njohin Larën si të bijën e Daniela Cikarelit, një prej skiatoreve më të famshme dhe të suksesshme në Itali me arritje botërore dhe olimpike, ndërkohë prapavija e tyre është babai, Alesandro Colturi, një ish-skuator sigurisht dhe njeriu më i rëndësishëm i prapavijës së familjes Colturi.

19:48
Dhuna në familje/ Problemet me vazhdimin e urdhrave të mbrojtjes, psikologia: Gratë manipulohen dhe tërhiqen

Rastet e dhunës në familje në vendin tonë po rriten me shpejtësi.

19:42
Ekskluzive/ Krime pa ndëshkime! Në vitin 2023 u trefishua numri i të miturve të përfshirë

Ishte një konflikt banal mes fëmijësh, që dy vëllezërit i rrëzoi përdhe dhe i la aty me plagë në kurriz. Teksa tregon plagët e të dy djemve, nëna akuzon komisariatin numër 2 se nuk veproi dhe se policia nuk i arrestoi të miturit që i plagosën fëmijët.

19:40
Fermerët francezë heqin barrikadat, greva në Evropë vijon (fotot)

Autoritetet në Francë thanë sot se pjesa më e keqe e krizës ‘kishte mbaruar’ teksa fermerët po hiqnin barikadat e tyre, ndërsa demonstratat kundër politikave bujqësore të BE vijonin në Evropë, përfshi vende si Spanja, Italia, Greqia e Portugalia.

19:35
Pak minuta na ndajnë nga spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP 3! Ja ku mund ta ndiqni LIVE

Spektakli më i ndjekur dhe më famshëm në Shqipëri, Big Brother VIP 3, do të mbërthejë edhe këtë të shtunë shumë shikues para ekranit.

19:25
Tjetër aksident në Fier! Përplasen dy automjete, përfundojnë në kanal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës” .

19:15
“IA vjen me informacione të pavërteta”, Basha në një takim me të rinjtë: Do jemi krah jush, paraja ndjek studentin

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka realizuar sot një takim me të rinjtë, me temë “Rinia & IA ( inteligjenca artificiale)”.

19:15
A do të bashkohen dy Irlandat? Nacionalistja e Sinn Fein bëhet kryeministre e Irlandës së Veriut

Irlanda e Veriut tashmë ka një kryeministre nga republikanet ose nacionalistët që janë kundër sundimit nga britanikët, por e kanë ndarë pushtetin me unionistët qe janë partia e dytë momentalisht, e që janë pro lidhjeve me Londrën.

18:50
Përfshihet nga zjarri një rafineri nafte në jug të Rusisë, nga dy dronë ukrainas

Rafineria më të madhe e naftës në jug të Rusisë është goditur nga dy dronë ukrainas të shtunën, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

18:38
Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan! Një i plagosur, zjarri dyshohet se u shkaktua nga…

Kati i 5-të i një pallati në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan është përfshirë nga flakët.

18:37
Mjeku i Kurt Cobain mburrej se kishte ‘lidhje’ me të fejuarën e legjendës, dhe se nuk duhet të kryente autopsinë (fotot)

Autori amerikan Ian Halperin ka komentuar së fundi mbi vdekjen e mistershme të legjendës së muzikës ‘rock’ Kurt Cobain dhe përse mjeku ligjor duhet të kishte përjashtuar veten nga autopsia prej një konflikti të rëndë interesi.

18:26
Çiljeta lë muzikën? Zbulohet profesioni i ri i këngëtares: Një degë që më ka tërhequr gjithmonë…

Çiljeta Çilaga, me anë të një postimi në Instagram sot, ka lajmëruar se këtë vit i është përkushtuar një drejtimi tjetër, larg profesionit që e njohim ne, këndimit.

18:14
Vrau të renë shqiptare në Itali, burg përjetë për autorin! I detyrohet 418 mijë euro familjes së ish-partneres

Drejtësia italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarin Safayou Sow me origjinë nga Guinea, i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare Danjela Neza, 29 vjeçe, natën mes 5 dhe 6 majit 2023.

18:06
Skuka shpëton Partizanin në frymën e fundit, Teuta mund Skënderbeun! Tirana fiton me VAR

Partizani ka barazuar në frymën e fundit kundër Egnatias në javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

17:59
Nusja vrau veten duke pirë fostoksinë, vjehrra në lot: Ka pasur ngarkesë në shkollë, se kanë lënë rehat

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

17:57
“Rithemelimi” nis protestat pa Sali Berishën/ Noka zbulon vendin, sulmon SPAK dhe Edi Ramën

Prej kohësh në mbledhje të grupit parlamentar demokrat deputetët kanë kërkuar radikalizim qëndrimi ose kthim në normalitet.

17:49
Arsyeja pse një nga kufjet Apple shkarkohet gjithmonë përpara tjetrës (fotot)

Përdoruesit e kufjeve pa tela Apple janë shprehur gjithnjë e më të zhgënjyer teksa një prej Airpod-eve gjithnjë humbet karikimin përpara tjetrës.

17:44
Formacionet zyrtare, ja si do zbresin në fushën e lojës Frosinone-Milan

Frosinone-Milan përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 23-të të Serie A duke nisur nga ora 18:00, sfidë që transmetohet live në “SuperSport 2”.

17:34
“S’jam këtu të të lëpij ty bukën me reçel”, debat mes Sarës dhe Ilnisës: Ndrikulla! Pse më hedh kunja për….

Sara dhe Ilnisa, dy banoret e Big Brother VIP 3, kanë patur një debat të ashpër sot në shtëpi, me temë “Bardhin”.

17:23
Banorët e qytezës më obeze në Britani thonë se ‘janë pushtuar’ nga ‘fast-food-et’ e pulës (fotot)

Rezidentët e një prej zonave më obeze të Britanisë ankohet se janë “pushtuar” nga dyqanet e pulës së skuqur dhe po nxisin autoritetet të ndalojnë hapjen e të tjera ‘fast-food-eve’.

17:18
Aksident i trefishtë i rëndë në Fier-Seman! 4 persona të lënduar dërgohen në spital, automjetet të bëra copash

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Seman në vendin e quajtur Ferm Çlirim.

17:09
‘Ushtria’ e majmunëve pushton Tajlandën, qytetarët kyçin bizneset dhe mbyllen në shtëpi

Mijëra majmunë të llojit ‘makak’ kanë “pushtuar” një qytet në Tajlandën qendrore, duke detyruar disa dyqane dhe biznese të mbyllen.

17:07
Operacion kundër grupeve militante në Turqi! Arrestohen 34 të dyshuar, mes tyre shtetas të huaj

Autoritetet turke i kanë arrestuar të shtunën 34 njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik gjatë një operacioni të gjerë kundër grupit militant, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

16:45
Arrestohet burri që tentoi të shiste veshkën në rrjet, për të paguar borxhet e kumarit (fotot)

Mediat në Kazakistan kanë publikuar së fundmi momentet e arrestimit të një burri që ishte përpjekur të shiste veshkën e tij në rrjete ilegale të internetit.

16:38
“Sinqeriteti” i gardistit të Presidencës/ Anila Hoxha: Nga 1400 efektivë, vetëm një pranoi se ishte përdorues i “Sky Ecc”

Nga Anila Hoxha

16:22
Aktorja Dakota Johnson deklaron se merr letra të çuditshme nga të burgosurit!

Aktorja Dakota Johnson ka zbuluar se merr letra fansash nga burra në burg dhe mes tyre dhe gjëra shumë të çuditshme.

16:19
Pilotja ‘më tërheqëse’ ushtarake, ndryshon karrierë për të konkuruar në Miss Universe (fotot)

Lejtnatnja e force ajrore kileve Michelle Martin – e njohur si një ‘nga pilotet më tërheqëse në botë’ – pritet të nisë së shpejti një tjetër betejë, ata të pasarelave të kompeticionit Miss Universe.

16:00
“Mësuesit mohojnë të ketë qenë në shkollë, të tjerë thonë të kundërtën”/ Vjehrri i 18-vjeçares që i dha fund jetës: Ka dalë duke qarë

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

15:39
“Ishte shumë mirë, po qeshte”/ Kushëriri i të fejuarit të vajzës që vrau veten: Nuk kishte dijeni…

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

15:33
Video/ Ekzekutimi mafioz në Athinë trondit kryeqytetit turistik të Greqisë (fotot)

Megjithëse e merr emrin nga Athena, Mbretëresha e Diturisë, dhe konsiderohet si vendlindja e demokracisë dhe civilizimit perëndimor, ‘nëntoka’ e kryeqytetit grek duket se shënohet dhe këtu nga dhuna mes bandave të zhvatjes dhe trafiqeve.

15:25
Formacionet e Burnley-Fulham, Silva merr vendimin për Brojën

Fulham luan sot në transfertë përballë Burnleyt (16:00), skuadër që renditet në vendin e parafundit në Premier League.

15:02
“Nuk jam kryeministër teknik”/ Flet për Top Channel Talat Xhaferi, drejtuesi i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Një figurë e rëndësishme e luftës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për të drejtat e tyre, dhe sot një kryeministër me detyrën t’i trajtojë njësoj të gjithë shtetasit e tij, Talat Xhaferi gjendet përpara një sprove jo të lehtë, por të cilën e merr përsipër pas një periudhe të gjatë në skenën politike të vendit fqinj, që skaliti imazhin e tij të një politikani gjakftohtë e të vendosur. 

14:49
“Djalit në telefon i tha hajde se kam pirë helm”/ Vjehrra për vdekjen e nuses së saj: Nënës i tregoi se nuk ishte mirë

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

14:30
Mafia gjobë ish-futbollistit të Milanit/ Si i dogjën makinat e së motrës dhe ai pagoi mijëra euro

Familja e ish-futbollistit të Milanit, Rino Gattusos, është në shënjestër të krimit të organizuar.

14:10
“Censusi s’është i besueshëm, të ribëhet!”/ Deputeti i PD-së: Historia e sulmit të hakerave iranianë te INSTAT mban erë…

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një reagim pas sulmit kibernetik në Institutin Shqiptar të Statistikave, ka kërkuar ribërjen e censusit duke theksuar se ai nuk është më i besueshëm.

14:03
18-vjeçarja i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, faji iu hodh të fejuarit/ Flet vjehrra e viktimës: Na kanë rënë në qafë

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

13:52
Ukraina, gjykata e OKB-së hap rrugën: Pranohet aktakuza kundër Rusisë!

Në një vendim me vlerë të madhe simbolike, edhe pse ajo vetë nuk i ka instrumentet për ta zbatuar atë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës pranoi në masë të madhe trajtimin e aktakuzës që Ukrainë dorëzoi pranë saj kundër Rusisë në fillimet e agresionit të Moskës shkurtin e vitit 2022.

13:49
Sulm me thikë në Paris, tre të lënduar: Alarm në kryeqytetin francez!

Kryeqyteti francez u trondit sot nga lajmi i një sulmi em thikë në stacionin e tij më të madh të trenit, Gare de Lyon ku një person sulmoi njerëzit e ndodhur aty, duke plagosur tre prej tyre.

13:39
Sherri me thika në Vlorë, Policia zbardh detaje: Tre persona të plagosur, një i arrestuar, një në kërkim

Plagosën me thikë, 3 bashkëmoshtarët e tyre, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar.

13:31
Dorëhiqet Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, ja kur emërohet drejtuesi i ri

Komandanti i Përgjithshëm i gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, është dorëhequr nga detyra.

13:28
Lara Colturi humbet shansin e fundit, del nga pista e Avoriaz në Francë

Lara Colturi nuk ja del të mbyll kategorinë e slalomit.

13:20
Hakmarrja e SHBA-së: Goditen 85 objektivë në Siri e Irak! Biden: S’falim gjakun amerikan!

85 objektivë janë goditur në Siri e Irak, ku hakmarrja amerikane është përplasur mbi baza që njihen si filo-iraniane.

13:19
Viti 2023 më i suksesshmi për rrjetin e muzeve në Shkodër

Viti 2023 ka rezultuar si më i suksesshmi për rrjetin e muzeve në Shkodër, duke kapercyer edhe 2019 që konsiderohej si periudha me vizitueshmërinë më të lartë.

13:13
Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët të pakënaqur me premtimet e kryeministrit

Tre ditë pasi kanë hyrë me traktorët e tyre në Selanik duke rrethuar ekspozitën Agrotica, fermerët grekë po përshkallëzojnë protestat e tyre pasi konsiderojnë si thërrime deklaratat e djeshme të kryeministrit Mitsotakis për ndihmat ekonomike që ata kërkojnë prej qeverisë.

13:12
Veliaj pret dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj dhe Muhamet Qamili: Krenar për suksesin tuaj, jeni ambasadorët e vendit tonë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj dhe Muhamet Qamili.

12:58
Rreziku nga kafshët e egra, shkak moratoriumi i gjuetisë dhe zjarret

Stanet në disa fshatra të njësisë administrative Levan në Fier po sulmohen nga kafshët e egra.

12:56
Sherr me thikë në Vlorë, plagosen dy të rinj

Një plagosje më thikë ka ndodhur në afërsi të shkollës “Muço Delo” në Vlorë.

12:38
Bujqësia në vështirësi/ Punë nga mëngjesi në darkë, i moshuari në Divjakë përballet me probleme: 70 mije lekë pensioni nuk më del

Në këto temperatura të ulëta në Divjakë, Thoma Gjeka së bashku me bashkëshorten janë duke punuar në tokën e mbjellë me lakër që këtë vit nuk ka një çmim të kënaqshëm për ata.

12:29
Zbardhet plagosja e të riut në Athinë! Arrestohen dy shqiptarë, sekuestrohen 40 kg drogë

Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 33-vjeçarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona nga Morava e Korçës, ngjarje e ndodhur në 27 gusht në lagjen “Ampelokipo” të Athinës.

12:23
Sara dhe Bardhi japin puthjen e parë? Këngëtari ‘në flakë’, Meri e ngacmon: Ik futi ndonjë dush dhe fli te Meritoni

Nga shiu në breshër. Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në çiftin e dytë që zyrtarizohet brenda Shtëpisë së Big Brother VIP këtë edicion të tretë.

12:10
Divorci me Bes Kallakun për bosin nga Dubai? Xhensila i përgjigjet ashpër Cllevios: Një monstër TikTok-u, do të…

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj reaguar ashpër në rrjete sociale, përkatësisht në insta story, për një deklaratë të bërë nga Cllevio i cili aludoi se ndarja e saj me Bes Kallakun ka ardhur si shkak i një “bosi në Dubai”.

11:57
Përplasen me njëra-tjetrën automjetet në autostradën Vlorë-Fier, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën Vlorë-Fier, teksa janë përplasur më njëri-tjetrin dy automjete.

11:56
Aksident në aksin Fier Shegan-Lushnje! Furgoni i mallrave përplaset me fuoristradën, një i plagosur rëndë

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin Fier Shegan – Lushnje, teksa një furgon mallrash është përplasur me një fuoristradë tip BMW.

11:36
Kompanitë në Gjermani nisin projektin, katër dite punë në javë! Ekspertët: Rrit produktivitetin e punonjësve

Punoni më pak, për të njëjtat para, me më shumë lumturi dhe produktivitet. 45 kompani po testojnë javën katërditore. Projekti fillon në shkurt. Çfarë pritet?

11:31
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, motori përfundon poshtë makinës

Një aksident u shënua pak më parë në Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.

11:26
“Reforma Zgjedhore s’mund të jetë e njëanshme”/ Duka: Nëse PD-ja zyrtare arrin në konsensus…

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka deklaruar se gjithpërfshirja e palëve politike në Reformën Zgjedhore është e rëndësishme, megjithatë nëse negociohet dhe përmbushen të katër kushtet e opozitës, rëndësia e saj është e dorës së dytë.

11:05
Pjesë e grupit që tentoi të transportonte 500 kilogramë kanabis, vihet në pranga 48-vjeçari në Vlorë/ Në dhjetor iu arrestuan bashkëpunëtorët

48-vjeçari me iniciale K. S. është vënë në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se ishte pjesë e grupit që u arrestuan në dhjetor të vitit 2023.

11:03
“Berisha dhe Basha të tejkalojnë ndasitë”, Duka i mëshon idesë së federatës: Nuk është shpikje, e ka bërë PS-ja kur Nano ishte në burg

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se bashkimi i opozitës zor se arrihet vetëm nga ndërkombëtarët.

11:00
“Mijëra vetë në kërkim të një pune”, investigimi i DW: Rekrutohen prej kriminelëve, fabrikat e mashtrimit online në Azi

Mijëra vetë në kërkim të një pune rekrutohen prej kriminelëve në Azinë jugore dhe detyrohen të punojnë në rrjete online për të mashtruar njerëz në mbarë botën. Ekipi i gazetarëve të DW investigoi në kufirin e Mianmarit.

10:44
U largua me shpejtësi për t’iu shmangur kontrollin në kufi, arrestohet 72-vjeçari/ Hodhi nga makina armën, e më pas iu gjetën mijëra euro

Një 72-vjeçar është vënë në pranga, pasi u largua me shpejtësi duke refuzuar të kontrollohej në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

10:24
Nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram, fotot e dasmës “shpëtojnë” pa u fshirë nga Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, postimi i fundit….

Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një nga çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

10:19
Akuzon burrin se e tradhtoi me dy familjare, shqiptarja para se të vetëvritej: S’ke pse rron më, hap arkivolin tim hajde me mua

Në rrëfimin e shqiptares që vrau veten në Greqi, detaje të tjera tronditëse dalin në pah.

10:15
Merr fund arratia e 24-vjeçarit në Tiranë, ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

Ka marrë fund arratia e një 24-vjeçari në Tirianë, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

10:07
Transferimi më i shtrenjtë i merkatos dimërore, rekordin e mban një mbrojtës

Merkato dimërore këtë sesion nuk rezervoi lëvizje të bujshme, megjithatë nuk munguan transferimet nga disa klube kryesore të Europës që plotësuan organikën në sektorët ku kishin më shumë nevojë.

10:05
EMRI/ Armë zjarri, thikë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.

10:03
Si gjashtë gjimnazistë krijuan aplikacionin për fëmijët me aftësi ndryshe/ Rama podkast me “Talentet Shqiptare”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar podkast me talentet shqiptare, këtë herë me gjashtë gjimnazistë që kanë krijuar një aplikacion për fëmijët me aftësi ndryshe.

09:58
U mbeti molla stok! Fermerët e fushës së Maliqit, protestë në aksin Korçë-Pogradec

Thuajse 90% e prodhimit të mollës në Korçë ka mbetur e pashitur çka ka bërë që fermerët dhe grumbulluesit të protestojnë.

09:55
U kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe 82 mijë dollarë amerikan, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

09:37
Kriza në çift shkaku i vrasjes së Liridona Ademaj? Eksperti i Sigurisë: Naimi planifikoi planin e errët…

Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi i ftuar në “Breaking” ka folur për rrjedhën e hetimeve mbi vrasjen e Liridona Ademajt.

09:35
Lëndë narkotike, vjedhje dhe vepra të tjera penale/ Megaoperacioni “Tempulli”, qindra arrestime vetëm gjatë janarit të këtij viti

Qindra persona janë arrestuar gjatë muajit janar të kërij viti në 12 qarqet e Shqipërisë, për vepra të ndryshme penale.

09:25
Nik Gjeloshaj: Orientimi euroatlantik i Malit të Zi, i pacënueshëm

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Mal të Zi u zhbllokua funksionimi i disa institucioneve të drejtësisë dhe Mali i Zi zhvilloi konferencën ndërqeveritare me Bashkimi Evropian.

09:21
“Nuk kam pasur kurrë probleme gjatë karrierës”, Januzaj kundër drejtorit sportiv: Po gënjen!

Adnan Januzaj është aktualisht pjesë e Sevillas në LaLiga, mirëpo sulmuesi prej koësh ka përfunduar jashtë planeve të klubit andaluzian.

09:11
Wolff zbulon prapaskenat: Hamilton na njoftoi për largimin… në kafe

Lajmi se Lewis Hamilton do të jetë piloti i ri Ferrarit, duket nisur nga viti 2025 surprizoi jo pak tifozët e këtij sporti.

09:00
Vrasja e gazetarit në qendër të Beogradit! Gykata liron ish-anëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror serb

Gjykata e Apelit e Serbisë në Beograd i ka liruar të premten katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija, në prill të vitit 1999.

08:46
“Paqe do të thotë fitore për Ukrainën”/ Kryeparlamentarja letoneze: Nëse agresioni rus nuk ndalet tani, do të paguajmë një çmim edhe më të lartë

Kryetarja e parlamentit të Letonisë, Daiga Mierina thotë se duhet fitore për Ukrainën nëse dëshirojmë arritjen e paqes.

08:30
Trump “ia hedh” për momentin: Shtyhet gjyqi i lidhur me rezultatin e zgjedhjeve!

Gjyqi që do të mbahej në mars ndaj ish-presidentit Donald Trump me akuzat se u përpoq të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, është shtyrë nga një gjykatë federale në muajin mars, ndërkohë një apelim i rëndësishëm i tij vazhdon të mbetet pa përgjigje në një gjykatë apeli.

08:18
VIDEOLAJM/ Flakë dhe tym! Zbardhen pamjet nga incidenti në Korçë, Policia evakuon banorët e pallatit

Zbardhen pamjet nga incidenti në Korçë, ku një apartament ka marrë flakë në një pallat në unazën e qytetit.

08:09
Zjarri në një pallati në Korçë, Policia zbardh detaje: E asfiksuar një e moshuar…

Detaje të reja nga incidenti në Korçë, ku apartamenti në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit është përfshirë nga flakët.

07:55
Zjarr në katin e parë të një pallati në Korçë! Brenda në apartament një grua e sëmurë

Përfshihet nga flakët një banesë në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit, në afërsi të zonës të quajtur “Ura e Fajancës”.

07:45
FOTO/ E hodhën në erë me bombë artizanale, zbardhen pamjet! Dëmet nga shpërthim në Ministrinë e Punës në Athinë

Zbardhen pamjet nga shpërthimi me bombë artizanale në Ministrinë e Punës në Athinë.

07:35
Dentisti e telefonon gjatë konferencës, Klopp me shaka: Duhet të jetë shumë e rëndësishme!

Konferencat e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp janë gjithmonë interesante dhe të mbushura me momente argëtuese.

07:12
Shpërthim në ministrinë e Punës në Athinë! Grupi terrorist i ekstremit të majtë vendos bombën artizanale, telefonatë anonime medies

Një telefonatë anonime e kryer rreth orës 00.49 pas mesnate në një televizion dhe një gazetë të Athinës paralajmëronte se një mekanizëm shpërthyes do të hidhte në erë Ministrinë e Punës në kryeqendrën greke.

07:02
Kthjellime dhe temperatura të ulëta! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Mot i kthjellët me temperatura të ulëta dhe pa reshje në të gjithë qarqet.

E premte, 02 Shkurt 2024
23:03
SHBA nis sulmet hakmarrëse, objektivat janë grupet e lidhura me Iranin

SHBA ka nisur të kryejë sulme ajrore në objektiva në Irak dhe Siri, fillimi i asaj që besohet të jetë një seri bombardimesh në shkallë më të gjerë të SHBA-së ndaj militantëve të mbështetur nga Irani, të cilët kanë kryer sulme ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme.

22:55
“U rrita duke u bullizuar nga të gjithë”, Klodian Duro në një mesazh emocionues: Besova se do isha numri 10 më i mirë në histori

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, në një postim në rrjetet e tij sociale ka ndarë dy foto, të rëndësishme në karrierën e tij.

22:55
Mbërrijnë në SHBA ushtarët e vrarë/ Biden në ceremoni, në bazën ajrore të Delaware

Presidenti amerikan Joe Biden iu bashkua ritualit solemn ushtarak për kthimin e tre ushtarëve amerikanë të vrarë në Jordani nga një sulm me dron për të cilin fajësohet një grup militantësh të mbështetur nga Irani.

22:40
“Gënjen në mënyrë të vazhdueshme”/ Banoret kritika për Sarën: Të tundi zinxhirin që i ka lënë mamaja

Erjola, Lediona dhe Dea kanë diskutuar në oborr për sjelljen e Sarës në shtëpi, gjë që nuk është pëlqyer aspak nga ato.

22:33
“Ka shkruar me gruan tënde”, kush janë dy gratë që shqiptarja akuzon se burri e ka tradhtuar, para se të vetëvritej: Lona dhe Mira janë më të mira…

Dy gratë në foto, Mira dhe Elona, janë të akuzuara nga Fatbardha Pali, se bashkëshorti i saj, Ilir Pali i tradhtonte me to.

22:25
“Gaza po zhduket”, gati 61% e ndërtesave janë shkatërruar

Më shumë se gjysma e ndërtesave të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që kur Izraeli filloi sulmet kundër Hamasit në Gaza, raporton BBC.

21:57
Policët e korruptuar në Shqipëri/ Anglezët i bashkohen luftës për “pastrimin” e uniformave blu

Qeveria angleze ofron ndihmën e saj për të luftuar korrupsionin në radhët e policisë së shtetit.

21:43
​ Pas bllokadës së fermerëve, BE thotë se ‘do të reduktojë burokracitë’ që kanë rritur çmimet e produkteve në Evropë (fotot)

Bashkimi Evropian bëri sonte një tërheqje të vogël ndaj femerrëve protestues në të gjithë Evropën teksa Ursula von der Leyen tha se Brukseli do të zbusë ‘barrën administrative’ te bujqësisë.

21:38
Franca e shqetësuar, kërkesë Kosovës: Pezulloni menjëherë vendimin për dinarin! Ka pasoja te komuniteti serb

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës i ka bërë thirrje Kosovës ta pezullojë “menjëherë” vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), i cili autorizon përdorimin e euros si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.