Foto ilustruese

Një plagosje më thikë ka ndodhur në afërsi të shkollës “Muço Delo” në Vlorë.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi bën me dije se dy të rinj janë konfliktuar me dy të tjerë.

Sherri ka degraduar në përplasje me thikë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej tyre. Të plagosur janë Xhuljano Hodaj 20-vjeç dhe Enea Tafili 18-vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje. Të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital për ndihmën e parë mjekësore, ndërkaq është bërë arrestimi i një prej autorëve dhe është vendosur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Top Channel