Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës” .

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasi Xh. G., është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur para pak orësh në aksin Fier-Seman në vendin e quajtur Ferm Çlirim, ku janë përfshirë 3 mjete. Sipas të dhënave , dyshohet se janë plagosur 2 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses dhe policia për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel