VIDEOLAJM/ Flakë dhe tym! Zbardhen pamjet nga incidenti në Korçë, Policia evakuon banorët e pallatit

03/02/2024 08:18

Zbardhen pamjet nga incidenti në Korçë, ku një apartament ka marrë flakë në një pallat në unazën e qytetit.

Zjarri ka rënë në banesën e një të moshuare. Materialet e djegura në brendësi të apartamentit kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi të cilat kanë mbuluar të gjithë godinën. Ndërkaq, 64-vjeçarja me inicialet R.E. mbeti e asfiksuar nga tymi dhe tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel