E premte, 14 Qershor 2024
15:41
Korrupsioni në ARRSH/ Gjykata e Posaçme zbut masën e sigurisë për biznesmenin

Gjykata e Posaçme vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë për biznesmenin Ervis Lami, nga arrest në burg, në arrest në shtëpi, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

15:36
Kërkojnë heqje të “arrestit shtëpiak”, regjistrohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e Berishës dhe Malltezit

Regjistrohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

15:30
Gruaja e gëlltitur nga aligatori 5m i gjatë, identifikohet nga kamerat e policisë në Florida (fotot)

41 vjecarja Sabrina Peckham është identifikuar si viktima e gjetur e gëlltitur nga një aligator 5 metra i gjatë në SHBA, pasi policia ishte thirrur për të kapur zvarranikun gjigant me barkun e fryrë.

15:25
Divjakën e punojnë indianët/ Punësohen në fermat bujqësore me paga që shkojnë deri në 1 mijë euro

Mungesa e fuqisë punëtore dhe nevojat e larta për punëtorë në sektorin e bujqësisë ka bërë që shumë nga ta që kanë investuar në bujqësi ti kthejnë sytë nga tregu i huaj.

15:16
Urimi për Kurban Bajramin/ Myftiu i Korçës përcjell mesazhin për besimtarët myslimanë

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për të gjithë besimtarët, të cilëve iu është drejtuar edhe me thirrjen për më shumë bujari dhe solidaritet me ata që janë në nevojë.

14:53
Miqtë e Jennifer Lopez parashikojnë se pas divorcit me Ben Affleck ajo mund të riktheht me një tjetër ish!

Thashethemet po qarkullojnë se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në prag të shpalljes së divorcit, me burime që sugjerojnë se një deklaratë zyrtare është e afërt.

14:47
Ndotja e liqenit të Komanit/ Balluku dhe punonjës të KESH nisin pastrimin e zonës

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare edhe këtë vit ka nisur punën për pastrimin e liqenit të Komanit nga mbetjet të cilat depozitohen përmes prurjeve që vijnë nga lumenjtë. Janë tre anije të KESH të cilat po punojnë për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve.

14:46
S’ka marrëveshje për Gazën? Biden “shuan shpresat”: Jo në të ardhmen e afërt!

Shpresat ishin të mëdha, por presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden deklaroi se nuk pret të arrihet një marrëveshje armëpushimi për luftën në Gazë në një të ardhme të afërt.

14:39
Trump “i pashqetësuar’ nga gjyqet, takohet me ligjvënës në Kapitol!

Ish-Presidentit Donald Trump iu ofrua një pritje entuziaste nga ligjvënësit republikanë pas rikthimit në Washington në vazhdën e shpalljes fajtor në gjyqin kundër tij në Nju Jork.

14:36
Gjermania “përplaset” me SHBA për Kosovën? Rohde i përgjigjet ambasadorit Hill

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së bujshme të një dite më parë të kreut të misionit diplomatik amerikan në Beograd, Christopher Hell, i cili u shpreh se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk duhet kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

14:34
Skenarët e mundshëm të fatit të Belerit/ Nën hetim për korrupsion, i zgjedhur si eurodeputet në PE

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zqaruar skenarët e mundshëm të fatit të Fredi Belerit, ndërsa pritet më 25 qershor vendimi i Apelit të Posaçëm.

14:29
Gjermania rikthen shërbimin ushtarak? Çfarë e frikëson Berlinin!

Ushtria gjermane i ka tkurrur radhët e saj, e në një kohë përshkallëzimi të retorikave të luftës mes NATO-s e Rusisë, ministri gjerman i mbrojtjes propozon një koncept të ri, i cili parashikon shtimin e trupave të Bundeswehr-it.

14:26
G7 dritë jeshile! Ukraina 50 mld USD nga asetet ruse, Rusia sulmon me dronë

Ukraina e mori nga G7-tat dritën jeshile të ndihmës financiare: Grupi i 7 vendeve më të industrializuara të botës u pajtua që të përdoren asetet e ngrira ruse për të mbledhur 50 miliardë dollarë, të cilat ta ndihmojnë Kievin të përballojë pushtimin e Moskës.

14:13
EMRI/ Tentoi të vriste një person me armë zjarri, vihet në pranga 57-vjeçari i dënuar me 15 vite burgim

Një 57-vjeçar i dënuar me 15 vite burg për tentativë vrasjeje në vitin 2019 është arrestuar në Korçë.

14:07
Jori Delli rikthehet sonte në Top Channel, bën njoftimin për fansat!

Ish banorja e “Big Brother VIP Albania 2” Jori Delli ka ngacmuar ndjekësit e saj më anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

14:02
E pamundur të blesh shtëpi! Njihuni me qytetet më të shtrenjta në botë, zbuloni arsyet

Gjatë dy dekadave të fundit në shumë vende, jo më pak në Shtetet e Bashkuara, është bërë shumë më e vështirë të blesh një shtëpi.

13:47
E rëndë! Babai në gjendje të dehur vret me thikë vajzën e tij 21 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, një person ka vrarë me thikë vajzën e tij, i dyshuari raportohet se ka qenë në gjendje të dehur.

13:45
Shtyhet gjyqi i Belerit/ Vendimi për të do të jepet më 25 qershor, kryetari i zgjedhur i Himarës në seancë: E kam ndërgjegjen e qetë

Dhionisis Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës, prej një jave edhe eurodeputet në Parlamentin Europian, i bëri thirrje ndërgjegjes së gjyqtarëve antikorrupsion përpara se ata të vendosin nëse e shohin apo jo fajtor për shitblerjen e votave lokale të 2023.

13:42
Shkëlzen dhe Liri Berisha drejt Suedisë për diplomimin e djalit, ish-kryeministri e uron nga arresti shtëpiak (Fotot)

Sali Berisha ka bërë një postim në Facebook, ku njoftoi për një gëzim familjar ditën e djeshme, pasi djali i Shkëlzen Berishës ka përfunduar gjimnazin në Suedi, ku jeton me të ëmën.

13:29
Mbështetësit e opozitës shkaktuan trazira dhe hodhën molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, shoqërohen pesë protestues në polici

Pesë persona janë shoqëruar në polici, pas trazirave të shkaktuara gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës.

13:19
Konstituohet Komisioni Antikorrupsion, PD bojkoton mbledhjen, Spiropali: Dora jonë mbetet e shtrirë për deputetët e opozitës

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të konstituimit.

13:18
Seanca në Apel/ Beleri: E kam ndërgjegjen e qetë, dua që ju…! Prokurori: Nuk ka shkelje në provën e përgjimit, është në përputhje me dispozitat ligjore

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur fjalën e Fredi Belerit në gjyqin që po mbahet këtë të premte në Apelin e Posaçëm.

13:03
Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 68-vjeçari

Një 68-vjeçar është hetuar në gjendje të lirë, sepse tentoi të dilte nga Shqipëria me 20 750 euro, pa i deklaruar.

12:57
“Na konkurron gruri i Serbisë”/ Nis korrja e drithit, fermerët ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto, na mbyti importi

Në Seman te Fierit ka filluar sezoni i korrjes së elbit dhe grurit. Edhe pse prodhimi është i mbarë falë edhe kushteve atmosferike, fermerët në Seman janë të zhgënjyer nga çmimi i ulët i drithit.

12:40
Seanca në Apelin e Posaçëm për Belerin/ Avokatët: Autorizimi për përgjimin, në kundërshti me ligjin! Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares

Në Apelin e Posaçëm po mbahet seanca gjyqësore për Alfred Blerin, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

12:31
Apeli ia dha vulën Berishës, Ambasada e SHBA reagon për Top Channel: Pozicioni ynë për non gratat s’ka ndryshuar, të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes…

Ambasada amerikane ka reaguar sot ekskluzivisht për Top Channel, pak ditë pasi Apeli vendosi t’i kthejë vulën e PD-së, ish kryeministrit Sali Berisha.

12:26
Ndotet liqeni i Komanit! Pamja më e keqe për pushuesit e turistët që zgjedhin ta vizitojnë

Liqeni i Komanit, një ndër zonat më të bukura të Shqipërisë dhe më të vizituara, po përballet prej ditësh me një situatë të rëndë prej ndotjes.

12:19
Zonat e mbrojtura, 800 mijë vizitorë/ Rama ndan pamje nga peizazhet e parkut natyror Korab-Koritnik

Turistët vendas e të huaj po vizitojnë gjithnjë e më shumë  parkun natyror Korab-Koritnik.

12:14
Shtatë turistë francezë përfundojnë në spitalin e Lushnjës/ Furgoni me të cilin udhëtonin drejt Beratit përplaset me një autokombajnë

Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës.

12:00
Protesta para bashkisë së Tiranës/ Hidhet molotov drejt godinës, u vihet flaka gomave! Përplasje me policinë, kundërpërgjigje me gaz lotsjellës

Opozita veproi me të njëjtin skenar edhe këtë të premte në protestën para Bashkisë së Tiranës.

11:50
Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç

Temperaturat e larta përbëjnë një kërcënim për fertilitetin mashkullor, sipas një studimi të ri nga studiuesit nga Singapori. Sipas studimit, ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme të larta dyfishon mundësinë e meshkujve për të pasur një numër të ulët të spermës.

11:46
Satira e Gjekmarkajt për festën e PS: Të gjithë po i gëzoheshin nisjes për në Gjermani, kur qejfe e humore u prishën prej…

Nga Agron Gjekmarkaj

11:38
Udhëtonte me mjetin e shërbimit, polici përplas dy makina! Plagosen tre persona

Një polic ka aksidentuar dy makina të tjera, teksa drejtonte mjetin e shërbimit.

11:37
Parti e re pasi humbi vulën? Zbulohet lëvizja më e fundit e Lulzim Bashës. Ja tre deputetët që janë lëkundur pasi Berisha fitoi në Apel

Humbja e vulës dhe logos zyrtare të Partisë Demokratike zuri të pa përgatitur grupimin që deri para vendimit te Apelit e zotëronte atë.

11:27
Sezoni turistik/ Policia e Shtetit merr masa për lehtësimin e qarkullimit, ja akset rrugore ku do të zbatohen kufizimet

Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shtetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare. Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, […]

11:26
23-vjeçari denoncoi largimin nga banesa të bashkëshortes, gjendet e reja! Çfarë deklaroi për policinë

Një 20-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa e bashkëshortit të saj, është gjetur ditën e sotme. 

11:24
Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut! Nusja masakron për vdekje burrin dhe vjehrrin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maqedoninë e Veriut, ku nusja ka kryer një krim të dyfishtë.

11:07
Dortmundi, kuq e zi/ Rama: Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur! Cilido qoftë rezultati i ndeshjes…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi media e huaj ESPN shkroi se UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten që në Dortmund të presin 50,000 tifozë shqiptarë, të cilët do të ndjekin ndeshjen e së shtunës kundër Italisë, e para për skuadrën kuqezi në kampionatin europian që starton sot zyrtarisht kundër Italisë në Dortmund.

11:03
Ekskluzive! Ish-banorët e BBV bëhen bashkë sonte në “Top Arena” me mision të veçantë

Me nisjen e ngjarjes madhështore të futbollit, “Euro 2024”, sonte në ekranin e Top Channel nis edhe “Top Arena”, nën drejtimin e Edi Manushit dhe Alesia Bamit.

10:57
Rezultatet e dobëta në zgjedhjet e PE-së, Mitsotakis nis lëvizjet! Zëvendëson shumicën e kabinetit të tij (Emrat)

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet për PE kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka anuluar një mbledhje të kabinetit të tij dhe duket se do të kalojë në zëvendësime të shumicës së kabinetit të tij. 

10:46
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme intensive me dronë, dëmtohen cisternat në një depo nafte

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer sulme me dronë gjatë natës dhe mëngjesit e sotëm, një ditë pasi G7 vendosi t’i japë Kievit një hua prej 50 miliardë dollarësh duke përdorur asetet e ngrira ruse.

10:30
Forcimi i bashkëpunimit në hetimin e krimit ndërkufitar/ DelegacionI i Prokurorisë Themelore të Prishtinës vizitë në Tiranë

Një delegacion i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, i kryesuar nga kryeprokurori i saj Zejnullah Gashi kreu një vizitë një ditore në Tiranë, ku zhvilloi takime me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Arens Çela.

10:14
Bomba, gurë dhe shishe/ Një bandë sulmon autoritetet greke, tre policë të plagosur! Nëntë persona të arrestuar

Një incident i rëndë ka ndodhur në një lagje të vjetër të Athinës Exarchina, ku disa policë dhe një grup personazh të panjohur janë përleshur me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit.

10:07
Vidhnin kioskat në qytetin e Elbasanit, vihen në pranga dy bashkëpunëtorët

Dy persona janë vënë në pranga, pasi kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për vjedhjen e kioskave në qytetin e Elbasanit.

10:07
VIDEO/ Biden “humbet” sërish! Meloni nxiton për ta ndihmuar, e çon pranë liderëve të tjerë për të bërë foto

Presidenti 81-vjeçar i SHBA-ve, Joe Biden, u pa duke u larguar gjatë një demonstrimi me parashutë në samitin e G7.

09:54
A ka miq në industrinë e muzikës?! Miley Cyrus: Disa artistë…

Miley Cyrus mban një rreth të ngushtë shoqëror kur bëhet fjalë për artistë të tjerë.

09:50
“Një bandit shqiptar në Dubai ofroi 1 milion euro për të shkarkuar Tonin Vocajn”, Karamuço: Dy emrat që do e zëvendësonin ishin…

Ervin Karamuço i ftuar në “Top Story” ka treguar se disa muaj më parë një kriminel shqiptar nga Dubai ka ofruar 1 milion euro vetëm për të shkarkuar Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

09:45
Brenda 24 orëve Bashës i ikën edhe një deputet tjetër. Çollaku: Jam e mbetem me PD. Ja si i përgjigjet mbështetësi i Berishës

Brenda 24 orëve Lulzim Bashës iu largua edhe një deputet tjetër, Kreshnik Çollaku, pasi Apeli i hoqi vulën.

09:32
A do ta shpëtojë Kryemadhi nga burgu Metën? Juristi në “Top Story”: Po i krijojnë mundësi…

Juristi Gentjan Rumano deklaroi në “Top Story” se Monika Kryemadhi dhe llir Meta po i krijojnë hapësirë njëri-tjetrit në lidhje me akuzat e SPAK.

09:27
Opozita protestë para Bashkisë së Tiranës, Policia e Shtetit publikon masat

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e sotme, më datë 14 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e […]

09:23
Aksident në Shkozë/ 55-vjeçari përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin Shkozë.

09:21
Mitsotakis në krye të BE?/ “Politico” flet për një komplot të Charles Michel kundër Ursula Von der Lyen

Portali europian “Politico” thekson në një artikull të tij sot se ekziston një plan i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për të “shkatërruar” Ursula von der Leyen, duke vendosur në pozicionin e saj kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

09:14
Dortmundi, kuq e zi! Mediat e huaja: Nesër në stadium 50 mijë shqiptarë për Kombëtaren kundër Italisë! Tifozë italianë vetëm 10 mijë

UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten që në Dortmund të presin 50,000 tifozë shqiptarë, të cilët do të ndjekin ndeshjen e së shtunës kundër Italisë, e para për skuadrën kuqezi në kampionatin europian që starton sot zyrtarisht kundër Italisë në Dortmund.

09:04
EMRAT/ Kishin ngritur tre shtëpi bari, pesë të arrestuar në Greqi! Mes tyre dy shqiptarë

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal i cili kishte ngritur 3 shtëpi bari në Athinë.

09:00
Meta në SPAK për tre orë, Karamuço: Qëndrimi bipolar i tij tregoi shumë! Në emër të tyre ka letra anonime për…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, analizoi veprimet e kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili u thirr sot në SPAK.

08:57
“I çova në gjykatë, SPAK-u t’i hetojë”/ Curri i revoltuar me policinë rrugore, tregon çfarë i ndodhi pasi e filmoi makina inteligjente

Arjan Curri ka akuzuar policinë rrugore për abuzim të vënies së gjobave njerëzve të thjeshtë, ku i hiqet patenta dhe i vendosin gjoba me shumë të mëdha.

08:45
Arsyeja e vërtetë pse meshkujt bien në gjumë pas seksit!

Keni pasur ndonjëherë seksin më tronditës, që të ndryshon botën dhe të befasojë mendjen në jetën tuaj, vetëm për t’u rrokullisur për të gjetur partnerin tuaj tashmë të vdekur?

08:43
Zaniolo drejt rikthimit në Itali, arrin marrëveshjen me klubin zikaltër

Nicolo Zaniolo drejt rikthimit në Serinë A. Fantazisti italian, i cili mbylli sezonin te anglezët e Aston Villës, është rikthyer te Galatasaray, klub që zotëron kartonin e tij prej shkurtit të 2023-shit, por jo për të qëndruar gjatë në Turqi.

08:28
Arsyeja astrologjike pse nuk duhet t’i besoni askujt këtë javë, madje as vetes!

Lumturisht, periudha astrologjike për sezonin e Binjakëve dhe muajin e gëzuar të qershorit ka qenë pothuajse e qetë. Këtë javë, Mërkuri, planeti i komunikimit dhe Venusi, planeti i estetikës dhe tërheqjes, janë te Binjakët dhe të dy po formojnë një shesh të përafërt me Neptunin, planetin e ëndrrave, drogave dhe iluzioneve te Peshqit.

08:15
Aksionarët e Tesla-s miratojnë paketën e pagës për Elon Musk, zbulohet shifra marramendëse që do të paguhet CEO i kompanisë  

Aksionarët e Tesla kanë miratuar një marrëveshje pagese prej 45 miliardë dollarësh për CEO-n e kompanisë Elon Musk, pas një referendumi të kontestuar ashpër mbi udhëheqjen e tij.

08:15
Shi dhe vranësira! Këtë të premte moti merr kthesë, ja sa do shkojnë temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

07:52
Samiti i Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore, në fokus përshpejtimi i integrimit evropian

Mesazhet për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), ruajtja e paqes dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe afrimi me tregun e përbashkët evropian, ishin në fokus të samitit të krerëve të shteteve dhe të qeverive të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP).

07:40
Tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit.

07:38
“Është një kombëtare që lë gjurmë”/ Europiani 2024, Bogdani: Kush nënvlerëson Shqipërinë do të ketë probleme

Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares shqiptare me 18 gola, deklaron se Shqipëria ka shanse për të shkuar edhe si një nga të tretat më të mira.

07:26
Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10-vjeçare të sigurisë, presidenti ukrainas: Ditë historike!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e kanë nënshkruar më 13 qershor një marrëveshje sigurie 10-vjeçare, të cilën ata e përshëndetën si një moment historik në marrëdhëniet midis vendeve të tyre.

07:10
VIDEO/ Starton Europiani, Bufon: Kujdes Shqipërinë, do ta skuqin stadiumin

Të shtunën në “Iduna Park” luhet Shqipëri-Itali, e vlefshme për Grupin B të Europianit 2024.

E enjte, 13 Qershor 2024
23:09
“Ose do të pranosh që unë të të prek me dorë ose…”/ Rita Petro tregon rastin e ngacmimit në fillimet e saj të karrierës…

Rita Petro, e ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty”, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe si nisi gjithçka për të në rrugën e artit dhe jo vetëm…

22:58
Si arriti Durim Bami të largohej drejt Dubait? Gazetarja Dorjana Bezat: Ishte objektiv atentatesh, e dinte mirë se…

Gazetarja Dorjana Bezat ndau disa detaje në lidhje me largimin dhe më pas arrestimin e Durim Bamit, në Dubai.

22:52
Begaj, apel për bashkëpunim në Shkup/ Tirana do të marrë kryesimin e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, deklaroi nga Shkupi se Shqipëria mbetet një mbështetëse entuziaste dhe proaktive e bashkëpunimit rajonal.

22:48
“Meta dhe Kryemadhi janë ndarë”, Karamuço këshillon çiftin të mos flasin në telefon

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, këshillon çiftin Meta-Kryemadhi të mos komunikojnë në telefon me njëri-tjetrin.

22:28
Shpërthen zjarri në depon e asfaltit në Irak! Raportohet për të zhdukur dhe plagosur

Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën mbrëma në një depo të asfaltit të një rafinerie nafte në rajonin e Kurdistan të Irakut.

21:59
“Projekt i guximshëm, i hapur për publikun”/ Piramida e Tiranës nderohet me një tjetër çmim nga juria prestigjoze

Projekti i transformimit të Piramidës së Tiranës ka marrë një tjetër çmim prestigjoz nga juria e WAN Awards EMEA.

21:51
“Kush vlerëson SPAK, turpëron fjalën baxhellë”, analisti për deklaratën e Metës: Uroj të mos e kishte për të shoqen! E bëjnë për të shpëtuar veten

Analisti Arian Curri komentoi deklaratën e fortë të Ilir Metës këtë pasdite, kur tha se “nëse ka në këtë sallë nga ata që vlerësojnë SPAK, turpërojnë fjalën baxhellë”.

21:49
Pronari i imobiliareve refuzon akuzën e vrasjes së ish-të dashurës, trupi i të cilës u gjet në hotelin me 5 yje në Angli (fotot)

Një 60 vjeçar, drejtor kompanie pronash është deklaruar sot i pafajshëm ndaj akuzave të vrasjes së ish-të fejuarës së tij 54 vjeçare, e cila u gjet e vdekur në një hotel luksi të frekuentuar nga skuadrat kombëtare të futbollit e regbisë së Anglisë.

21:46
U dhunua barbarisht me sende të forta/ Del nga koma pas 15 ditësh avokati Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga koma pas 15 ditësh, pasi u dhunua në 29 maj në rrugën “Pjetër Bogdani”, pasi la fëmijën në kopsht.

21:43
U bllokuan në kanionet e Gjipesë, shpëtohet çifti belg! Gjendja e tyre shëndetësore…

Prej më shumë se 10 orë çifti nga  Belgjika kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Gjipesë zonë midis Dhërmiut dhe Himarës.

21:24
Përndoqi dhe përplasi kolegen, arrestohet polici në Himarë

Festim Xhafaj, efektivi i komisariatit të policisë së Himarës, i shpallur në kërkim pasi dyshohet për përndjekje ndaj koleges së tij, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes.

21:16
Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, Barella e Fagioli bashkohen në stërvitje me Italinë

Nicolo Barella dhe Nicolo Fagioli janë bashkuar me skuadrën e Italisë në stërvitje pasditen e kësaj të enjteje.

21:00
“Me Saliun bënte karrierë kush shtypte socialistët”/ Veliaj me socialistët e Njësisë 8: Sot jetojmë në ditët më të mira të Tiranës dhe të Shqipërisë

Me takimin e mirënjohjes me strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë 8, Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj falenderoi çdo socialist që ka kontribuuar në vitet më të vështira të partisë, por edhe shtoi se ky 33-vjetor i themelimit të PS është edhe një moment për theksuar punën e madhe që është bërë për Tiranën dhe Shqipërinë.

20:47
Ministrat nga tetë vende të BE-së i kërkojnë Borrellit të frenojë lëvizjen e diplomatëve rusë

Ministrat e Jashtëm nga tetë vende të Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke i kërkuar të frenojë lëvizjen e diplomatëve rusë në zonën Shengen, me shqetësimin e tyre se lëvizja e lirë e diplomatëve lehtëson “veprimtaritë keqdashëse”.

20:45
Fiks Fare/ Ngatërrohen emrat në Tatime, familja bëhet me “dyqan” dhe me gjoba të papaguara. Fiksi zgjidh problemin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një problematike në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Elbasan.

20:25
Zyrtare/ Bayer Leverkusen “rrëmben” një nga lojtarët më të mirë të Girona-s

Bayer Leverkusen ka nisur nga puna për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm, me kampionët e Gjermanisë që kanë si qëllim të ruajnë titullin e Bundesliga-s.

20:23
Pesë lëngjet natyrale që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes

Lëngjet mund të jenë një mënyrë e shijshme dhe freskuese për të marrë disa lëndë ushqyese që i nevojiten trupit tuaj, të cilat mund të mos i merrni çdo ditë përmes ushqimit.

20:01
“Shkupi po bën provokime”/ Dy ish-kryeministrat, Tsipras dhe Zaev, i kërkojnë BE-së të marrë masa ndaj drejtuesve të rinj

Me një artikull të përbashkët te portali “Euroactiv”, dy ish-kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se pas zgjedhjeve të fundit, lidershipi i ri në Shkup ka bërë deklarata provokuese, duke shkelur frymën e Marrëveshjes së Prespës.

19:54
Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë, publikon foton nga spitali me dy djemtë

Olta Gixhari ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë.

19:44
Beleri kërcënon nga burgu: S’duam ta pengojmë Shqipërinë në BE, por..

Me telefon nga burgu, Fredi Beleri insistoi përsëri të tregonte në një intervistë për Reuters se të vetmin vendim të drejtë do të konsideronte lirimin e tij, dhe qëndrimin prapa hekurave nën akuzat e blerjes së votës i përshkroi sërish edhe për agjencinë e njohur të lajmeve si të pavërteta e të motivuara politikisht.

19:43
Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, arrestohet punonjësi i IMT-së në Berat

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në kuadër të procedimit penal me nr.339 të vitit 2024, në bashkëpunim dhe me Oficerët e krimit ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ka arrestuar në flagrance shtetasin P.K. me detyrë inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit Berat.

19:42
Gjykata e Durrësit, numri i pakët i gjyqtarëve dhe godina e pamjaftueshme cenojnë dhënien e drejtësisë

Në Durrës, mungesa e hapësirave dhe mbingarkesa e gjyqtarëve po dëmton procesin e dhënies së drejtësisë për qytetarët.

19:28
Mijëra peshq të ngordhur mbeten në lagunën e tharë në Meksikë (fotot)

Mediat publikonin ost pamje të mijëra peshqve të ngordhur në luginën Bustillos në veri të Meksikës ku ujërat kanë pësuar një rënie të konsiderueshme të nivelit.

19:16
Kryemadhi deklaroi se ndahet me bashkëshortin për sulmet ndaj SPAK, Meta: Kush e vlerëson Prokurorinë e Posaçme pas fakteve që kanë, turpëron fjalën baxhellë

Ilir Meta ka dalë sërish para mediave, për të tretën herë sot, me deklarata të fortë dhe tone të ngritura, duke sulmuar SPAK dhe prokurorët e këtij institucioni.

19:05
I ati në listën e zezë nga SHBA për korrupsion, djali i politikanit shqiptar merr licencë për hapjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës në Maqedoninë e Veriut, i cili është pjesërisht në pronësi të djalit të kryetarit të kësaj komune, Ramiz Merko, Genc Merko ka marrë licencën për hapjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

18:59
Muslimanët në Bangladesh mbushin tregjet e kafshëve para festës së Kurban Bajramit (fotot)

Muslimanët në Bangladesh shiheshin sot të mbushnin tregjet e kafshëve të sakrificës, teksa miliona njerëz në vend përgatiten për festën e Kurban Bajramit.

18:54
Sara Gjordeni kafshon Bardhin, Egla i del në mbrojtje këngëtarit: Lere rehat…

Sara Gjordeni dhe Bardhi shpërndajnë vazhdimisht momente të bukura nga marrëdhënia e tyre dhe pritja e ëmbël.

18:46
Fotot/ Xhensila Myrtezaj “çmend” fansat, publikon pamjet sensuale dhe nxjerr në pah hiret e trupit

Edhe pse nënë e dy fëmijëve, Xhensila Myrtezaj ruan linja trupore fantastike.

18:31
Sondazhi: E djathta e Le Pen pritet të fitojë parlamentin me zgjedhjet e reja në Francë (fotot)

Grupi i të djathtës franceze ‘Mitingu Kombëtar’, i drejtuar nga Marine Le Pen, do të marrë për herë të parë kontrollin në parlament me 31% të votave, teksa ‘Rilindja’ e presidentit Emmanuel Macron do të renditet e treta me 18%, më pak se një aleancë e partive të majta që do të fitojë rreth 28% të votës, parashikonte sot një sondazh i publikuar nga mediat në vend.

18:23
“Shqipëria e meriton të jetë në Europian”, sulmuesi italian kundër trajnerit: Nuk jam një përtac!

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë.

18:15
Hailey Bieber zbulon vështirësitë e shtatzënisë: Kush më tha që…

Modelja Hailey Bieber, do të bëhet nënë për herë të parë. Së fundmi, ajo ka treguar vështirësitë që po kalon gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë.

18:10
E trishtë/ Injoroi simptomat, grimierja e të famshmëve humb jetën nga tumori në kokë, vetëm 35-vjeçe

Ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare grimierja e të famshmëve rreth një vit pasi u diagnostikua me tumor në kokë.

18:06
Përfundon ndërtimi i urës që lidh dy fshatra në Shkodër, Rama shpërndan videon piktoreske

Ura e Gimajve, që lidh fshatrat Gimaj dhe Nenmavriq me rrugën kryesore në Bashkinë e Shkodrës ka përfunduar dhe është gati për mjetet dhe këmbësorët.

18:02
Video/ Izraeli përdor katapulta për të ndezur zjarre në pyjet e Libanit mes tensioneve me Hezbollah (fotot)

Ushtria izraelite raportohej se përdorte armë mesjetare për të ndezur zjarr në pyjet në jug të Libanit, duke thëne se e bënte “për të ekzpozuar militantët e Hezbollah” që fshiheshin në zonat pranë kufirit.