E mërkurë, 05 Mars 2025
06:56
E mërkurë me diell, ja sa shkojnë temperaturat

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

05:16
“Groenlandën do e marrim, tarifa të tjera në 2 prill”, Donald Trump fjalim 100 minuta në Kongres: Mora letër nga Zelenski, është gati të nënshkruajë

Presidenti Trump foli sot për 1 orë e 40 minuta në Kongres lidhur me vizionin e tij mbi ekonominë, emigracionin dhe politikën e jashtme.

04:53
Mjekët i kishin dhënë vetëm pesë muaj jetë pasi u diagonistikua me kancer në tru, Donald Trump e bën 13 vjeçarin agjent të Shërbimit Sekret  

Trump thotë se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për dënimin me vdekje për këdo që vret një oficer policie dhe gjithashtu i kërkon Kongresit të miratojë ligje më të ashpra për kriminelët përsëritës.  

04:45
Trump shpall organizata terroriste bandat nga Venezuela dhe Meksika. Cila është “Tren de Aragua” që mori kontrollin e një qyteti në Kolorado

Presidenti Donald Trump deklaroi sot në fjalimin e mbajtur në Kongres se ai ka përcaktuar bandën venezueliane Tren de Aragua dhe kartelin meksikan MS-13 si organizata të huaja terroriste.  

00:40
E papritur, Rizarta çoi në nominim të gjithë banorët veç vetes, Kellyt dhe Mikelës! Gjesti thyen kutinë e imunitetit!

Rizarta si liderë e shtëpisë kishte në dorë të zgjidhte tre banorë për t’iu dhënë imunitet.

00:06
“U bëra përdorues i drogës dhe alkoolit”, rrëfimi tronditës i Kellyt: Nusja ime është me kancer

Tronditës ishte rrëfimi i Kellyt, kur tha se gruaja e tij është më kancer.

E martë, 04 Mars 2025
23:45
Lojë apo ndjenja të vërteta?/ Ola i shprehu pëlqim Jozit, Loredana në lot shpërthen keq ndaj banores: E pacipë, je kokrra e turpit!

Loredana e ka pritur në lot momentin ku Ola rrëfente se kishte ndjenja për Jozin.

23:22
Loredana shikon Olën dhe Jozin që shprehin pëlqim për njëri-tjetrin, banorja nuk i mban dot lotët

Me lot në sy e ka parë Loredana klipin ku Ola fliste për pëlqimin që ka ndaj Jozit, e ndërsa ky i fundit shprehej se nëse do t’ia pohonte në sy do ta vlerësonte.

23:09
Riarmatimi, prova e BE-së për t’i shndërruar fjalët në vepra

Me vendimin e beftë të Uashingtonit për të pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën në sfond, udhëheqësit e shqetësuar të Bashkimit Evropian do të takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar hapat për të forcuar mbrojtjen e BE-së kundër Rusisë.

22:54
Champions/ Derbi i parë i Madridit i shkon Realit! “Galaktikët” mundin në shtëpi Atleticon, por çdo gjë mbetet e hapur! Arsenali luan “tenis” me PSV

Liga e Kampionëve ka mbyllur katër ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave, me tetë skuadra që zbritën në fushë mbrëmjen e sotme.

22:47
“Më ke sulmuar”/ Çfarë e “krisi” raportin mes Amberit dhe Gertës pas rihyrjes së banores?

Amber dhe Gerta kanë pasur disa debate me njëra-tjetrën, pas rifutjes së banores në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

22:23
“Lojtarët më hileqarë”/ Neda Balluku komenton raportin e Rozanës me Laertin, banorja: E ke personale

Opinionistja Neda Balluku ka komentuar sot raportin mes Rozanës dhe Laertit, të cilët i cilësoi si lojtarët më hileqarë të këtij edicioni.

22:20
Marrëveshja me PD për koalicion në zgjedhjet e 11 majit, Meta reagon nga burgu: Vota masive e shqiptarëve për ne do të sjellë ndryshimin

Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas miratimit të marrëveshjes për hyrjen në koalicionin opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

21:55
“Janë një banor i vetëm”/ Gerta për Laertin dhe Rozanën: Nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin

Raporti mes Rozanës dhe Laertit ka ngritur shpesh dyshime te banorët e tjerë, me Gertën që i akuzon ata si një banor i vetëm.

21:54
Pas përplasjes në Zyrën Ovale dhe largimit të Zelenskyt, dritë jeshile për nënshkrimin e marrëveshjes së shumëpërfolur, ç’do ndodhë këtë mbrëmje

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e shumë debatuar për mineralet, pas një takimi katastrofik në Zyrën Ovale të premten, në të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u largua.

21:25
“Reforma në drejtësi nuk preket!” Ambasadori Gonzato: Pavarësia e gjyqësorit, jetike për një shtet

“Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme”! Është ky mesazhi i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili nënvizon rëndësinë e pavarësisë dhe integritetit të magjistratëve.

21:22
Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës

Prime i kësaj të marte ka nisur në një mënyrë tepër të pazakontë, me Ledion Liçon që u fut në shtëpi.

21:20
Trump shënon tjetër fitore, kompania amerikane blen dy portet kryesore të Kanalit të Panamasë pasi presidenti tha që kontrollohet nga Kina

Gjigandi amerikan, BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte kryesore në Kanalin e Panamasë nga pronari aktual nga Hong Kongu në një marrëveshje me vlerë 22.8 miliardë dollarë, pas presionit nga presidenti, Donald Trump mbi ndikimin kinez në këtë rrugë ujore.

20:54
Sekuestrohen në portin e Dunkirk rreth 10 ton kokainë, shifër rekord për Francën!

Gati 10 ton kokainë u kapën këtë fundjavë në portin e Dunkirk në veri në Francës, duke shënuar një sasi rekord të kapur ndonjëherë në vend.

20:45
Një eliminim dhe një histori emocionuese/ Ndiqni spektaklin e “Big Brother Vip” për shumë surpriza

Pas 72 ditësh, dinamikat në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë më të “nxehta” se kurrë. Ndjenja që lindin, thyhen, rikthehen, e nga ana tjetër, shumë debate dhe aleanca të fshehta.

20:41
VIDEO/ Aston Villa ia del në Belgjikë, anglezët mundin Club Brugge dhe hedhin një hap drejt çerekfinaleve të Champions-it

Aston Villa ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të raundit 1/16-ave të Ligës së Kampionëve, duke triufmuar 1-3 përballë Club Brugge.

20:40
Fiks Fare/ Mashtroi duke i marrë një qytetari 4.500 euro për dokumentet greke: Mos më nxirrni në televizor se më prishni imazhin

Emisioni Fiks Fare ka sjellë rastin e një emigranti në Greqi i cili është mashtruar nga një shqiptare atje. Manjola Thanasko i ka marrë atij 4 mijë e 500 euro që ta pajisë me dokumente greke, por që nuk e ka bërë.

20:25
Presidenti Trump dhe prodhuesi tajvanez i mikroprocesorëve njoftojnë planet për ndërtimin e pesë fabrikave në SHBA

Gjigandi tajvanez i prodhimit të mikroprocesorëve, njoftoi të hënën planet për të investuar 100 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar pesë fabrika të tjera për prodhimin e mikroprocesorëve gjatë viteve të ardhshme.

20:20
Ekskluzive/ Igli Tare drejt Milanit, ish-drejtori i Lazios reagon për Top Channel: Orë vendimtare

Rreth 5 vite më parë Igli Tare ishte drejtori sportiv i Lazios dhe ndër më të lakmuarit nga presidentët e klubeve të tjera të futbollit italian dhe ashtu si po përflitet dhe diskutohet sot, edhe në atë kohë drejtuesit amerikanë të Milanit, të tjerë nga këta aktualët filluan kontaktet me Igli Taren.

20:15
Rama nxjerr video me Engjëll Agaçin: Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim teksa ai ishte në fije të perit në reanimacion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, duke hedhur poshtë pretendimet e Sali Berishës se ai ishte arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë.

19:55
Hetimi për 15 serbët që humbën jetën, Prokuroria e Beogradit ka ngritur aktakuzë shembjen e strehës në stacionin hekurudhor

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për neglizhencë, që çoi në shembjen e strehës në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

19:55
Trump ironizon Trudeau pas shpalljes së tarifave hakmarrëse: Dikush ti shpjegojë Guvernatorit të Kanadasë që…

Presidenti, Donald Trump nuk ka vonuar për t’iu përgjigjur konferencës së kryeministrit kanadez Justin Trudeau, duke ironizuar vendimin e Kanadasë për tu përgjigjur me tarifa.

19:54
Analiza/ Mustafa Nano: Pse Trump mbetet një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar, skenarët pas 2028

Nga Mustafa Nano

19:50
Dëmet nga alkooli, mjekët tregojnë pasojat: Aritmi edhe tek moshat 20 vjeçare

Trendi i të rinjve drejt alkoolit dhe kokteileve të ndryshme po shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e tyre.

19:46
Pasojat e gripit të shpendëve, zgjerimi i vatrave të infektimit mund të rrisë sërish çmimin e vezëve

Konsumatori shqiptarë duhet të përgatitet për rritjen e çmimit të vezëve.

19:43
Ndryshimet në administratën publike/ Nga reduktimi i letrës te transparenca, zbulohet strategjia për integrimin e Shqipërisë në BE

Për të arritur objektivin Shqipëria e 2030 në Bashkimin Europian, administrata publike po forcon jo vetëm mekanizmat e transparencës dhe profesionalizmit; por pritet që të kthehet dhe në një administratë të gjelbër.

19:37
Debatet në këshillin Bashkiak të Elbasanit/ PD: Mos paguani për inceneratorin, impianti është jashtë funksionit

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Elbasanit është shoqëruar me debate nga anëtarët e opozitës të cilën kanë kundërshtuar miratimin e kontratës së shërbimit publik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve të bashkisë së Elbasanit në impiantin e përpunimit.

19:34
Incidentet në Kuvendin e Serbisë, Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve

Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me incidentin e së martës në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym.

19:26
Marrëveshja Rusi-Bjellorusi, Moska mund të përdorë armë bërthamorë në rast se sulmohet aleati i saj kryesor

Bjellorusia dhe Rusia kanë ratifikuar një marrëveshje mbi garancitë e ndërsjella të sigurisë që i lejon Moskës të përdorë armët e saj bërthamore për të mbrojtur aleatin e saj më të madh.

19:10
“Më doje më shumë se veten”, Unikkatili mesazh prekës për vëllanë e ndjerë: Edhe në momentet e fundit nuk më tregove sepse…

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka reaguar për vdekjen e vëllait të tij, Mentor Palokaj.

18:52
Emrat/ Shitja e kokainës Londër-Ipswich, dënohen me 24 vite burg tre shqiptarët! Paratë i kthenin… në ora Rolex

Tre shqiptarë janë dënuar me burg nga gjykata e Ipswich, pasi u shpallën fajtor për trafikim të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.

18:51
‘Përplasja’ SHBA-BE për Ukrainën, Mitsotakis telefonon Zelenskyn: Vazhdojmë të mbështesim Kievin

Në një moment të veçantë të zhvillimeve diplomatike me SHBA dhe BE sa i përket Ukrainës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

18:38
Zgjatja e afatit për regjistrimin e diasporës, Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën

Me kërkesë të dy anëtarëve të zgjedhur nga opozita, Komisioni Rregullator u mblodh në mënyrë urgjente për të shqyrtuar propozimin e demokratëve që shtynte me 5 ditë afatin e e regjistrimit të diasporës.

18:31
Moska gati të ndërmjetësojë bisedimet SHBA-Iran, zëdhënësi i Rusisë: Jemi gati të bëjmë gjithçka për të rregulluar këtë marrëdhënie

Rusia ka rënë dakord të ndihmojë administratën Trump të bisedojë me Iranin për një sërë çështjesh, duke përfshirë programin bërthamor të Teheranit dhe mbështetjen e tij për aleatët rajonalë anti-amerikanë.

18:15
“Kundërshtarët duan të na shohin në luftë”, kryeministri kanadez mesazh të qartë Trumpit: Nëse nuk ndalon me tarifat…

Në një fjalim drejtuar kanadezëve, kryeministri Justin Trudeau i është drejtuar drejtpërdrejt Donald Trumpit, duke thënë se vendimi i tij për të vendosur tarifa ndaj njërit nga partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara është një gjë shumë e çmendur për ta bërë.

18:15
Koalicioni i opozitës, Berisha kërkon të zgjatet afati i regjistrimit të votuesve nga diaspora

Mallkimi i orës së fundit vijon të përndjekë demokratët të cilët dorëzuan në limitet e skadimit të afatit ligjor koalicionin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet parlamentare te 11 majit.

18:14
E rëndë në Vlorë/ Kalimtarët gjejnë një person pa shenja jete në rrugë, policia rrethon zonën

Një person rreth 40 vjeç është gjetur pa jetë në rrugë afër shkollës Industriale në Vlorë.

17:28
A e kalon dot oqeanin? Rama përgjigjet për marrëdhëniet me Trump: E kaloj sa herë të dua, një surprizë edhe për kënetën

Teksa iu përgjigj komenteve të qytetarëve në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama komentoi marrëdhëniet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

17:25
Lajme të mira për Kombëtaren shqiptare, titullari i padiskutueshëm i Sylvinhos lë pas dëmtimin dhe rikthehet në stërvitje

Lajme të mira vijnë nga Arabia Saudite për Kombëtaren shqiptare, aty ku mbrojtësi kuqezi, Mario Mitaj, i është rikthyer stërvitjes me Al-Ittihad.

17:07
Zelensky nuk heq dorë nga SHBA: Jam gati të punoj nën “drejtimin e fuqishëm” të Trump-it

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të punojë nën “drejtimin e fuqishëm” të presidentit Donald Trump.

16:59
Akuzat për antisemitizëm, SHBA rishqyrtim kontratave me Universitetin e Kolumbias

Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi të hënën se do të rishikojë kontratat federale dhe projektet me Universitetin e Kolumbias, për shkak të akuzave se ky institucion arsimor nuk ka vepruar për t’iu kundërvënë antisemitizmit.

16:57
Papa Françesku nuk do të japë dorëheqjen, Vatikani zbulon se kush do e zëvendësojë atë në ditën e tradicionale të Romës

Papa Françesku nuk do të japë dorëheqjen nga papati i tij mes spekulimeve se ai mund të largohet nga Vatikani pasi pësoi dy episode të dështimit të frymëmarrjes në spital.

16:51
Meksika gati t’i hakmerret SHBA-së me tarifa, presidentja: Deklarata e Shtëpisë së Bardhë për qeverinë tonë, fyese dhe shpifëse

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se do të shpallte tarifa hakmarrëse për importet amerikane në Meksikë, si dhe masat të tjera.

16:32
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve! PD shkon në zgjedhje me PL dhe 24 parti të tjera

Pas mbarimit të afatit ligjor, KQZ procesoi me regjistrimin e subjekteve.

16:25
Afati për regjistrimin e emigrantëve/ Kreu i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj bën thirrje për sa më shumë votime nga jashtë

Teksa zyrtarisht procesi i regjistrimit të Diasporës përfundon këtë të martë, më 4 mars, në Tiranë po kërkohet zgjatja e afatit me 2-3 ditë për ata të cilët kanë pasur parregullsi në regjistrime dhe duhet të riaplikojnë.

16:02
AAPSK dyfishon të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023.

15:44
Kaosi në Parlamentin serb, Prokuroria Themelore në Beograd urdhëron nisjen e hetimeve

Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me incidentin e së martës në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym.

15:31
“Ke lindur me defekt në zemër, për ca topa lekë ke vrarë njerëz”/ Petrit Qoli përplasje me Dumanin në seancën e GJKKO për “Plumbin e Artë”

Në seancën e GJKKO për “Plumbin e Artë”, i penduari i drejtësisë është përballur edhe me Petrit Qolin

15:25
Ulen humbjet e energjisë, gjatë vitit 2024 u prodhua 7.8 mln MWH energji elektrike

Mungesa e reshjeve në 2024 bëri që Shqipëria të prodhojë më pak energji elektrike.

15:20
2025 nis me suficit/ Importet rritën të ardhurat për qeverinë, investimet publike mbetën mbrapa

Performanca pozitive e rritjes ekonomike është përkthyer edhe në buxhetin e shtetit këtë fillimvit.

15:04
EKSKLUZIVE/ Mafia sllave në Vlorë! SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas

Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin e gënjeshtrës dhe më pas dhunë sapo i angazhonin në punë.

15:01
“Mos më fol mua ashtu o legen”/ Nuredin Dumani përballet me Agron Qolin në seancën e ‘Plumbit të Artë’: Ky i lutej zotit të vriste ndonjë dhe të fitonte lekë

Në seancën e radhës në GJKKO, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani zbërtheu vrasjen e bujshme të Fatmira Dedës në vitin 2013, nënës së bosit të drogës, Ervis Deda.

14:50
Situata në Lindjen e Mesme, ekzekutohet kreu i Hamasit në Jenin

Ekzekutohet kreu i Hamasit në qytetin Jenin të bregut Perëndimor nga anëtarë të Policisë izraelite.

14:35
Vendosja e aeroplanmbajtëses amerikane në Korenë e Jugut/ Motra e Kim Jong Un kërcënon administratën Trump: Do të ketë veprime hakmarrëse!

Motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un ka kërcënuar administratën Trump me veprime hakmarrëse për shtimin e “provokimeve” me vendosjen e një aeroplanmbajtëse amerikane në Korenë e Jugut.

14:33
Tërheqja e SHBA, a e mbulon dot BE luftën e Ukrainës? BBC: S’janë vetëm armët…

Në kohën kur nga ana tjetër e Atlantikut mbërriti lajmi i tërheqjes së mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, kryetarja e Komisionit Europian njoftoi se BE-ja po planifikon riarmatosjen dhe vendet anëtare të saj do të mund të sigurojnë së bashku armatime në vlerën e 800 miliardë eurove.

14:31
SPAK ka vënë në përgjim gjyqtarin? Reagon Kushtetuesja: Ka përpjekje për të ndërhyrë në pavarësinë tonë

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aludimet se SPAK ka vënë nën përgjim njërin prej gjyqtarëve.

14:20
“Kur hyra, pashë Talon që po e godiste, zgjati shumë pak”, Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedës: Ajo tentoi të hynte brenda garazhit, por…

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani akuzon Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedës në vitin 2013.

14:20
Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump.

14:02
Kthyen lokalin e VIP-ave në shtëpi publike/ Arrestohet vajza e “Mbretëreshës së telemarketingut” dhe ish-partneri i saj, zbardhen përgjimet: S’mund të fle, do të vijnë!

Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut” dhe Davide Lacerenza, ish-partneri i saj dhe pronari i Gintoneria, një lokal për VIP-at në Milano, janë arrestuar nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Guardia di Finanza.

14:01
EMRI/ Elvis Dervishi në kërkim pas operacionit të SPAK, emërohet Shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufitarit në Sarandë

Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot është emëruar drejtuesi i ri.

13:47
Trump ndërpreu ndihmën ushtarake, kryeministri i Ukrainës: Të vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit me SHBA!

Kryeministri i Ukrainës thotë se vendi i tij është absolutisht i vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Shtetet e Bashkuara, edhe pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake.

13:38
Rindërtimi i Gazës pas luftës, Egjipti shpalos planin, do të kushtojë 53 miliardë dollarë

Plani i Egjiptit për të rindërtuar Gazën do të kushtojë 53 miliardë dollarë.

13:10
Kaosi në Parlamentin serb, plagosen 3 deputete, njëra 8 muajshe shtatzënë. Vuçiç shkon t’i vizitojë në spital

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabić konfirmoi sot se tre deputete janë plagosur dhe njëra prej tyre ndodhet në rrezik për jetën në spital, pas kaosit që shpërtheu në Kuvend.

12:58
Berisha konfirmon 8 vende në listat e sigurta të PD për aleatët: Ata kanë 1/3 e elektoratit shqiptar

Kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi sot tetë vendet në listat e sigurta të PD për aleatët.

12:51
Akuzohen për shpërdorim detyre, SPAK dërgon për gjykim kryetarin dhe zv/kryetarin e Bashkisë së Tropojës

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, dhe zëvendëskryetarin e kësaj bashkie, Abedin Kërrnaja, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, më shumë se një herë.

12:46
Bashkimi rreth koalicionit opozitar, Rama ironizon Berishen: Fronti i Noc Rrokut!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

12:40
Shefi i NATO-s dhe ambasadorët e aleancës ushtarake priten të vizitojnë Kosovën, zbulohet data

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post.

12:40
”I mësuam të gjitha lëvizjet e saj, në orën 7 shkonte tek varrezat”, Nuredin Dumani zbulon planin e vrasjes së Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme që po mbahet për dosjen “Plumbi i Artë”.

12:30
Pas shkarkimit Këshillit Drejtues të RTSH-së nga Parlamenti, zbardhet lista e kandidatëve për anëtarë

Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së është zbardhur këtë të martë.

12:29
Emigrimi i mjekëve… në dekadën e fundit nga vendi janë larguar 2500 mjekë: Humbje e kapitalit human në vend

Emigrimi i mjekëve tanë ka hyrë në një spirale të pandalshme dhe të rrezikshme.

12:25
Pas SPAK, Prokuroria e Elbasanit nis hetim ndaj inceneratorit

Pas SPAK, tashmë Prokuroria e Elbasanit nis hetim ndaj inceneratorit të Elbasanit.

12:19
Blegtorinë e dëmton importi! Qumështi serb vjen me çmim shumë më të lirë se sa prodhimi i fermave shqiptare

Blegtoria nuk është në ditët e saj më të mira, kjo shihet nga rënia drastike që po pëson numri i të imtave dhe gjedhëve në rang kombëtarë. 

12:10
“Çfarë provash do prish unë, edhe telefonat e mi i ka Olsi”, Veliaj reagon nga burgu: Boll u bëtë qesharakë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish ndërsa ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

12:08
VIDEO/ Vezë, shishe dhe tymuese! Plas sherri në Kuvendin e Serbisë, përplasje dhe grushte mes deputetëve

Tensionet kanë përfshirë Kuvendin e Serbisë këtë të martë.

12:05
Plani Macron-Starmer për të çuar trupa në Ukrainë, SHBA tallet me dy vendet: Kanë 30-40 vjet që nuk luftojnë

JD Vance, zv/presidenti i SHBA-së, ka bërë një tjetër ndërhyrje në debatin mbi Ukrainën që ka të ngjarë ta bëjë edhe më të papëlqyer në Britani.

11:52
“Sot në mbrëmje do të jetë e madhe, do t’a them ashtu siç është”, çfarë paralajmëron Donald Trump se do të ndodhë në fjalimin e tij në Kongres

Fjala e Presidentit Donald Trump para një seance të Kongresit sot në mbrëmje do të shërbejë si një vazhdim – dhe shpjegim – i ndryshimeve të shpejta që ai ka sjellë në vetëm 44 ditët e mandatit të tij të ri.

11:39
“Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme”/ Rama ndan pamjet: Shqipëria turistike i flet botës nga Berlini

Kryeministri Edi Rama ndan pamjet nga panairi i turizmit në Berlin, Gjermani, ku Shqipëria mbante”vendin e nderit”.

11:29
Nga Meta, Mediu, Idrizi e Dule tek Selami Jenisheri e Kujtim Gjuzi, cilët janë 25 aleatët e Berishës për koalicionin e “Shqipërisë Madhështore”

Partia Demokratike nuk do të ketë koalicionin më të madh që ka realizuar ndonjëherë para zgjedhjeve, megjithatë ka arritur që të fusë në një listë jo pak por gjysmën e partive që do të marrin pjesë në 11 Maj. 

11:26
Atletja shqiptare humb jetën tragjikisht, përplaset nga makina ndërsa vraponte/ 48-vjeçarja lë pas dy fëmijë (Foto+Emri)

Atletja shqiptare, Anila Muçaj humbi jetën tragjikisht në moshën 48-vjeçare dy ditë më parë pasi u përplas nga një makinë.

11:23
Zbulohet plani 800 miliardë euro për riarmatimin e Europës, vendet anëtare do kenë të drejtë të përdorin fondet e Brukselit për artilerinë

Komisioni Evropian propozoi të martën një borxh të ri të përbashkët të BE-së prej 150 miliardë eurosh për t’ua huazuar qeverive të BE-së për mbrojtjen, si pjesë e një përpjekjeje të përgjithshme financiare prej 800 miliardë eurosh për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Evropës.

11:18
EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për shitje kokaine dhe vjedhje, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Gjermani.

11:13
“Do jua ha hallvën të gjithëve”, zbardhen debatet në Gjykatën e Posaçme mes Nuredin Dumanit dhe Enver Divës

Nuredin Dumani është përfshirë në debat me të pandehurit e tjerë gjatë seancës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”.

11:09
Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës, Prokuroria Speciale njoftim zyrtar: Do të veprojmë sipas legjislacionit në fuqi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës që të dëshmonte këtë të martë.

10:53
EMRI/ Nuk ndaloi automjetin dhe rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, arrestohet 30-vjeçari që shiste kokainë, e pëson dhe babai i tij

Ervis Sula ra në prangat e policisë, pasi rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë në Elbasan.

10:48
Pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, reagon Kremlini: Do të jetë kontributi më i mirë për paqen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

10:42
“Është ABC-ja e marketingut”/ Bien shitjet e Teslës në Europë, ekspertët: Hyrja në politikë, Musk po e shkatërron markën!

“Është ABC-ja e marketingut: Mos u përfshi në politikë”, sipas konsulentit nga Nju Jorku, Robert Passikoff.

10:39
Kurti nuk i bindet urdhrit të Gjykatës, nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale/ Reagon nga Gjilani: I pres në zyrën time

Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale në orën 10:00 pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dhënë dëshminë e tij, në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore.

10:38
Nis “lufta tregtare”! Hyjnë në fuqi tarifat e Trump mbi Meksikën, Kanadanë dhe Kinën

Sot hynë në fuqi tarifat prej 25% të Presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë, një veprim i jashtëzakonshëm që synon të vendosë në rresht partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës.

10:19
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, e pëson dhe pasagjeri

Arrestohet një 20-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.

10:16
EMRI/ Ministrja e Shëndetësisë shkarkon drejtoreshën e spitalit të Librazhdit

Drejtoresha e Spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja është shkarkuar nga detyra.

10:11
Situata e tensionuar botërore, ekspertët: Të investohen 400 miliardë euro për mbrojtjen në Gjermani

Në sfondin e situatës së tensionuar botërore shtrohet çështja për forcimin e mbrojtjes dhe si rrjedhojë rritjen e shpenzimeve.

10:01
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit.

09:52
Policia aksion ‘blic’ në Sarandë, tre të arrestuar për prodhim dhe shitje droge

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion “blic” në Sarandë.

09:50
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama komenton nga Berlini: Lista e kënetës, me speciet më të ulëta të faunës politike

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish opozitën gjatë live-t në rubrikën Sy m’Sy.

09:31
“Energjinë më të madhe e gjej tek hakmarrja, dua të marr hak”, Rama: Na kanë poshtëruar të huajt dhe tanët me dhjetëra e dhjetëra vite

Live nga Berlini, kryeministri Edi Rama tha se të huajt dhe një pjesë e shqiptarëve e kanë poshtëruar Shqipërinë për dhjetëra e dhjetëra vite.