E mërkurë, 10 Korrik 2024
17:40
Sfidat e ekzekutivit dhe mbështetja e reformës nga SHBA, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese takim me kolegët nga Utah

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga kryetarja Holta Zaçaj, ka zhvilluar një takim me Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

17:37
“Do të digjeshim nëse nuk do ndërhynte helikopteri”/ Banorët në panik pasi zjarri iu afrua banesave në Dropull

Zjarri që gjendej në mëngjes në kreshtën e malit të Gjerë dhe që mbërriti nga bashkia e Finiqit, i favorizuar nga era, rrezikoi edhe fshatin Sofratikë në Dropull.

17:30
SHBA/ Kompania e famshme kërkon në fabrikë rikthimin e mbi 390,000 automjeteve prej defektit në jastëkët e ajrit (fotot)

Sektori i prodhuesve të automjeteve BMW për Amerikën e Veriut ka njoftuar thirrjen në fabrikë të më shumë se 390,000 automjeteve, jastëkët e ajrit të të cilave thuhet se “mund të shpërthejnë”.

17:26
AMA ia arrin qëllimit: Komiteti i Përbashkët i Industrisë gati për të nisur punën për procesin e Matjes së Audiencës

Sot është finalizuar me sukses nisma e AMA-s për ngritjen e një prej instrumenteve më të rëndësishëm të tregut audioviziv.

17:12
Juventus i “mbush xhepat” Interit, zikaltrit arkëtojnë miliona nga merkato e bardhezinjve

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas.

16:56
Kapet kinezi me 100 gjarpërinj ‘ekzotikë’ të fshehur në pantallona (fotot)

Burri ishte ndaluar nga oficerët e doganave teksa tentonte të dilte jashtë Hong Kong drejt qytetit kufitar Shenzhen, me rreth 100 gjarpërinj të fshehura në pantallonat e tij

16:47
E rëndë në Pogradec! 27-vjeçarit i bie muri sipër teksa po punonte, niset drejt Traumës në gjendje të rëndë

Një punëtor është aksidentuar në vendin e punës në Pogradec, në gjendje kritike për jetën.

16:42
Sekretari britanik i Punëve të Jashtme: Qeveria do ta ribashkojë Britaninë dhe do të riorganizojë lidhjet me Europën

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, është shprehur se qeveria e re britanike do të bashkojë vendin dhe do të riorganizojë lidhjet me Europën.

16:30
Analiza e VOA: Joe Biden mes përkrahjes dhe thirrjeve për t’u tërhequr nga gara presidenciale

Ligjvënësit amerikanë u rikthyen këtë javë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara për herë të parë që nga paraqitja zhgënjyese e Presidentit Joe Biden në debatin presidencial ndaj Donald Trumpit, i cili pritet të marrë këtë muaj emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane.

16:24
‘Shkencëtarja’ më tërheqëse në botë zhytet me peshkaqenët, por fansat i kërkojnë tjetër gjë (fotot)

Nuk është hera e parë që fansat e asaj që njihet si “shkencëtarja më seksi në botë” i kërkojnë asaj veshë sa më pak rroba, por Rosie Moore i shtoi më shumë pritshmëritë kur njoftoi publikun për një program të ri televiziv me peshkaqenë.

16:22
Zjarri që nisi në mal zbret mbi fshatin Sofratikë në Dropull, rrezikohen banesat

Zjarri që gjendej në mëngjes në kreshtën e malit të Gjerë dhe që mbërriti nga bashkia e Finiqit, i favorizuar nga era po zbret mbi fshatin Sofratikë në Dropull.

16:18
GJKKO: SPAK të hetojë Guvernatorin! Skandali i mikrokredive, Gjykata Antikorrupsion ka lënë tre muaj afat për hetime

Gjykata e Posaçme i ka thënë jo Spak-ut për kërkesën e mbylljes së hetimeve ndaj guvernatorit Gent Sejko dhe rolit të institucionit që drejton në skandalin e mashtrimit financiar me mbledhjen e kredive të këqija dhe mikrokreditë.

16:11
I dënuar me burgim të përjetshëm/ GJKKO konfiskon pasuritë e Aurel Hoxhallarit, pjesë e grupit që vrau Devi Kasmin

GJKKO konfiskon pasuritë e Aurel Hoxhallarit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar të vitit 2018 në Tiranë.

16:08
Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve.

15:48
Lufta e fshehtë e Rusisë ndaj vendeve të NATO-s me parulla në mure, zjarrvënie e komplote bombash (fotot)

Zjarre në magazinat e armëve të lidhura me Ukrainën, kamera të fshehta në trenat e trupave ukrainase dhe vandalizëm ndaj automjeteve, janë stilet më të fundit të “luftës së errët” të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s, shkruan rrjeti amerikan CNN.

15:48
Qeveria miraton vendimin, efektivët e policisë do punojnë 4 orë më shumë deri në 15 shtator. Urdhrin e firmos…

Qeveria miraton vendimin, efektivët e policisë do punojnë 4 orë më shumë deri në 15 shtator.

15:42
Milan synon Arda Guler, Real-it i propozohet e njëjta formulë huazimi si në rastin e Brahim Diaz

Milan po synon që ta përforcojë sa më shumë të mundet ekipin për sezonin e ri.

15:36
Aksident i rëndë në Greqi, furgoni me shofer shqiptar del nga korsia dhe përplaset me një tjetër mjet, 2 të vdekur

Një aksident trafiku me dy të vdekur ka ndodhur në Rodos mesditën e së mërkurës.

15:30
Breshëri shkatërroi gjithçka në Gjinar të Elbasanit! Stuhia zgjati 2 orë, theu edhe xhamat e makinave

Mjaftoi një stuhi breshëri që puna e një viti e fermerëve në zonën e Gjinarit në Elbasan të shkojë dëm.

15:24
“Ernest Koliqi, kthehet në shtëpi”, 500 libra të shkrimtarit vendosen në pavionin e veçantë në bibliotekën e Shkodrës

“Ernest Koliqi, kthehet në shtëpi”. Me këto fjalë mund të përkufizohet aktiviteti i sotëm i mbajtur në bibliotekën e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” ku rreth 500 tituj nga biblioteka personale Koliqit, janë vendosur në një pavion të veçantë në bibliotekën e Shkodrës.

15:17
Pushuesit zgjedhin freskinë e Pogradecit, streha më e mirë për t’i ikur temperaturave përvëluese të verës

Pavarësisht se Pogradeci është një prej qyteteve ku mund ti shpëtosh të nxehtit të pazakontë dhe të pushosh buzë liqenit të Ohrit, sezoni turistik duket i vakët krahasuar me vitin e kaluar.

15:08
Shpallen fituesit e ankandit fotovoltaik hibrid, Balluku: Më i madhi i zhvilluar në vend, shteti shqiptar nuk angazhon asnjë aset shtetëror

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë në shpalljen e fituesve të ankandit fotovoltaik hibrid 300 MW,

15:04
Vuçeviç: Deklaratat e Kurtit për bazat ushtarake janë “fantazmagori”

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cilësoi si “fantazmagori” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Serbia po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.

14:58
Kampe verore për fëmijët, Veliaj: Qyteti bëhet më i mirë kur bashkëpunojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin

Çdo sezon veror, Bashkia e Tiranës hap kampe verore për fëmijët e familjeve në nevojë.

14:48
Ditë dhe natë afrikane! Këtë të mërkurë temperaturat nën hije shkojë deri në 41 gradë celsius, si pritet të jenë ditët në vijim

Një valë tjetër e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë duke e ngritur zhivën e termometrit në mbi 40 gradë Celcius.

14:30
Grabitet argjendaria në qendrën tregtare në Romë, hajdutët hapin zjarr pasi roja e sigurisë tentoi t’i ndalonte

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në qendrën tregtare Roma Est. Sipas mediave italiane, lka pasur të shtëna me armë, por nuk raportohet për të lënduar. 

14:29
Orban u takua me Putinin, PE nis pezullimin e votës së Hungarisë: Ka abuzuar me Presidencën

Parlamenti Europian ka vënë në lëvizje mekanizmin për t’i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës, e shkak për këtë, janë hapat e fundit të ndërmarrë nga kryeministri i këtij vendi Viktor Orban, që kanë acaruar Perëndimin.

14:00
Tentoi të bëjë pagesa nëpërmjet kartave virutale, ndalohet 25-vjeçari! I sekuestrohet makina, dy celularë, laptopi dhe paratë

Një 25-vjeçar banues në Franë është ndaluar nga policia pasi tentoi të bëjë blerje dhe pagesa të ndryshme me karta virtuale. 

13:40
Vendimi i Kushtetueses për Ligjin e Komisionit Hetimor/ Bardhi: Nuk përbën asnjë surprizë! Presidenti zgjodhi t’i qëndrojë besnik Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e disa dispozitave për Ligjin për Komisionet Hetimore.

13:39
Gjykata Kushtetuese merr vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës, Zaçaj: Kuvendi duhej të zbatonte vendimin e GJK

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit për të mos çuar në GJK kërkesën e deputetëve të PD në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.

13:32
“Nuk falim njeri”, kryeministri maqedonas premton dorë të hekurt kundër korrupsionit

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickovski, paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe reforma në gjyqësor.

13:29
Rama takon senatorët e SHBA, rikonfirmojnë përkushtimin ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan, demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis, shprehën përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor pas një takimi që zhvilluan në Uashington me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Fillip Ivanovic, të cilët gjenden atje për Samitin e NATO-s.

13:16
Beleri kërkoi të shkonte fizikisht në mbledhjen e PE si eurodeputet, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Dhionisis Fredi Belerit i cili kërkon të merren masa dhe ta shoqërojnë fizikisht midis datave 15 – 20 korrik, në takimin e Parlamentit Europian.

13:05
Video ekskluzive! U vra në burgun grek, momenti kur Alfons Doçi rrihet brutalisht nga shqiptarët dhe qëllohet me thikë. I pranishëm edhe Laert Haxhiu

Pak ditë nga ekzekutimi i Alfons Docit në burgun Korridhalos, Top Channel publikon ekskluzivisht pamjet e ekzekutimit të tij.

13:03
Delegacioni i drejtësisë së SHBA vizitë në SPAK, zbardhen mesazhet e amerikanëve pas takimit me Dumanin

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

12:55
I shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal, arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS, Xhelal Rraja

Policia e Shtetit ka vënë pranga Xhelal Rrajan, vëllanë e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.

12:53
Rama dhe Osmani takohen në Uashington! Presidentja: Koordinojmë përpjekjet që Kosova t’i bashkohet NATO-s

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës janë takuar në Uashington, aty ku po zhvillohet Samiti i NATO-s,

12:36
VIDEO/ Stjuarti dëmtoi Moratën teksa tentoi t’a ruante nga tifozi që u fut në fushë, merret vendimi për sulmuesin në prag të finales

Episod thuajse i pabesueshëm pas përfundimit të ndeshjes Spanjë-Francë.

12:33
2.5 mln lekë për një kemp verbërie, “Fiks Fare” zbuloi skemën! Policia nis hetimin për sekserin në Lushnjë

Policia ka nisur hetimet për 58-vjeçarin Loli Nushi nga Lushnja, pasi një denoncuese tregoi rastin e saj në “Fiks Fare”, ku sekseri siguronte ndihmë ekonomike kemp, në këmbim të pagesës, pasi sipas saj kishte njohje me mjekët. 

12:23
“Po bën sikur po lind o burrë”/ Ironia e Salianjit në Komisionin TIMS, Blerina Gjylameti: Kërko ndjesë për gjuhën ofenduese!

Një reagim dhe një shprehje e Ervin Salianjit në Komisionin Hetimor të TIMS, e përdorur me ironi, ka shkaktuar debat te anëtarët e PS.

11:51
“Prokuroria të thotë ku janë përgjegjësitë e ministrit”, Mediu për dosjen ‘Gërdeci’: Ku është ndershmëria me procesin?

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në një deklaratë për mediat pas shtyrjes së gjyqit për “Gërdecin”, kërkoi të tijë nga Prokuroria se “kush janë përgjegjësitë e ministrit”. 

11:48
Kushtetuesja rrëzoi gjysmën e neneve të ligjit për komisionet hetimore, PD kërkon të shtyjë afatin për TIMS: Dëshmitarët të pyeten sërish live

Është mbledhur këtë të mërkurë Komisioni Hetimor për TIMS, ku janë thirrur disa zyrtarë për të dëshmuar.

11:31
Komisionin Antikorrupsion miraton pr/vendimin! Xhafaj kërkon pjesëmarrjen e ekspertëve të SPAK dhe organeve të tjera të drejtësisë: Të kontribuojnë në këtë fushë

Komisioni i posaçëm parlamentar për “mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin”, miratoi projekt propozimin përmes të cilin ftohen organet e reja të drejtësisë mes tyre edhe SPAK të japin kontributin e tyre në këtë komisionin përmes dërgimit të ekspertëve.

11:30
Shtyhet gjyqi ndaj Fatmir Mediut, çfarë ndodhi në seancën e ish-ministrit, dëshmuan edhe 5 ekspertë

Pesë ekspertë të thirrur nga gjykata për gjyqin kundër Fatmir Mediut për t’iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes për aktekspertimin ekonomiko financiar, raporton për Top Channel Anila Hoxha.

11:10
Pas një ore në SPAK, Pjerin Ndreu del nga Prokuroria e Posaçme: Po hetohem për shpërdorim detyre, është proces politik…

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje për një orë.

10:58
VIDEO/ Argjentina e pandalshme, Messi me shokë mposhtin Kanadanë dhe arrijnë finalen e dytë radhazi në Kupën e Amerikës

Argjentina ka mundur Kandanë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Amerikës me rezultatin 2-0, me skuadrën e Scalonit që dominoi takimin nga fillimi deri në fund.

10:56
Superjahti i miliarderit amerikan mbërrin në Portin e Durrësit, furnizohet me 100 mijë litra naftë

Një tjetër superjaht i konsideruar si kryevepër në fushën e prodhimit të jahteve të teknologjisë së fundit, në 5 vitet e fundit, “Podium” nuk i ka rezistuar lehtësirave që ofron Shqipëria për furnizimin me karburant për jahtet dhe anijet turistike në Mesdhe.

10:54
Komisioni Hetimor për TIMS/ “Sikur ishe në dhimbjet e lindjes”, Salianji ironi me Gogun, socialisti: Uroj që…

Me ironi ka nisur mbledhja e sotme në Komisionin e TIMS, ku drejtuesi Ervin Salianji i është drejtuar nënkryetarit Toni Gogut duke i thënë se kur foli për Gjykatën Kushtetuese, foli si në “ vështirësitë e një procesi lindjeje”.

10:47
Kërkuan dorëheqjen e kolegjit penal, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Ditën e sotme në orën 15:00 Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e kryetarit të PD, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, që kërkojnë dorëheqje të kolegjit penal nga shqyrtimi i kërkesës së tyre.

10:35
I mituri mbeti i bllokuar në banesë në Vlorë, shpëtohet nga forcat zjarrfikëse 

Zjarrfikësja e Vlorës ka marrë mëngjesin e kësaj të mërkure një telefonatë për një fëmijë, i cili ka mbetur i bllokuar në banesë.

10:34
Vihet nën kontroll zjarri në bashkinë e Dropullit, nuk kërcënohet asnjë zonë e banuar

Situata e zjarrit është stabilizuar për bashkinë e Dropullit, duke evituar plotësisht rrezikun për fshatrat që deri në mbrëmje dje ishin në emergjencë.

09:54
Nga pagëzimi i Messit tek marrja nga “duart” e rekordit të Peles! 16-vjeçari Lamine Yamal magjeps Euro 2024

Spanja fluturoi në finalen e Euro 2024, teksa ishte Lamine Yamal ai i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë gjysmëfinale.

09:23
“Ukraina mund ta ndalojë Putinin”, Biden i premton Kievit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Rusia nuk kërkon “asgjë më pak” se “ta fshijë Ukrainën nga harta”, por shprehu bindjen se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do t’ia dalë.

09:05
Merreshin me baste, vihen në pranga 11 persona! Sekuestrohet sasi e madhe parash

11 persona janë vënë në pranga pasi merreshin me lojëra sportive, në ambiente që ishin përshtatur për lotari.

08:52
Zjarret masive në Shqipëri! Greqia na vjen në ndihmë, dërgon në Dropull dy avionë zjarrfikës

Mediat greke që i kanë dhënë një vend të veçantë zjarreve që kanë shpërthyer para dy ditësh në zonën e Dropullit kanë bërë me dije mëngjesin e sotëm se dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e tyre.

08:41
Vijon i nxehti afrikan në vendin tonë, temperatura më të larta se një ditë më parë

Temperaturat në vendin tonë për këtë të mërkurë parashikohen të jenë më të larta se një ditë më parë.

08:33
Vrasje apo rastësi? Pse ekspertët vënë në dyshim provat për ish-infermieren që i mori jetën shtatë foshnjave

Teksa një ish-infermiere akuzohet për vrasjen e shtatë foshnjave dhe planifikimin e shtatë vrasjeve të vogëlushëve të tjerë, por disa ekspertë vënë në dyshim provat.

08:20
Samiti i NATO-s në Uashington! Presidenti Biden thekson mbështetjen e hekurt për aleancën

Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi të martën në Uashington, duke vënë në pah unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës ndërsa ai drejton Shtëpinë e Bardhë.

08:05
Ibrahimoviç e telefonon, Morata pret pozitivisht ofertën: Ai mund të jetë pjesë e Milanit…

Alvaro Morata ka marrë një telefonatë nga Zlatan Ibrahimoviç, bisedë që mund të ndryshojë karrierën e tij.

07:52
Stoltenberg njofton për blerjen e raketave të reja për NATO-n, vlera arrin deri në 700 mln dollarë

NATO ka porositur raketa kundërajrore të llojit Stinger në vlerë prej pothuajse 700 milionë dollarësh në emër të disa shteteve anëtare, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

07:38
Shtohet misteri për vrasjen e motrës së ish-futbollistit të Fiorentinës, akuzohet si organizator… i vëllai

Paola Salcedo, motra e futbollistit Carlos Salcedo, u qëllua për vdekje më 29 qershor 2024 në Huixquilucan (Meksikë).

07:26
ANALIZA nga ish-kryeministri britanik/ Tërbimi ndaj Putinit që bombardon një spital për fëmijë në Kiev, por dijeni se ka një mënyrë për ta gjykuar për krimet e tij

Nga Gordon Brown

07:11
Nis hetim ndaj Marine Le Pen, dyshohet se fushata e saj është financuar në mënyrë të paligjshme

Një hetim mbi financat e fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022  së lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen është hapur nga prokuroria në Francë.

00:05
A mbaroi epoka e Deschamp? Ja si përgjigjet ish-lojtari i Kombëtares në Top Arena

Ish-lojtari i Kombëtares, Redi Jupi, pjesë e panelit të Top Arena tha se epoka e trajneri të Francës, Ddidier Deschamp mbaroi.

E martë, 09 Korrik 2024
23:43
Franca largohet me “kokën ulur” nga Europiani, reagon Deschamp: Kishim përballë një skuadër superiore, ja çfarë nuk shkoi

Franca është larguar nga ky Europian pas disfatës me Spanjën 2-1, që edhe pse arriti deri në gjysmëfinale, nuk shkëlqeu në lojë.

23:35
Ligji për komisionet hetimore, Kushtetuesja rrëzon gjysmën e neneve të miratuara nga PS: Nuk mundëson ushtrimin e të drejtës nga pakica në Kuvend

Pasi rrëzoi pjesërisht disa nene të ligjit për profesionet e lira në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese ka votuar sot sërish kundër disa ndryshimeve që ka miratuar maxhoranca në ligjin për funksionimin e komisioneve hetimore.

23:34
VIDEO/ I njëjti gol kundër të njëjtit kundërshtar, Yamal përsërit atë që bëri në gjysmëfinalen e Europianit U17 një vit më parë

Lamine Yamal është njeriu i momentit te Spanja, me 16-vjeçarin që ka shkëlqyer këtë Europian, teksa mbrëmjen e sotme shënoi dhe golin e tij të parë në këtë kompeticion.

23:31
Një djalë misterioz i ka rrëmbyer zemrën? Beniada Nishani në Top Arena: Trëndafilat e kuq…

Një prej personazheve më të spikatur gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP, Beniada Nishani ishte e ftuar këtë të martë në Top Arena.

23:23
Hyri në historinë e Europianit, Yamal pasi u shpall “Lojtari i Ndeshjes”: Goli? Më e rëndësishme është finalja

Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që shënon në një kompeticion Europian ose Botëror, me 16-vjeçarin që realizoi një supergol përballë Francës në gjysmëfinalen e Europianit “Gjermani 2024”.

23:20
Beqaj përplas SPAK me gjykatën/ Dosja për abuzimet me fondet e BE, mosdakordësi për akuzën dhe masën e ndalimit

Dy darka mirëseardhjeje njëra me vlerë 418 mijë lekë dhe tjetra 315 mijë lekë të faturuara dhe paguara për restorantin Gzona janë indiciet që e dyshojnë Ilir Beqajn se u korruptua si ish drejtor i përgjithshëm i SASPAK.

23:19
Jo vetëm goli i Yamal, Spanja vendos një tjetër rekord historik pas fitores me Francën në gjysmëfinale

Spanja arriti të shkonte në finalen e Europianit pas përmbysjes kundër Francës në Mynih me rezultatin 2-1.

23:11
Ish-futbollisti i Kombëtares në Top Arena: Spanja pati një fitore të qetë, shkoi haka tek i zoti

Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi tha se Spanja e meritonte të fitonte.

23:11
Gjykata rrëzoi gjysmën e neneve të miratuara nga PS për komisionet hetimore, Felaj: Ligji nuk është anti-kushtetues, u pranua që…

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj reagoi për vendimin e gjykatës kushtetuese për komisionet hetimore parlamentare.

23:10
Top Arena/ “Spanja, më e mira deri tani”, Halilaj për kualifikimin e “La Rojas”: Do të doja ta shihja në finale me…

Spanja arriti të kualifikohej për në finalen e Europianit, pas fitores me përmbysje kundër Francës në gjysmëfinalen e luajtur në Mynih.

23:00
“Ja grupet e krimit në çdo qytet që komandojnë Parlamentin”, gazetarja flet me emra: Ndikimi nisi kur ‘kokat’ arritën në Amerikën Latine dhe u fuqizuan

Gazetarja Klodiana Lala, pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel përmendi disa prej grupeve kriminale që janë të lidhur me politikanë të vendit.

22:53
VIDEO/ Spanja shkon në finale, Yamal dhe Olmo përmbysin Francën dhe bëjnë me “krahë” La Rojan

Spanja është finalistja e parë e këtij kampionati Europian pas fitores me përmbysje kundër Francës në Mynih me rezultatin 2-1.

22:45
Anulohet stërvitja dhe konferenca e Holandës një ditë para gjysmëfinales së EURO 2024

Holanda ka anuluar stërvitjen dhe konferencën për shtyp të planifikuar për pasditen e kësaj të marte pas një vonese në planet e udhëtimit të ekipit përpara gjysmëfinales të së mërkurës kundër Anglisë.

22:41
Marrëveshja e Prespës në samitin e NATO-s, kryeministri grek: Do e ngremë si shqetësim në Uashington

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se “do të ngrejë shqetësimin për mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës nga Qeveria e re maqedonase”, gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington.

22:11
“Aldo Bare ndryshoi rregullat e lojës”, gazetarja tregon si ndryshoi krimi nga polici i FNSH pasi i vranë vëllanë

Gazetarja Klodiana Lala tregoi në “Top Story” për krijimin e grupeve të para kriminale në vend.

21:46
PE bllokon hetimin publik të lidhjeve të Von der Leyen me kontratat e vaksinave Pfizer (fotot)

Krerët e parlamentit Evropian i kanë mbylur derën tashmë ekzaminimit publik të rolit personal të shefes së KE, Ursula von der Leyen në negocjatat e kontratave miliardere të vaksinave të COVID me kreun e grupit Pfizer.

21:43
“Policia e fortë e Enverit u bë aq e dobët, saqë policët mbanin vetëm këllëfin e pistoletës”, çudit gazetari: Gjatë ’90-ës ‘të fortët e lagjeve’…

Historitë më të tmerrshme të krimeve në vend gjatë 34 viteve po diskutohen këtë të  martë në emisionin Top Story në Top Channel.

21:41
Ku gjendej zhiva për eksploziv? Karamuço tregon për krimet e viteve 90’: Banditët e asaj kohe, sot janë biznesmenë

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi në Top Story për krimet e rënda të fillim viteve 90, të cilat janë ende të pazbardhura.

21:32
Yamal thyen edhe rekordin e legjendës Pele, futbollisti më i ri që shënon gol në historinë e Europianëve dhe Botërorëve

Lamine Yamal hyn në historinë e kampionatit europian të futbollit.

21:18
Udhëtimi romantik kthehet në makth për çiftin e famshëm/ U grabisin në Paris unazën magjepsëse me vlerë 100 mijë dollarë

Nisi si një udhëtim romantik në Paris, por u kthye në një episod makthi për këngëtarin Guaynaa dhe aktoren e blogeren Lele Pons.

20:50
“Serbia është në luftë hibride dhe po zhvillon trajnime ushtarake”, Kurti për CNN: Nëse NATO “çalon” në Ukrainë, problemet do të barten në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është agresive ndaj Kosovës, jo vetëm duke mos e njohur si shtet të pavarur, por për shkak se “është angazhuar” në luftë hibride dhe po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.

20:40
Kushtetuesja rrëzoi gjysmën e neneve të miratuara nga PS për komisionet hetimore, opozita: Vërtetoi se ndryshimet e njëanshme u bënë për të mbuluar abuzimet

Deputeti demokrat, Dashnor Sula reagoi pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi gjysmën e neneve të miratuara nga PS për komisionet hetimore.

20:40
Fiks Fare/ Asfalti elektoral, firma që shtroi pallatin para zgjedhjeve i prishi tubacionin e ujërave të zeza, nuk e riparon

Fiks Fare rikthehet në Elbasan, ku denoncoi para disa muajsh asfaltin elektoral për zgjedhjet vendore 2023.

20:38
FOTO/ “Çmendet” Drake, artisti i njohur i muzikës vendos bast 300 mijë dollarë për fitoren e…

Artisti i njohur kanadez, Drake, është gjithmonë në qendër të vëmendjeve për këngët, por edhe për jetën e tij pas muzikës.

20:34
Përplasen dy makina në Korçë, njëri prej mjeteve përfundon në lulishte dhe plagos të moshuarin

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku janë përplasur dy mjete.

20:29
Zjarri i përmasave të mëdha në Dropull, dy zjarrfikës të lënduar nga flakët

Dy zjarrfikës, pjesë e operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve në Dropull kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

20:27
Pritjes i erdhi fundi, publikohet traileri i parë i Gladiator 2″, ja si vijon një prej filmave më të famshëm në histori

“Gladiator 2”, vazhdimi i filmit kult të Ridley Scott njëzet vjet më vonë, mbërrin në kinematë në mbarë botën me një histori tjetër të betejave të përgjakshme për pushtet, intrigave dhe hakmarrjes të vendosura në Romën e Lashtë.

20:05
Osmani në SHBA, takohet me sekretarin Blinken: Aleanca me SHBA-në, gur themel për stabilitetin global

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

19:52
Spanjë-Francë! Sot gjysmëfinalja e parë e europianit si të ishte një finale e parakohshme

Europiani rikthehet mbrëmjen e sotme me një prej gjysmëfinalet, Spanjë-Francë, njëra prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në finale e madhe.

19:38
Rritja ekonomike 3.63%! Vijon tendenca pozitive për tremujorin e parë, kryeson sektori i ndërtimit

Edhe këtë vit Shqipëria po vijon të përjetojë rritje ekonomike pozitive.

19:34
Po lundronte me jet ski me vëllanë në Ksamil/ Bie nga mjeti 14-vjeçarja, dërgohet tek Trauma për mjekim të specializuar

Një 14-vjeçare u plagos këtë të martë gjatë pushimeve në Ksamil, pasi ra nga jet ski.

19:32
Zbuloni destinacionin më të lirë në botë për pushime, s’do ta besoni sa kushton një pije

Post Office Travel Money ka publikuar destinacionet më të lira dhe më të shtrenjta në botë për vitin 2024.

19:30
Prodhimi grurit në Francë bie me 20% prej reshjeve, përmbytjeve, mungesës së diellit (fotot)

Prodhimi i drithërave në France llogaritet të bjerë në 29.7 milionë ton për vitin 2024 pas reshjeve të shumta që kanë dëmtuar të mbjellat, në një rënie prej rreth 20 % në krahasim me vitin që shkuar, llogarit ministria vendase e bujqësisë.

19:16
Në Argjentinë janë të sigurt, Wanda Nara kërkon sërish divorcin nga Mauro Icardi

Duket se për çiftin Icardi-Wanda nuk do të ketë kurrë qetësi, teksa mendohet se krisje të reja po ndodhin në marrëdhënien e tyre.

18:59
Presidenti egjiptian pret kreun e CIA-s në Kairo për rrugëzgjidhje të konfliktit në Gaza (fotot)

Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah al-Sisi u takua sot në Kairo me kreun e inteligjencës amerikane CIA, William Burns për të diskutuar përpjekje armëpushimi për konfliktin e rëndë në Rripin e Gazës.

18:56
FOTO/ Pasi e tradhtoi disa herë, Neymar ribashkohet me ish-partneren disa ditë pasi u bë baba me modelen

Neymar dhe Bruna Biancardi janë rikthyer zyrtarisht bashkë, 8 muaj pas ndarjes së tyre të bujshme.