E shtunë, 26 Prill 2025
12:43
Vullkani në prag shpërthimi, 300 mijë amerikanë përgatiten për katastrofë

Brenda një jave, 66 tërmete janë regjistruar në malin Spurr të Alaskës duke sinjalizuar “një nivel shumë të lartë rreziku”.

12:32
Papa bënte thirrje për “ndërtim urash”/ Trump dhe Zelensky takohen brenda Bazilikës së Shën Pjetrit (Fotot)

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky janë fotografuar brenda bazilikës Shën Pjetrit duke biseduar.

12:32
Jo vetëm me Zelenskyn, Presidenti Donald Trump takohet dhe me Princin William gjatë ceremonisë mortore të Papës

Princi i Uellsit, William, ka shkëmbyer disa fjalë me ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump gjatë mbërritjes në meshën funerale të Papa Françeskut, bëri të ditur Kensington Palace.

12:29
Maratona rinore në Elbasan, organizohet prej 29 vitesh për të zbuluar talentet e reja

Ka startuar në Elbasan Maratona Rinore, aktiviteti i cili synon zbulimin e talenteve të reja.

12:26
Koncert për Papa Françeskun, organizohet në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës

Në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbrëmjen e kaluar u ngjitën Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian “Canticum Novum di Solomeo”.

12:23
Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

Figurat e shquara të kombit shqiptar, të cilat ndërtuan themelet e gjuhës shqipe dhe më pas u zhytën në harresë, burgime dhe internime, u rikujtuan përmes një ekspozite të çelur në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër.

12:23
Punonjësi humbi jetën ndërsa po çmontonte skelën, arrestohet drejtuesja teknike e punimeve në Kavajë

Një ditë pas tragjedisë në një pallat në ndërtim në Qerret të Kavajës, ku humbi jetën një punëtor dhe një tjetër mbeti i plagosur, Policia e Kavajës ka marrë masa ndaj përgjegjësve të punimeve.

12:05
“Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit”, Berisha: Nuk tregojnë dot asnjë projekt në mbështetje të grave në 12 vite

Kreu i PD, Sali Berisha, organizoi sot konferencën ndërkombëtare “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”.

12:05
E frikshme! Aksidentohet autobusi i ekipit të volejbollit për vajza Skënderbeu, detajet e para

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra është aksidentuar në Qafë-Thanë.

11:45
Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut

Me Meshën e Dritës kremtuar sot, më 26 prill, në orën 10.00, në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, pikërisht në ditën kur Kisha Katolike e sidomos shqiptarët, që e kanë për Pajtore, kremtojnë Zojën e Këshillit të Mirë, Papës Françesku i jepet përqafimi dhe përshëndetja e fundit si kryetari i Kishës dhe dishepull i Krishtit.

11:36
Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT)

130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.

11:32
Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit, fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë

Në një atmosferë solemniteti dhe zie kombëtare, kardinali Giovanni Battista Re hapi meshën funerale të Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit, vendi ku Ati i Shenjtë kishte udhëhequr dhjetëra mijëra besimtarë gjatë papatit të tij 12-vjeçar.

11:22
Luftoi si mercenar në krah të Rusisë, vritet në Ukrainë djali i zv.drejtoreshës së CIA-s

Një hetim i medias së pavarur ruse ka zbuluar se Michael Alexander Gloss, 21 vjeç, djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s për inovacionin dixhital, Juliane Gallina, është vrarë në Ukrainë në prill të këtij viti, ndërsa luftonte përkrah forcave ruse si mercenar.

11:00
Dhanë ‘Metadon’ në kundërshtim me protokollin mjekësor, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq mjekun dhe infermierin

Dhanë ‘Metadon’ në kundërshtim me protokollin mjekësor, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq mjekun dhe infermierin për ‘Korrupsion pasiv’ e ‘Shpërdorim detyre’

10:50
Përmbyset në aksin Fier-Levan furgoni, përfundon në spital shoferi

Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan.

10:46
Goditi në kokë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari

38-vjeçari që goditi në kokë pas sherrit djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi është vënë nën hetim.

10:36
Pak çaste përpara nisjes së funeralit të Papa Françeskut, Presidenti Donald Trump takohet me Zelenskyn

Shumë liderë botërorë janë mbledhur në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill.

10:35
Deputetja e listës së mbyllur të PD kryen me sukses operacionin në QSUT: U ndjeva sikur isha në…

Deputetja e listës së mbyllur të PD, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.

10:18
Iku nga kjo botë si një njeri i thjeshtë, ja shuma që Papa Françesku kishte në llogarinë e tij bankare përpara se të ndërronte jetë

Teksa në Vatikan mbahet funerali i Papa Françeskut, së fundmi, mediat kanë zbuluar dhe pasurinë që ai kishte përpara se të ndërronte jetë.

10:04
Nga Trump, tek Zelensky dhe Guterres/ Udhëheqësit botërorë bëhen bashkë për funeralin e Papa Françeskut

Udhëheqësit botërorë janë bërë bashkë sot për funeralin e Papa Françeskut.

09:56
Parandalohet trafikimi i 32 kg kanabis nga Shqipëria në Greqi, një person shpallet në kërkim

Në një operacion të përbashkët, Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë kanë parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.

09:47
Titullar në dy ndeshjet e fundit, Broja përfundon në tribunë për takimin kundër Chelseat/ Ja arsyeja

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, duket se ka fituar besimin e trajnerit David Moyes te Everton, pasi ka qenë titullar në dy sfidat e fundit në kampionat me Nottingham dhe Manchester City.

09:46
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, sot ditë zie në Shqipëri! Flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë

Në shenjë nderimi për Papa Françeskun, sot është ditë zie në Shqipëri, duke ulur në gjysmështizë flamurin kombëtar.

09:16
E kishit imagjinuar?! Studimi tregon që artistet gra janë më kreative se burrat!

Gratë po krijojnë më shumë art të ri si rezultat i paragjykimeve gjinore, zbulon hulumtimi.

09:14
Emri/ Merrte pako me kanabis nga SHBA-ja në pikat postare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të ardhur nga SHBA, me destinacion Tiranën.

09:10
Funerali i Papa Françeskut/ Roma shndërrohet në fortesë, masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë ceremonisë mortore

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie për funeralin e Papa Françeskut, ku pritet pjesëmarrja e qindra liderëve dhe përfaqësuesve nga mbarë bota.

08:52
E rëndë në Gjermani! Polici vret 21-vjeçarin me ngjyrë, nisin hetimet

Aktivistët për të drejtat civile në Gjermani kanë kërkuar një hetim të pavarur mbi dyshimet për racizëm institucional pas vrasjes së një 21-vjeçari me ngjyrë nga një efektiv policie në qytetin e Oldenburgut.

08:34
Një italian apo një filipinas? Sondazhet e fundit “ndezin” garën për Papatin, kush do të jetë pasuesi i Papa Françeskut

Sondazhi i fundit i realizuar nga Pollymarket mbi mundësitë për Papën e ri ka nxjerrë disa emra të spikatur, me Pietro Parolin dhe Luis Antonio Tagle si favoritë për të pasuar Papa Françeskun në krye të Kishës Katolike.

08:22
Arbitri i finales Real-Barca shpërthen në lot: I thonë djalit tim që babai i tij është hajdut, është e vështirë…

“Kur djali yt shkon në shkollë dhe i thonë që babai i tij është hajdut dhe ai kthehet në shtëpi duke qarë, është një vuajtje e vërtetë.”

07:53
Bashkë kundër Von der Leyen? Meloni mirëpret Viktor Orban, kryeministrja italiane vihet nën “presion”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në një takim zyrtar homologun hungarez Viktor Orbán, duke e bërë atë liderin e parë botëror që ajo pranon në një takim të tillë gjatë këtij mandati.

07:41
Akuzoi djalin e Mbretëreshës së Anglisë dhe mikun e Trump për abuzim seksual, vret veten në moshën 41-vjeçare aktivistja e njohur

Virginia Giuffre, një nga figurat më të njohura në luftën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.

07:20
Lamtumira e madhe! Mbi 200 mijë persona të pranishëm dhe liderë të njohur botëror, Papa Françesku përcillet sot për në banesën e fundit

Sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të zhvillohet ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 22 prill, në moshën 88-vjeçare.

07:15
Kupa e Mbretit/ Real Madrid kundër arbitrit! Bojkoton konferencën dhe stërvitjen, por finalja do të luhet

Qëndrim i bujshëm nga Real Madrid në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në Sevilje.

07:09
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti këtë të shtunë

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

E premte, 25 Prill 2025
23:35
VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu dhe nipi i tij, dhunuan 33-vjeçarin në Ostren

Një incident është shënuar në mbyllje të takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, teksa raportohet se drejtuesi politik i Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar një 33-vjeçar.

23:33
Konflikti i çastit mes dy kushërinjve përfundon në plagosje, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një konflikt i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me plagosje në lagjen Sulaj të Cakranit, disa minuta më parë

22:59
Ka ndjerë praninë e një fantazme? Natalie Portman shokon me rrëfimin e saj: Gjatë xhirimeve…

Aktorja e njohur Natalie Portman ka befasuar me një rrëfim të pazakontë gjatë një interviste me Jenna Ortega për revistën “Interview”.

22:47
BE dhe Britania drejt arritjes së një marrëveshjeje, shqyrtohet mundësia për pranimin e një vizë pune 12-mujore për të rinjtë

Bashkimi Evropian po shqyrton pranimin e një vize pune 12-mujore për të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç, përfshirë britanikët, si pjesë e një “rivendosjeje” të marrëdhënieve me Britaninë, pothuajse një dekadë pas referendumit që çoi në Brexit.

22:31
“Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS”, Rama nga Shkodra: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër këtë të premte, ku po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat.

22:30
Dhunoi 33-vjeçarin pas takimit elektoral, reagon sërish Mziu: Në vend që të vihen në pranga dhunuesit, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar sërish pas njoftimit të policisë se së bashku me nipin e tij kishin dhunuar një 33-vjeçar, punonjës të njësisë administrative të Ostrenit, pas një takimi elektoral të mbajtur në këtë njësi.

22:29
“Në spitale ndodhin krime kundër njerëzve, mësuesit janë të diskriminuar”/ Berisha tregon programin për shëndetësinë dhe arsimin: Asnjë pagë nën 1500 euro

Kryedemokrati Sali Berisha, nga takimi me mbështetësit në njësinë numër katër në kryeqytet, premtoi paga mbi 1500 euro për punonjësit në shëndetësi dhe arsim.

22:22
Presidentja Osmani bën homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të Papa Françeskut, që vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

22:05
Paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë

21:51
Ndihmoi autorin që goditi punonjësen e OSHEE-së të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë

30-vjeçari i cili ndihmoi autorin e plagosjes së punonjëses së OSHEE-së është vënë në pranga këtë mbrëmje.

21:43
“U bëra baba i dy vajzave 3 vite më parë në Shqipëri”, këngëtari Ermal Meta: I takova në jetimore, ishin të pambrojtura

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta tregoi për “Vanity Fair” se e vogla Fortuna Marie, e lindur në qershor 2024, nuk është vajza e tij e parë.

21:39
Forcat Speciale ‘zbarkojnë’ në Vlorë, Selenicë dhe Orikum, FNSH-ja kontrolle në të gjithë zonat

Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum.

21:20
Negociatat për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë, Trump: Bisedimet po ecin pa probleme!

Negociatat për armëpushimin midis Ukrainës dhe Rusisë, po ecin pa probleme, ka deklaruar Presidenti amerikan.

21:10
Fiks Fare/ 60 mijë lekë ryshfet mjekut për operacion në testikuj. I mituri humb njërin, mjeku “Do e rioperoj”

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha  në qytetin e Fierit.

20:49
Studentët serbë protestë në Bruksel/ Rikthehet tensioni për Vuçiç, të rinjtë maratonë prej 2000 km për një “Serbi demokratike”

Pas protestave masive në të gjitha qytetet e Serbisë studentët serbë ndërmarrin një tjetër hap të fortë për rrëzimin e qeverisë së Aleksandër Vuçiç.

20:30
EMRI/ Sherr mes disa personash afër një kompleksi në Farkë, përfundon në spital 19-vjeçari

Persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt rreth orës 19:15 në afërsi të një kompleksi në Farkë.

20:28
Ekuadori goditet nga një tërmet i fuqishëm, plagosen 20 persona

Të paktën 20 persona u plagosën dhe shumë ndërtesa u dëmtuan nga një tërmet me magnitudë 6.3 që goditi sot provincën bregdetare të Esmeraldas, në pjesën veriperëndimore të Ekuadorit.

20:02
“Ukraina nuk e braktisur Krimenë”, Zelensky i përgjigjet Trump: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij Donald Trump.

19:58
Banesat u shtrenjtuan me 44.5 %/ BSH: U rrit kërkesa për kredi, bankat shtrënguan kushtet

Çmimet e apartamenteve në vitin 2024 u rritën me 44.5%.

19:54
Mektrin, 20 vite në pistën e suksesit/ Lider i tregut automobilistik në Shqipëri, Shahini: Ëndërr e bërë realitet

Mektrin, lider i tregut automobilistik në Shqipëri feston 20 vjetorin në pistën e suksesit. Një ëndërr që nisi dekada më parë, tashmë është bërë realitet edhe për tregun shqiptar. E

19:50
Zelensky vendos kushte: Ukraina e hapur për diskutime territoriale vetëm me armëpushim të pakushtëzuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina do të ishte e gatshme të diskutonte lëshimet territoriale si pjesë e bisedimeve të paqes.

19:38
“Fushata, grimca spektakli”, akademiku Fuga: Mungesë komunikimi serioz, vota e diasporës është “Thembra e Akilit”

Politikanët po shfrytëzojnë çdo ditë të fushatës me tubime, takime derë më derë, spote, ftesa në rrjete sociale, çdo hapësirë nga ku mbajnë edhe fjalime të vazhdueshme me gjuhë të cekët elektorale sipas akademikut Artan Fuga.

19:27
Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut, letra që i ndryshoi jetën: Nëse nuk martohem me ty…

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një kapitull i rrallë dhe prekës i jetës së tij është rikthyer në vëmendje: Dashuria e tij e parë dhe premtimi që e çoi drejt priftërisë.

19:06
Gënjeu në CV dhe përdori fondet e fushatës për botox dhe jetë luksoze/ Ish-kongresmeni republikan George Santos dënohet me 7 vite burg

Ish-kongresmeni republikan, George Santos, është dënuar me më shumë se shtatë vjet burg.

18:49
Ndihmoi emigrantin pa dokumente të shmangte arrestimin, arrestohet gjyqtarja amerikane

Byroja Federale e Hetimit arrestoi të premten një gjyqtare të Qarkut Milwaukee, tha në mediat sociale drejtoresha e FBI-së Kash Patel, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar një emigrant pa dokumente të shmangë arrestimin.

18:37
Albulena Haxhiu ‘nuk lëshon pe’: Nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit, shkojmë në zgjedhje të reja

Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

18:01
Vrasja e gjeneralit rus, Jaroslav Moskalik/ Reagon Moska: Akt terrori!

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e ka quajtur vrasjen e gjeneralit Jaroslav Moskalik si një akt terrori.

17:49
Shkoi të shikonte sahatin e dritave në lokalin e 38-vjeçarit/ Qytetari godet me sende të forta punonjësen e OSHEE-së

Një punonjëse e OSHEE-së është dhunuar me sende të forta nga një qytetar gjatë detyrës.

17:34
“Punova pa pagesë për një vit e gjysmë në Prokurori”, Plarent Ndreca në Ftesë në 5: Ishte përballja e parë me realitetin

Deputeti socialist, Plarent Ndreca ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel këtë të premte.

17:29
Rusia dhe Irani forcojnë raportet, arrijnë një marrëveshje të re për gazin

Rusia dhe Irani kanë forcuar edhe më tej aleancën e tyre, pasi më 25 prill arritën një marrëveshje të re për gazin, sipas së cilës Moska do të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz në Teheran çdo vit.

17:28
Begaj dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare nderojnë Papa Françeskun, u bashkohet edhe kardinali shqiptar Ernest Simoni

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan,

17:16
Ish-Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Elbasan shpallet fajtor! GJKKO jep vendimin

Ish-Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, Andri Mehja është shpallur fajtor për korrupsion pasiv.

17:01
Myftiu i Shkodrës kritikon gjuhën e politikanëve: Shmangni fjalorin banal në fushatë!

Myftiu i Shkodrës ka kritikuar këtë të premte gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë fushatës elektorale.

16:51
“Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro”, Rama në prezantimin e projektit të shkollës në Shkodër: Përfundon për 18 muaj

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës  “Ismail Qemali” në Shkodër.

16:47
Analizë/ Eduard Zaloshnja: Korça, qarku më interesant statistikisht në këto zgjedhje

Nga Eduard Zaloshnja

16:42
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa punonte në ndërtim.

16:15
Hëna e Plotë në Akrep më 13 maj, si do të ndikojë te shenja juaj e zodiakut!

Hëna e Plotë në Akrep më 13 maj është një fazë që sjell të vërteta, pastrim emocional dhe mundësi për transformim kuptimplotë.

16:10
Turistët preferojnë artizanët! Pazari i Krujës mes sfidës për të shtuar produktet e për të ruajtur traditën

Pazari i Krujës është një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend.

15:48
Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunuan 33-vjeçarin pas takimit në Ostren, reagon Berisha: Kurth, e provokuan

Kreu i Partisë i Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes Xhelal Mziut dhe punonjësit të njësisë administrative të Ostrenit, ku sipas policisë demokrati dhe nipi i tij e kanë goditur me grusht pas një takimi elektoral të PD në zonë.

15:47
“Armiku i armikut tim”/ Kina sfidon Presidentin Trump, heq sanksionet ndaj Bashkimit Europian

Mes pakënaqësisë së përbashkët që kanë ngjallur tarifat e ashpra të Donald Trumpit, Kina po tenton përmirësimin e raporteve me BE-në.

15:42
Armët e atentateve! Në tre muajt e fundit janë sekuestruar 101 armë zjarri, më së shumti kallashnikovë

Pas krimit në Pllanë të Lezhës kur u vra Gjovalin Prendi dhe pas atentatit në Lundër të Tiranës ku u plagosën 4 persona mes tyre 2 fëmijë autorët u zhdukën pa gjurmë me armët e zjarrit me vete.

15:38
Sipërmarrësja shpreh shqetësimin për mungesën e energjisë në Vermosh, Rama: Nënstacioni i ri elektrik do të zgjidhë problemin

Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrësit e vegjël për sfidat dhe mundësitë e tyre në Shkodër, një vajzë që zotëron një bujtinë në Vermosh, ngrit shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike.

15:37
Shqipëria në sytë e vizitorëve! 400 fotografë dhe videografë nga 36 vende të botës konkuruan në “Wanderlust Albania”, shpallen fituesit

Fotografia është profesion, por e ndërthurur me udhëtimet në atraksionet e preferuar shndërrohet në pasion frymëzim.

15:27
Më pak turistë se në 2024! Në mars bien me 2.7%, shumica erdhën nga Europa Jugore

Pas disa muajve në rritje, duket se marsi nuk ka tërhequr aq shumë turist këtë vit.

15:09
PD padit kryebashkiakun e Maliqit, Ivi Kaso i drejtohet SPAK: Gëzim Topçiu po hedh asfalt elektoral

Partia Demokratike kallëzoi këtë të enjte në SPAK kryebashkiakun e Maliqit Gëzim Topçiu për shpërdorim detyre.

15:08
Punësime ‘me mik’ në Ministrinë e Punës, arrestohet ministrja në Sarajevë

Policia në Sarajevë ka arrestuar Enda Paviç-Paçenkoviç, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve, nën dyshimet për punësim të paligjshëm, konfirmuan nga Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës.

15:06
Dhe Shkodrën si Tirana, Ramës i kërkohet një qendër teknologjike si ajo në kryeqytet: Tregon që…

Në Shkodër, kryeministri Edi Rama u përball me kërkesën për pasjen e një qendre teknologjike, si ajo e Tiranës tek piramida e transformuar.

14:58
“Po diskutojmë për industri ushtarake në Shkodër”, takimi me bizneset e vogla, Rama: Deri në 2029 taksa do vijojë të jetë zero!

Në takimin e mbajtur sot me bizneset e vogla në Shkodër, kreu i qeverisë tha se janë në diskutime që në këtë qytet të sillen elementë të industrisë ushtarake.

14:55
Negociatat për paqe, i dërguari i Presidentit Donald Trump takohet në Moskë me Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me të dërguarin e Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në Kremlin, si pjesë e përpjekjeve diplomatike që po intensifikohen për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë.

14:47
“Ç’të shihje”, Rama takim me biznesin e vogël në Shkodër: S’më del e keqja me inspektorët! I mbaruan akulloren asaj, katër veta me një tas

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal sot në Shkodër në një bashkëbisedim me biznesin e vogël të rajonit për të prezantuar nismat ekonomike të qeverisë në mbështetjen e tyre.

14:44
Tronditet bota e kinemasë, aktorja e njohur e Hollywood zbulon se vuan nga kanceri: Tumori ka avancuar, tani është shumë vonë

Një lajm i trishtë dhe shokues ka tronditur botën e kinemasë, pasi aktorja britanike Olivia Williams, e njohur për rolin e saj si Camilla Parker në sezonin e pestë të “The Crown” dhe si gruaja e Bruce Willis në “The Sixth Sense”, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer.

14:40
“Kërkoni fotot e mia nudo në google”/ PD denoncon Ramën në KQZ: Kërkojmë marrjen e masave ligjore ndaj Kryeministrit

Partia Demokratike ka kallëzuar në KQZ kryeministrin Edi Rama dhe kërkon marrjen e masave ligjore ndaj tij, lidhur me deklaratën e bërë në një nga tubimet, ku mes të tjerash u tha të pranishmëve ‘kërkoni fotot e mia nudo, i keni në google nëse doni’.

14:25
“Lufta e Tretë Botërore”/ Pakti i armëve Rusi-Kore e Veriut dhe bombardimet në Kiev, a po ndodh ajo që paralajmëroi Papa Françesku?

Raketat e lançuara nga Koreja e Veriut, që u lëshuan nga Rusia për të shkaktuar një masakër në Kiev, janë një dëshmi e qartë e përshkallëzimit të luftës që po përhapet me shpejtësi.

14:17
Aksident në Gjirokastër, shoferi gjerman përplas këmbësoren

Një aksident me pasojë një të plagosur ndodhi këtë të premte në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

14:00
Shpërndante kanabis staiva në zonën e Kombinatit, vihet në pranga 25-vjeçari në Tiranë

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, Cannabis Sativa, që kishte për qëllim ta shiste në doza në zonën e Kombinatit.

13:57
E vizitoi më shumë se 100 herë, ja pse Papa Françesku zgjodhi të prehej në Santa Maria Maggiore

Papa Françesku, figura e dashur dhe me ndikim e Kishës Katolike, do të bëjë udhëtimin e tij të fundit në bazilikën Santa Maria Maggiore, një nga katër bazilikat papale në Romë, ku ai ka vizituar shpesh gjatë papatit të tij 12-vjeçar.

13:57
Publikohet historia e spiunit britanik në zyrën e Hitlerit, si i zbuloi fabrikat e armëve dhe planin e sulmit të Bashkimit Sovjetik

Një libër i ri zbulon historinë e patreguar të një agjenti që kaloi vite pranë nazistëve, duke siguruar inteligjencë kyçe që e ndihmoi Britaninë të riarmatosej për luftën, shkruan The Times.

13:47
U arrestua për fyerje dhe kërcënime ndaj disa personave, gjykata jep masën për ish-drejtoreshën e spitalit Dibër

Vetëm dy muaj pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtoresha e Spitalit të Peshkopisë, Irini Shehu u vu në pranga nga policia, ndërsa dyshohet se ka kërcënuar e përndjekur disa persona.

13:37
“Vrenozi star-i i fushatës”, Berisha: E kllaposi Ramën, bëri një betejë si…

Kreu i Partisë i Demokratike Sali Berisha ka komentuar deklaratat e Ilir Vrenozit për Edi Ramën në fushatat e tij.

13:09
Ministri francez “rrëzon” SHBA-në, e vështirë marrëveshja e tarifave me Bashkimin Europian

Ministri francez i Ekonomisë, Eric Lombard, e sheh të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për tarifat mes BE-së dhe SHBA-së.

13:08
“Do ‘shkrijmë’ e-albania”, Berisha para gazetarëve: Në 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do kthejmë të gjitha zyrat siç ishin në 2013

Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët, se nëse vjen në pushtet, në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të ‘shkrijë’ e-albania dhe do rikthejë të gjitha zyrat si në 2013.

13:04
Papati drejt Azisë? “Profecia” e Franceskut dhe lidhja me Kinën, çfarë pritet të ndodhë

Papa Françesku e kishte thënë, ndoshta i befasuar edhe nga pjesëmarrja masive gjatë vizitës së tij në Filipine, ku shtatë milionë besimtarët e mbledhur për meshën në Manila shënuan një rekord absolut në historinë e udhëtimeve apostolike: “E ardhmja e Kishës është në Azi”, qe shprehur papa argjentinas. 

13:00
Kush po e mban peng Kuvendin e Kosovës? Albulena Haxhiu, “figurë përçarëse” apo pretekst?!

Pavarësisht se u hodh tre herë në votim, e në asnjërin rast nuk i siguroi dot 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës, emri i Albulena Haxhiut vazhdon të paraqitet nga Lëvizja Vetëvendosje si ai i kandidatit të padiskutueshëm që forca kryesore politike e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit insiston të paraqesë për këtë post.

12:44
Zgjerohet lista e atentateve misterioze! Vritet një tjetër komandant rus, objektiv i dyshuar i shërbimeve ukrainase

Gjenerali Yaroslav Moskalik është emri më i ri në radhën e figurave ushtarake apo pro-Kremlin që dyshohet se janë goditur nga operacione të fshehta ukrainase brenda territorit të Rusisë.

12:43
EMRI/ Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, forcat xheniere në vendngjarje

Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Ndoci, 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.

12:40
Finalja e Kupës së Mbretit/ Reali presion arbitrit të ndeshjes, akuzohet se përkrah Barcelonën

24 orë para se të luhet finalja e Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës në La Cartuja, kanali zyrtar i ekipit madrilen ka transmetuar një video, ku sulmohet Icardo De Burgos Bengoetxea, arbitri që do të vendosë drejtësinë në këtë ndeshje.