20:47
“Mos i trego askujt ç’të kemi bërë se do të vijmë prapë”, Osmani: Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale vazhdojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale, të kryera nga ushtria e policia serbe në luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të rëndojnë edhe sot jetën e qytetarëve, edhe 25 vjet pas luftës.