E premte, 20 Qershor 2025
08:05
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Australia tërheq stafin diplomatik nga Irani

Qeveria australiane ka njoftuar pezullimin e operacioneve të ambasadës së saj në Teheran, duke përmendur një “mjedis sigurie në përkeqësim”.

07:50
Dilema historike e Trump dhe “ethet” diplomatike evropiane, Ultimatumi ndaj Iranit dhe plani B

Përballë Iranit dhe perspektivës së përfshirjes aktive amerikane në Lindjen e Mesme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndodhet përballë sfidës për një angazhim të mundshëm ushtarak.

07:39
Zjarre dhe dëme materiale në Beersheba pas sulmit me raketa iraniane në mëngjes

Një raketë balistike iraniane goditi Beer Sheva herët të mërkurën në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta.

07:36
Dita e tetë e konfliktit Izrael-Iran, ankth për vendimet e Trump, SHBA tërheq dhjetëra avionë nga baza në Katar

Dhjetëra avionë ushtarakë amerikanë janë tërhequr nga pista e njërës prej bazave më të mëdha ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, tregojnë imazhet satelitore, me sa duket për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme iraniane, në një kohë kur Uashingtoni po peshon nëse duhet të përfshihet në luftën midis Izraelit dhe Iranit.

07:31
5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale.

07:31
Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ja si do të jetë moti këtë të premte

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

E enjte, 19 Qershor 2025
22:58
“Do të veprojmë kur ta shohim të arsyeshme”, udhëheqësi i Hezbollahut: Nuk mund të jemi neutral në këtë konflikt

Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se organizata do të “veprojë siç e sheh të arsyeshme” në përgjigje të luftës së vazhdueshme midis mbështetësit të saj kryesor, Iranit, dhe Izraelit.

22:56
Shpërthim në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, reagon ministria e Jashtme e Norvegjisë

Një shpërthim ka ndodhur në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv.

22:49
Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani nisi një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet izraelite në tokën iraniane.

22:40
Ekskluzive në “Top Story”/ Në Gaza operon divizioni tokësor, në Iran Mossad dhe inteligjenca izraelite”, gjenerali izraelit: Po i bëjmë nder botës

Gjenerali izraelit, Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin.

22:29
Të paktën 12 palestinezë të vrarë, po prisnin ndihma në Gaza

Të paktën 12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit dhe personelit mjekësor në terren.

22:22
Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky emëron komandant të ri për forcat tokësore të ushtrisë ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy emëroi Gennady Shapovalov, i cili kishte qenë kreu i delegacionit ukrainas në selinë e NATO-s në Ëiesbaden që nga janari, duke mbikëqyrur koordinimin e ndihmës ushtarake për Kievin, si komandantin e ri të Ushtrisë Ukrainase.

22:22
Ditëlindja e 34-t e PS/ Çfarë nuk u pa në festën e socialistëve. Nga senatorët Ruçi e Dade te “e preferuara” e Berishës, Sara Mila

Ditëlindja e 34-t e Partisë Socialiste, ka mbledhur bashkë socialistët këtë të enjte para selisë rozë.

22:20
Prençi promovon “Në emër të gjakut”, ministri Manja: Libri, thirrje për drejtësi! Ahmeti nuk shkruan për të zbukuruar realitetin, por…

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka promovuar librin e tij më të ri të titulluar “Në emër të gjakut”.

22:05
“Shqetësohuni për ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr, por atë ditë nuk do jem as unë”, Rama me batuta: Zysh Arta, s’mu ndave, por shyqyr që të kemi!

Nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama në festën e PS.

21:49
Ekskluzive në “Top Story”/ “Fitorja ndaj Iranit do hapë rrugën për begati në rajon”, gjenerali izraelit: SHBA të tregojë vendosmëri, kemi nevojë për një Curchill

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin.

21:39
Ekskluzive në “Top Story”/ “Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë, ekskluzivisht për “Top Story” në Top Channel, iu përgjigj pyetjes së moderatores Grida Duma “pse po vriten fëmijët në Gaza”.

21:37
Ekskluzive në “Top Story”/ “Strategjia e Hamasit, e ngritur mbi propagandë”, gjenerali izraelit: Po bëjmë gjënë e duhur në Gaza!

“Strategjia e Hamasit është e ngritur mbi propagandë dhe gënjeshtra”, shprehet gjenerali izraelit Amir Aviv për Top Story në Top Channel.

21:31
Ekskluzive në “Top Story”/ Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Përgjigjet gjenerali izraelit: Ne po luftojmë edhe për ju, për gjithë Ballkanin!

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë, ekskluzivisht për “Top Story” në Top Channel tha se me Shqipërinë, Izraeli ka miqësi të madhe.

21:16
Ekskluzive në “Top Story”/ “Në rrezik nga Irani, edhe Europa”! Gjenerali izraelit: Ja pse vendosëm ta sulmojmë regjimin e Teheranit

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë, ekskluzivisht për “Top Story” në Top Channel tha se rreziku i regjimit të Teheranit kërcënon edhe Europën.

21:16
Ekskluzive në “Top Story”/ “Jemi në koordinim me SHBA”, gjenerali izraelit: Dominojmë hapësirën ajrore të Iranit! Nëse Amerika bëhet pjesë e luftës…

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin.

20:55
Konflikti në Lindjen e Mesme, sekretarja e shtypit i Shtëpisë së Bardhë: Kini besim te Donald Trump!

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u shpreh se qytetarët amerikanë duhet të kenë “besim te Presidenti Trump”, teksa SHBA po shqyrton mundësinë e përfshirjes në luftë krahas Izraelit.

20:46
Fiks Fare/ Denoncim, “Gurorja e Ilir Metës” në Skrapar masakron Malin e Tomorrit!

Fiks Fare dokumentoi me pamje shfrytëzimin barbar të Malit të Tomorrit. Disa firma operojnë në zonën e Skraparit, teksa marrin mermer prej shumë vitesh.

20:30
Reagon Morgu pas denoncimit të Fiks Fare, nuk sqaron nëse janë funksional frigoriferët

Pas pamjeve të rënda të publikuara dy ditë më parë për kushtet në Morgun e Tiranës, Instituti i Mjekësisë Ligjore reagoi duke i kthyer përgjigje kërkesës së Fiks Fare mbi gjendjen e morgut.

20:28
I ndihmoi të mbijetonin, Tirana “divorcohet” me Bledi Shkëmbin

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë në bankinën e Tiranës sezonin e ardhshëm.

20:19
Hiqej si dentist dhe kryente procedurat dentare me informacion nga interneti, 22-vjeçari në Çeki rrezikon 8 vite burg për biznes të paligjshëm

Autoritetet e Republikës Çeke kanë akuzuar një burrë 22-vjeçar, i cili u paraqit si dentist, dhe dy nga asistentët e tij, për kryerjen e dhjetëra procedurave dentare duke përdorur udhëzime që i gjetën në internet.

20:12
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027

Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, në vitin 2027.

19:59
Përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të marrë vendimin brenda dy javëve të ardhshme.

19:54
Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli godet reaktorin bërthamor! Irani hakmerret duke goditur spitalin izraelit, Netanyahu: Khamenei nuk është i paprekshëm

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë shpërthyer në një konflikt të hapur, me sulme intensive nga të dyja palët.

19:30
“Kemi skuadër të re”/ Rama në ditëlindjen e 34-t të PS: Deputetët e rinj, si asnjëherë tjetër…

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin në festën e organizuar në selinë rozë në 34-vjetorin e Partisë Socialiste.

19:20
PS feston ditëlindjen e 34-t! Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian

Partia Socialiste feston sot ditëlindjen e 34-t.

19:06
Sulmet ndaj institucioneve shëndetësore, drejtori i OBSH-së: Ilaçi më i mirë është paqja!

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka dënuar sulmet ndaj institucioneve shëndetësore pas tensioneve të vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit.

18:50
Ekzekutohet gazetari në Arabinë Saudite, e parashikoi fatin e tij në rrjetet sociale

Turki Al-Jasser, një gazetar saudit i cili ishte arrestuar në vitin 2018 nën akuza për terrorizëm dhe tradhti të lartë, u ekzekutua ditën e shtunë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite.

18:44
“Vendimi i SHBA-ve në 24-48 orët e ardhshme”, zyrtari izraelit: Askush nuk po i bën presion, do marrin vendimin e tyre

Vendimi i SHBA-së për Iranin do të vijë në 24-48 orët e ardhshme, sipas një zyrtari izraelit

18:39
Irani kërcënon sërish: Ndërhyrja e një pale të tretë do të shkaktonte reagim të menjëhershëm

Irani ka lëshuar një kërcënim të ri për çdo “palë të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke kërcënuar me një përgjigje “të menjëhershme”.

18:30
Takimi i Ministrave të Jashtëm iranianë-evropianë, a do të hapet një dritare për një zgjidhje për Lindjen e Mesme?

Takimi midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe homologëve të tij evropianë në Gjenevë nesër mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme pritet të jetë vendimtar.

18:25
Ministri i Jashtëm paralajmëron popullin izraelit, Araghchi: Mos qëndroni pranë strukturave ushtarake apo të inteligjencës

Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi i kërkoi popullit izraelit të shmangin qëndrimin pranë “vendeve ushtarake dhe të inteligjencës”, ndërsa vendi i tij vazhdon të kryejë sulme në Izrael.

18:19
Presidenti i Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin Antiterrorit

Ceremonia e nderimit u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Italisë dhe titujt e akorduar iu dorëzuan Drejtues i Lartë Neritan Nallbatit dhe Drejtues Alban Dautajt, nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

17:48
Drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër dhe Kinë, dënohet me burgim të përjetshëm studenti kinez

Një student kinez, i shpallur fajtor për drogimin dhe përdhunimin e 10 grave, është dënuar me burgim të përjetshëm.

17:44
Angli/ U dënua me 11 vite për trafik droge, Home Office betejë për t’i hequr nënshtetësinë britanike shqiptarit

Një shqiptar i arrestuar për trafikim droge, i cili fotografoi veten i rrethuar nga 250 mijë paund cash, i është lejuar të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.

17:29
“Brenda mendjes së Trump”/ Analiza: A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

Çfarë po mendon presidenti amerikan dhe cilët faktorë mund të ndikojnë në vendimin e tij për të ndërhyrë ose jo në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit? Këto janë pyetjet kyçe që sot dominojnë debatin gjeopolitik në Uashington.

17:28
Ekskluzive/ Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana bashkë me njësinë e të kërkuarve në NCA kanë prangosur një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut.

17:02
“SHBA po na ndihmon shumë”, Netanyahu: Rënia e regjimit iranian mund të jetë rezultati i fushatës ushtarake, por…

Gjatë një vizite në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin Beer Sheva, e cila u dëmtua nga sulmet iraniane, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Shtetet e Bashkuara “po ndihmojnë” në konfliktin e vendit të tij me Iranin.

16:55
E rëndë në Peshkopi! Gjendet i pajetë një person, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi, ku një person është gjetur i pajetë.

16:49
Integrimi në BE, Tabaku nga Strasburgu: Procesi nuk mund të ecë pa reforma të thella

Sipas deputetes demokrate Jorida Tabaku, mbledhja e Komisionit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, është mbyllur pa një deklaratë të përbashkët mes palës opozitare dhe asaj të mazhorancës socialiste.

16:46
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Starmer thirrje Trump: Tërhiqu nga veprimet ushtarake ndaj Iranit!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër Iranit.

16:36
Konflikti Izrael-Iran, Merz i kërkon Netanyahut të përmbahet me sulmet

Kancelari gjerman, Friedrich Merz foli në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe i kërkoi të përmbahej në fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, tha Reuters.

16:34
Mosmarrëveshja kufitare Kamboxhia-Tajlandë! Si një telefonatë mes një ish lideri dhe kryeministres tajlandeze mund të rrëzojë një qeveri

Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra, po përballet me presion në rritje për të dhënë dorëheqjen, pasi kritikoi ushtrinë gjatë një bisede telefonike që zgjati 17 minuta me ish-udhëheqësin e fuqishëm të Kamboxhias lidhur me një mosmarrëveshje kufitare në rritje.

16:23
Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

Spanja ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për nevojat e mbrojtjes, duke e quajtur atë “të paarsyeshëm”.

16:03
Kylian Mbappe “tradhton” Xabi Alonson në Kupën e Botës për klubet, shtrohet me urgjencë në spital

Kylian Mbappé është prekur nga një gastroenterit akute dhe është shtruar në spital për disa kontrolle dhe për të marrë trajtimet e para të nevojshme. Lajmi është bërë i ditur nga Real Madrid përmes një njoftimi zyrtar të shkurtër.

16:00
Shpërthimi i anijes së SpaceX, reagon Elon Musk: Vetëm një gërvishje

Miliarderi Elon Musk reagoi në mënyrë lakonike ndaj shpërthimit të një rakete SpaceX gjatë provave të lëshimit të mërkurën në mbrëmje (18/06) në Teksas.

15:57
Alarm në aeroportin e Athinës, avioni me 150 pasagjerë bën ulje emergjente, kabina e pilotëve ‘pushtohet’ nga tymi

Çaste paniku kanë kaluar 10 pasagjerët e një avioni që u ngrit nga aeroporti i Athinës.

15:50
Këto janë dy periudhat e jetës sonë kur plakemi më shpejt

Plakja mund të duket si një proces i ngadaltë dhe gradual – por jo gjithmonë është kështu, zbulojnë studimet e fundit.

15:38
Kievi dhe Moska njoftojnë shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës

Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, raportuan sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar një deklaratë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes.

15:36
Progresi drejt integrimit në BE, Shqipëria vlerësohet pozitivisht në Strasburg

Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për përparimin e bërë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë mbledhjes së 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, të zhvilluar sot në Strasburg.

15:25
Murtaja shfaqet tek delet! Një vatër e re në fshatin Trush në Shkodër, preken 200 krerë

Sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël është rikthyer në qarkun e Shkodrës, duke shënuar një rast të dytë të konfirmuar zyrtarisht. Këtë herë, sëmundja është identifikuar në një fermë në fshatin Trush, ku janë prekur 200 dele.

15:23
“Albania is Calling”! Trendi më i fundit në rrjetet sociale me të rinj nga e gjithë bota që vijnë për turizëm në vendin tonë

‘Albania is calling”… “Shqipëria po të thërret”, është ky trendi më i ri në rrjete sociale që ka përfshirë të rinjtë nga e gjithë bota, teksa tregojnë nisjen e udhëtimit drejt shtetit kuqezi…

15:04
EMRAT/ Pjesë e bandës kriminale dhe të akuzuar për vrasje, Dubai jep “OK” për ekstradimin e 3 shqiptarëve të shumëkërkuar

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

15:00
“Khamenei nuk mund të ekzistojë më”, Putin dhe Xi thirrje Trumpit: Mos u përfshi!

Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei nuk duhet lejuar të vazhdojë të ekzistojë: Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz e akuzoi Ajatollahun se ka urdhëruar personalisht sulmin ndaj spitalit në jug të shtetit hebre, ndërsa plani ishte për të shënjestruara disa qytete izraelite njëherazi.

14:58
Intervista e Plotë/ Nis epoka e Gattusos: Një ëndërr e bërë realitet, rikthimi i Italisë në Kupën e Botës është thelbësor

Aventura e re e Gennaro Gattusos si trajner i ekipit kombëtar ka filluar në Coverciano, duke marrë përsipër detyrën nga Spalletti i shkarkuar dhe duke e gjetur veten duke marrë përsipër kualifikimet për Kupën e Botës 2026, tashmë të komplikuara shumë nga humbja 3-0 në Norvegji.

14:49
Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë, GJKKO shpall vendimin për deputetin e PD, e dënon me gjobë

Gjykatën e Posaçme mbajti sot seancë për deputetin Qani Xhafa, deputetit të PD ndaj të cilit SPAK ngriti akuzën e drejtimit të makinës në gjendje të dehur, duke shkaktuar aksident.

14:43
Shqetësime për Kate Middleton, paraqitja e saj në Royal Ascot anulohet në minutën e fundit

Shëndeti i Kate Middleton u rishikua të mërkurën pasi ajo anuloi pjesëmarrjen në garën me kuaj në Ascot, në të cilën tradicionalisht marrin pjesë monarku dhe anëtarë të lartë të Shtëpisë së Windsor.

14:33
Qëndroi tre ditë si pushues në hotelin në Palasë, i riu ‘zhduket’ pa paguar 450 euro

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë.

14:27
“Rinumërimin e donin kandidatët”, Berisha: PD ka të tjera pretendime! Arsyeja pse s’isha aktiv gjatë këtyre ditëve

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi rinumërimin qe po vijon me votat e Tiranës duke thënë se ajo ishte kërkesë e kandidatëve dhe jo e partisë e cila ka të tjera pretendime për zgjedhjet.

14:15
“Do të fus djalin në punë si inspektor në Fier”, SPAK kërkon dënimin me burg të Dritan Lleshit, si ia mori paratë nënës së të riut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka paraqitur konkluzionet përfundimtare para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në ngarkim të të pandehurit: Dritan Lleshi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal.

14:12
Anija e tij kozmike shpërtheu gjatë një testi, por sa ishte dëmi financiar për Elon Musk në vetëm 5 sekonda

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi së fundmi në objektin Starbase të SpaceX në Teksas, gjatë një prove të planifikuar të motorit statik në raketën Starship Ship 36.

14:04
VIDEO/ Brenda godinës së televizionit shtetëror iranian i cili u godit kur po transmetoheshin lajmet. Gazetari i CNN: E gjithë zona e shkatërruar

Pamjet e një edicioni informativ të televizionit shtetëror iranian, që u ndërpre papritur nga një sulm ajror izraelit, tërhoqën vëmendjen më herët këtë javë, ndërsa Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme në një përshkallëzim dramatik të tensioneve.

13:56
“Kronikë e një konflikti që desh ndezi Europën flakë”/ Satira e Gjekmarkajt për delegacionin në Strasburg: Gaz Bardhi me hungërima, Tao me dy hejbe të mbushura me mish qingji

Nga Agron Gjekmarkaj

13:40
Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente identifikimi false, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim nga Kosova 

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të levizin ilegalisht, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin kosovar, Sh. M., 25 vjeç.

13:35
Inteligjenca Artificiale ju bën “budallenj”, studimi: Njerëzve u “fiket” truri!

Një studim i fundit tregon se chatbot-et e inteligjencës artificiale (IA) rrezikojnë t’i bëjnë njerëzit më pak inteligjentë, dhe kjo, për shkak se pengojnë zhvillimin e të menduarit kritik dhe aftësive gjuhësore, e ndikojnë shumë tek kujtesa.

13:13
I plagosur tre herë në Irak dhe i besuari i Donald Trump, kush është “Gorrilla”, gjenerali amerikan që po shtyn fort për një ndërhyrje ushtarake në Iran

Një nga figurat më të ashpra kundër Iranit, shumë afër me Izraelin, madje edhe sipas standardeve të zyrtarëve amerikanë, luftarak dhe gjithnjë e më me ndikim.

13:12
Jasir Asani drejt një aventure të re, sulmuesi i Kombëtares shqiptare lë Korenë e Jugut për t’u transferuar në Japoni

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, duket se është pranë një aventure të re këtë verë.

13:00
Ministeriali i Taorminës në Itali, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit evropian, ku u hodhën hapa thelbësorë drejt integrimit të mëtejshëm të kontinentit, që kulmuan me krijimin e BE-së. 

12:50
“Është një ëndërr, do e rikthejmë kombëtaren në Botëror”/ Gattuso prezantohet si trajneri i ri i Italisë: Kam besim se do ia dalim

Gennaro Gattuso ka nisur zyrtarisht aventurën e tij si trajner i ri i Kombëtares së Italisë, duke marrë vendin e Luciano Spallettit të shkarkuar pas rezultateve zhgënjyese.

12:34
Zjarri përfshin pyllin e Sodës pranë plazhit të Zvërnecit, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvernecit, ku operojnë edhe disa biznese turistike.

12:31
Raketat e Iranit nuk kursyen as spitalin, ministri izraelit i Mbrojtjes: Khamenei nuk mund të lejohet më të ekzistojë

Ministri i mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, tha të enjten se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, “nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, pasi spitali Soroka në jug të Izraelit u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane, raporton agjencia Agence France-Presse (AFP).

12:29
“Çfarë pa kryeshërbëtorja”/ Komedia me regji të Kiço Londos vihet në skenën e Teatrit Kombëtar

Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes, një profesor me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve, teksa një polic ndërhyn papritur.

12:28
Arkeologët në Londër përpiqen të zgjidhin “enigmën” e madhe romake me piktura murale 2,000-vjeçare

Arkeologët në Angli kanë bashkuar mijëra fragmente nga një ndërtesë 2,000-vjeçare, duke zbuluar murale mahnitëse që dikur zbukuronin një vilë luksoze romake.

12:24
“Kujtesa e Mesdheut”, ekspozita me 700 vepra nga shekulli XIV-XIX në Bibliotekën Kombëtare

Një ekspozitë me rreth 700 vepra nga shekulli XIV – XIX, që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur mesdhetare u çel mbrëmjen e kaluar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare,

12:23
Italia na “do më shumë”! Fqinji përtej detit është blerësi dhe shitësi më i madh i mallrave në Shqipëri

Themel i tregtisë së jashtme të Shqipërisë mbetet shteti italian, si në shitjen e produkteve “Made in Albania” dhe në blerjen e mallrave të huaj.

12:19
Nis korrja e grurit në Myzeqe! Fermerët këtë vit po marrin më shumë prodhim, por çmimi është i ulët

Në Lushnje prej disa ditësh ka nisur fushata e korrjes së grurit në një nga zonat që zë përqindjen më të madhe të prodhimit të brendshëm.

12:02
Konflikti me Izraelin, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, viziton Stambollin

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, do të jetë në Stamboll fundjavën e ardhshme, si pjesë e takimit të ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

11:55
Kriptomonedhat e konfiskuara do kthehen në fond rezervë për fëmijët, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe UNICEF diskutojnë nismën

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për impakt social.

11:54
Kërkoi revokim të masës së sigurisë, shtyhet seanca për Jamarbër Malltezin

Shtyhet seanca për revokimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin.

11:50
“Një vdekje poshtëruese të pret nëse…”/ Zbardhet paralajmërimi i ish-presidenti iranian për Trump përpara se të ndërronte jetë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të përballet me një “vdekje poshtëruese” në rast se SHBA-të i bashkohen Izraelit në një sulm ndaj Iranit.

11:40
Vrasja e nënë e bir, SPAK mbyll hetimet për Festim Qolin dhe Talo Çelën, akuzë e re për të shumëkërkuarin e drejtësisë

SPAK ka përfunduar hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela.

11:36
Asgjësohen 6 mijë bimë kanabis në Shkodër, procedohen kryetarë fshatrash dhe roje mjedisi

Në Qarkun Shkodër janë asgjësuar 5,999 bimë dhe fidanë të dyshuar si kanabis, pas kontrolleve intensive në terren dhe monitorimit ajror me dronë.

11:30
Rinumërimi i 85 kutive të para në Tiranë, anëtari i opozitës në KAS: Deri tani gabimet njerëzore, nëse dalin tjetërsime masive…

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksione, Ledio Braho, në një deklaratë për mediat është shprehur se gjatë procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës dhe disa qarqe të tjera, janë evidentuar kryesisht gabime njerëzore.

11:19
Video/ Anija kozmike e Elon Musk shpërthen përsëri, këtë herë gjatë provës tokësore

Starship 36, një nga anijet kozmike gjigante të SpaceX me të cilën Elon Musk aspiron – ndër të tjera – të “pushtojë” Marsin, shpërtheu të mërkurën vonë në mbrëmje gjatë një prove rutinë në qendrën e kompanisë në Starbase, Teksas.

11:09
Vend-fshehja e kokainës lë pa fjalë policinë angleze, dënohet shqiptari me 2 vite e 9 muaj burg

Një trafikant kokaine, Leonard Petku, 25 vjeç, është dënuar me dy vite e nëntë muaj burg në Stafford, pasi u kap duke fshehur drogë brenda enëve të vazelinës.

11:07
Pamela Anderson thyen stereotipet e bukurisë në Hollywood: Gjithmonë kam qenë rebele

Në moshën 57 vjeç, Pamela Anderson vazhdon të ngjallë polemika jo për shkëlqimin apo pamjen e saj të guximshme, por për vendimin e saj për të thyer stereotipet që mbizotërojnë në Hollywood.

11:06
67-vjeçarja përfundon te Trauma pas aksidentimit në punë në firmën e materialeve të ndërtimit, arrestohet drejtuesi teknik

Një 67-vjeçare është transportuar te spitali i Traumës pas aksidentimit në punë, në një firmë materialesh ndërtimi në Elbasan.

11:04
Barcelona pranë goditjes së bujshme në merkato, shumë afër firma me yllin e kombëtares spanjolle

Barcelona bën një hap të madh përpara në transferimin e Nico Williams, pasi Fabrizio Romano konfirmon se klubi katalanas ka arritur një marrëveshje të plotë me sulmuesin spanjoll për kushtet personale.

11:00
Bunkeri i pasurimit të uraniumit nën shënjestër! SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku, forcat elitare në një mision ekstrem

Zhvillimet në Lindjen e Mesme po intensifikohen, ndërsa komandanti i forcave amerikane, gjenerali Kurilla, po përgatit strukturën operacionale në rast se Shtëpia e Bardhë jep dritën jeshile për një ndërhyrje ushtarake.

10:56
Droni i policisë ‘pikas’ 11 parcela me drogë në Krujë, dështon plani i vëllezërve!

Zbulohen në fshatin Zgërdhesh të Krujës, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

10:54
Asgjë e re! As për herë të 34-t deputetët e Kosovës nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin

Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

10:50
Video/ Momenti kur Brad Pitt shmang puthjen e partneres së tij në tapetin e kuq

Brad Pitt pati një moment të sikletshëm në tapetin e kuq me të dashurën e tij, Ines de Ramon.

10:45
Ministri i Financave pranon se ekonomia e Rusisë është në prag recesioni

Ekonomia e Rusisë është në prag të recesionit, tha sot Ministri i Ekonomisë rus Maxim Reshetnikov në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

10:42
Rrahu gardianin e burgut të Fierit bashkë me disa të tjerë! Arrestohet 32-vjeçari i dënuar për vrasje

Policia e Fierit ka arrestuar një 32-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm, i cili ishte në kërkim për sulm ndaj një punonjësi të IEVP Fier. Ngjarja kishte ndodhur më 11 mars 2025, kur gardiani u godit me grushte nga disa persona për shkak të detyrës.

10:42
Paralajmëron Rusia: Ndërhyrja e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran, do të çojë në një përshkallëzim të tmerrshëm

Kremlini thotë se ndërhyrja e SHBA-së në konfliktin Iran-Izrael do të çojë në një ‘spirale të tmerrshme përshkallëzimi’.