E shtunë, 03 Maj 2025
19:36
“Na duhet një mesazh i fortë, përtej shumicës së zakonshme”, Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Kreu i PS ka mbyllur takimet elektorale sot në Sarandë, duke theksuar edhe një herë se rruga e Shqipërisë është drejt BE dhe se këtë mund ta arrijë vetëm Partia Socialiste.

19:31
Takimi elektoral në Fier, Berisha: Kjo natë 12 vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është 11 maji

Në takimin elektoral përmbyllës në Fier, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se në 11 maj do të fitojë e djathta.

19:30
“Janë ca që vijnë vërdallë, i keni parë”, Rama për partitë e reja: Cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI

Edi Rama ishte sot në Sarandë në një takim elektoral përmbyllës, ku edhe një herë ka kërkuar që në 11 maj qytetarët të votojnë PS.

18:59
“Sa herë e hanë nga bufi”, Rama ironizon kandidatët e opozitës: Nëse doni një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Dules…

Nga Saranda, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj vota të shkojë drejt PS.

18:32
Rama kërkon votën për PS në Sarandë, kryesocialisti: Do të riinvestojmë për furnizimin me ujë të pijshëm

Kreu i PS këtë të shtunë 3 maji u ndal në Sarandë, ku prezantoi kandidatët e tij dhe kërkoi mbështetje me votë në parlamentaret e 11 majit.

18:01
Përleshje në Kroaci para ndeshjes Hajduk – Dinamo Zagreb, policia arreston 100 tifozë

Situata doli jashtë kontrollit në Kroaci, për shkak të Derbit të futbollit, me Hajduk Splitin që pret Dinamon e Zagrebin.

17:51
Nga sanksionimi i partive tek vota e diasporës! Pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, kryekomisioneri i KQZ-së zbulon detajet

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, foli në “Shqipëria Live” për procesin zgjedhor të 11 majit, përfshirë atë që po ndodh me votën e diasporës.

17:35
E rëndë në fabrikën e pasurimit të kromit në Burrel, shembet masivi i dheut dhe zë poshtë punonjësin! Ende nuk është gjetur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fabrikën e pasurimit të kromit në qafën e Burrelit

17:26
Vizita e pasuksesshme e Vuçiçit në SHBA, ndërprerje e papritur për arsye shëndetësore apo fiasko politike?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u detyrua të ndërpresë papritur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Sipas informacioneve zyrtare nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, Vuçiç përjetoi dhimbje të forta në kraharor dhe tension të lartë, duke u detyruar të kthehej urgjentisht në vend.

17:17
Kievi trondit Moskën: Droni ukrainas rrëzon për herë të parë një Su-30 rus në ajër

Ukraina ka rrëzuar një avion luftarak rus Su-30 me një raketë të lëshuar nga një mjet ajror pa pilot (dron) me bazë në det, njoftoi sot shërbimi i inteligjencës GUR i ushtrisë ukrainase, rrëzimi i parë i tillë i një avioni luftarak nga një dron me bazë në det në botë.

17:05
Përsëritet ‘skenari’! Sërish një qytetare e pafajshme bie pre e plumbave që lëshohen në mes të rrugës, këtë herë në Laç!

Këtë të shtunë një ngjarje e rëndë më pasojë 5 të plagosur ka tronditur Laçin.

17:02
Doja Cat shkakton reagime me postimin e saj në X rreth artistëve të fiksuar pas numrave

Doja Cat shkaktoi një stuhi reagimesh në rrjetet sociale pas një postimi në X, ku shprehu mendimin e saj mbi obsesionin e disa njerëzve me grafikët dhe numrat.

16:51
Tensionet rriten në Pallatin Mbretëror Britanik, Charles i acaruar dhe i lënduar nga deklaratat e Harry-t

Kriza mes Mbretit Charles dhe Princit Harry po thellohet, me burime pranë pallatit që raportojnë për irritim dhe zhgënjim të monarkut ndaj të birit. Shkak është bërë reagimi i Harry-t ndaj vendimit për t’i hequr sigurinë shtetërore, të cilin ai e cilësoi si “të pamatur”.

16:48
“Në lupë” për të kapur çdo detaj! Kjo është makina që transportoi në spitalin e Laçit disa prej të plagosurve

Makina që shihni në këto pamje është ajo e cila u përdor për të transportuar në spitalin e Laçit disa prej të plagosurve. Mjeti ndodhet aktualisht jashtë ambienteve të spitalit.

16:44
Indonezi, tërmeti me magnitudë 6.0 godet Sulawesi, nuk ka kërcënim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e Sulawesi-t në Indonezi të dielën, tha Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës në platformën e saj X, duke shtuar se nuk kishte potencial për cunami.

16:32
FOTO/ Përgjaket Laçi! Gjendet arma dhe identifikohet autori që lëshoi breshëri plumbash dhe plagosi 5 persona!

Policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona!

16:22
Berisha të hënën në SPAK, Noka mobilizon strukturat: Të gjithë para selisë së skapit në 8:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet të hënën, në orën 08:30, në SPAK.

15:56
Australi/ Humb zgjedhjet “klienti” i La Civita, laburisti Albanese fiton kundër liberal-nacionalistit Peter Dutton

Anthony Albanese, kryeministri me baba italo-shqiptar i Australisë, triumfoi në zgjedhjet parlamentare, të konsideruara si një moment kyç për politikën aktuale të vendit.

15:44
Pesë të plagosur nga të shtënat me armë në Laç! Dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Të shtënat me armë zjarri plagosën pesë persona në Laç.

15:43
Përplasje Gjermani-SHBA: “Nuk jemi tiranë”, Berlini i ashpër pas deklaratës së Rubios!

“Nuk është tirani, por demokraci”. Ky ishte mesazhi që Ministria e Jashtme gjermane lëshoi për veshët e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas kritikave të senatorit Marco Rubio, në vazhdën e klasifikimit të AfD-së si organizatë ekstremiste e djathtë nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës.

15:37
Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, bomba i shpërthen në duar! Humb jetën 38-vjeçarja në Selanik, zbulohet e shkuara e saj

Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën pasi një bombë shpërtheu në duart e saj në orët e para të mëngjesit në qytetin e Selanikut.

15:13
Partitë e mëdha pretendime për diasporën: Fajin e ka posta, PD akuzon PS për manipulime në Greqi

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkohen në një pikë: faji për problematikat dhe vonesat në shpërndarjen dhe kthimin e fletës së votimit të diasporës është i postës private.

14:56
Breshëria e plumbave në Laç, pesë të plagosur! Reagon policia: Shoqërohen në komisariat disa persona, autori ende në arrati

Policia ka reaguar për të shtënat me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit, ku u plagosën 5 persona, njëra prej tyre shitësja e qirinjve në anë të rrugës.

14:54
Të shtënat me armë zjarri në Laç, zbulohet identiteti i pesë personave të plagosurve

Tashmë është zbuluar identiteti i pesë të plagosurve në afërsi të Kishës së Laçit.

14:44
Të shtënat me armë zjarri në Laç! Çfarë dihet deri më tani, pesë persona paraqiten në Spitalin e Traumës

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Laçin mesditën e kësaj të shtune, në afërsi të Kishës së Laçit. 

14:31
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 11 të vdekur në Khan Younis, 3 prej tyre fëmijë

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, përfshirë tre fëmijë të vegjël, në një sulm izraelit gjatë natës në kampin e refugjatëve palestinezë të Khan Yunis, njoftoi sot agjencia e mbrojtjes civile të Gazës.

14:16
Zelensky lavdëron bisedën e tij me Trump në Vatikan, presidenti: Më e mira që kemi pasur ndonjëherë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se takimi me homologun e tij amerikan, Donald Trump i cili u zhvillua në prag të funeralit të Papa Françeskut javën e kaluar, ishte biseda “më e mirë” kanë pasur ndonjëherë.

14:13
Të shtëna me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit! Plagosen pesë persona, një prej tyre shitësja e qirinjve në rrugë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të shtunë në Laç.

14:06
Problemet me votimin e diasporës në Greqi! Sportelet qëndrojnë të hapura edhe gjatë fundjavës

Në Greqi po shfaqen probleme me votimin e diasporës, situatë që ka shqetësuar të dyja partitë e mëdha.

13:59
Renato Hoxhajn e ekzekutoi vrasësi me pagesë? Kush e porositi eliminimin e 58-vjeçarit në Vlorë

Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e datës  27 prill në Vlorë ku u ekzekutua pranë banesës së tij 58 vjeçari Renato Hoxhaj.

13:35
“Nuk mund ta lënë votën si copë letër pa vlerë”/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Shkoni merreni me çdo kusht zarfin

Teksa vijoi me fjalimin e tij përpara gjirokastritëve, kryeministri Edi Rama, përmendi votimin e shqiptarëve të Greqisë.

13:35
“Këto janë ditët vendimtare”, zbulohet mesazhi i Berishës për kandidatët: Punoni 16 orë në ditë, mobilizoni forcat

Një javë larg zgjedhjeve, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh udhëheqësve Politikë të Qarqeve, drejtueseve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD

13:23
Macron kërkon “të zgjedhë Papën”? Takohet me kardinalët, kritikët: Tentativë influencimi!

Vizitën e tij në Vatikan për funeralin e Papës, presidenti francez Emmanuel Macron, duket e ka shfrytëzuar për të zhvilluar edhe disa takime me kardinale që në 7 maj nisin konklavën, apo procesin e zgjedhjes së liderit të ri të Kishës Katolike.

13:13
Shqiptari tenton të hapë derën e avionit! Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë

Një ngjarje e rëndë, e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë.

13:12
“Po luan rolin e Zeqinesë së Roskovecit”/ Agron Duka sulmon Lulzim Bashën: Është ngarkuar nga Rama që të akuzojë kandidatin e PAA

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka ‘sulmuar’ Lulzim Bashën pasi ky i fundit ka akuzuar opozitën për përfshirjen e kushëririt të Elvis Roshit, në listën e kandidatëve për deputetë.

12:48
Kriptomonedha në shkëmbim të syrit! Projekti i OpenAI për të skanuar të gjithë njerëzit e botës dhe krijuar regjistrin dixhital

Sam Altman, drejtuesi i OpenAI, ka lançuar zyrtarisht në SHBA projektin e tij të ri të identitetit dixhital dhe kriptomonedhës, të quajtur “World”. Ky projekt synon të verifikojë identitetin njerëzor përmes skanimit të irisit të syrit.

12:47
“Fara e keqe bëri të ndjerën LSI”/ Rama për partitë e reja: Ata janë djem të rinj në moshë, por në tru bufa të vegjël

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë takimit përmbyllës elektoral për Gjirokastrën.

12:36
Në Sarandë turizëm gjithë vitin! Shumë të huaj qëndrojnë me javë të tëra, rezervimet 50% më të larta se në 2024

Afërsia me Korfuzin e bën Sarandën një qytet turistik që ka prurje nga të gjitha anët gjatë gjithë vitit.

12:21
“Do hyni në BE përpara 2030”! Deklarata e përfaqësuesit të BE në takim me studentët e Universitetit të Elbasanit

“E ardhmja është në Bashkimin Europian dhe Shqipëria s’ka pse të presë deri në vitin 2030 për tu bërë pjesë e unionit”.

12:16
“Do ndërtojmë aeroportin në Gjirokastër”/ Rama: Fluturimet do të nisin që nga viti 2030

Kreu i partisë socialiste Edi Rama u shpreh i sigurt për votën e gjirokastritëve në 11 maj teksa u tregoi se në 10 vjet  janë investuar 331 milion euro e janë realizuar 475 projekte me fokus energjia, infrastruktura e turizmi pa lënë më pas bujqësinë e arsimin.

11:52
E reja në Vlorë humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lumë bashkë me dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ku një 35-vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka rënë në lumë.

11:51
“Në pedonalen e Gjirokastrës lëvizin bionde nga Suedia, kujt ia priste mendja”/ Rama: Kori i bretkosave…

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin përmbyllës elektoral për Gjirokstrën, u bëri thirrje qytetarëve të mos dëgjojnë “kuak kuak kuatë e kënetës”.

11:44
“Rrugët mbetën rrugëve, ishin daulle inaugurimesh”/ Rama: Shqipëria tentonte të binte përsëri në humnerën e njëjtë me atë të piramidave

Kreu i socialistëve, Edi Rama, mbajti takimin përmbyllës elektoral për Gjirokastrën.

11:43
“Në 100 ditët e para, nuk ka më rrogë nën 500 euro”/ Berisha i përgjigjet Ramës nga Peqini: Tallet me shqiptarët me Lamborghinin e Noizyt

‘Në 100 ditët e para të qeverisjes, nuk ka më rrogë nën 500 euro’-ishte premtimi i kreut të PD Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Peqin.

11:19
“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”/ Alizoti ‘përforcon’ deklaratën: Megjithëse nuk hahet, vetëm po t’i hedhë kripë Nusreti

Nga takimi elektoral në Peqin, Tomor Alizoti ‘përforcoi’ deklaratën e tij të bujshme të dhënë disa ditë më parë në Elbasan.

11:10
Grabitet shtëpia e yllit të “Joker”, Joaquin Phoenix

Pas dështimit kritik dhe financiar të “Joker 2”, Joaquin Phoenix po përballet me një tjetër problem; një vjedhje në shtëpinë e tij në Los Angeles.

11:07
“Marrëzi!”/ Zyrtari rus kritikon Trump: Të thuash se SHBA fitoi Luftën e Dytë Botërore është absurde

Pretendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump se Shtetet e Bashkuara dhanë kontributin më të rëndësishëm në fitoren në Luftën e Dytë Botërore është “marrëzi”, tha zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev.

10:47
Sulm me dronë në një qytet në Rusi, 5 të plagosur, 2 prej tyre fëmijë

Kryetari i bashkisë së Novorossiysk shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin rus të Detit të Zi të dielën, pasi një sulm ukrainas me dronë plagosi të paktën pesë persona, përfshirë dy fëmijë, dhe dëmtoi disa ndërtesa banimi.

10:41
SHBA dhe Izraeli afër një marrëveshje për të vijuar futjen e ndihmave në Gaza, zinxhiri i ri furnizues nuk do kontrollohet nga Hamasi

Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe përfaqësuesit e një “institucioni të ri ndërkombëtar” janë “pranë një marrëveshjeje” për të rifilluar hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës në një mënyrë që “nuk kontrollohet nga Hamasi”, raportoi Axios, duke cituar burime në qeveritë izraelite dhe amerikane.

10:38
Vuçiç nuk takohet me Trump! U sëmur papritur në SHBA, kthehet me urgjencë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi është sëmurë, kanë raportuar mediat në Serbi.

10:16
Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv, Zelensky: SHBA të reagojë

Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur të paktën 47 persona, thanë zyrtarët lokalë.

09:57
“Nuk do ketë pensione nën 200 euro”/ Rama takim në Gjirokastër: Kjo është fushata e parë që flas për…

Nga takimi elektoral në Gjirokastër ku po prezanton arritjet e qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama foli për pensionet.

09:56
Dështon edhe përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot në përpjekjen e dhjetë për të konstituar përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

09:40
“Thashë shyqyr një angleze e bukur”/ Rama tregon historinë me shqiptaren e Kosovës në Londër: M’u kthye dhe më tha…

Teksa kishte të ftuar tre të rinj sipërmarrës në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u solli një histori nga koha kur jetonte në Londër.

09:26
E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, arrestohet 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan

Ka marrë fund arratia për 47-vjeçaren Majlinda Avduli alias Dajana Tafani nga Elbasani, e shpallur në kërkim nga Roma.

09:19
Trump shfaqet i veshur si Papë, fotoja me IA e publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

Një imazh i krijuar me inteligjencë artificiale, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shfaqet i veshur si Papë, ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe atë politik.

08:57
Polonia po përgatitet për më të keqen! Qytetarët stërviten për luftë, rritet frika nga Rusia

Në Poloni, qindra qytetarë të zakonshëm mes tyre burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, po mësojnë të përdorin armë dhe të mbrojnë veten në rast lufte.

08:33
Marco Rubio kritikon klasifikimin e AfD-së si ekstremiste

Klasifikimi i partisë AfD si ekstremiste e djathtë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk është pritur mirë nga administrata e re amerikane.

08:18
Dita Botërore e Lirisë së shtypit, analiza e DW: Situata për gazetarët po përkeqësohet në mbarë botën

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet në mbarë botën, edhe në Gjermani.

08:04
Njeriu i pickuar 200 herë nga gjarpërinjtë zbulon antihelmin që mund të shpëtojë mijëra jetë 

Gjakut të Tim Friede, një burrë nga SHBA që për më shumë se 18 vjet e ka injektuar veten me helm gjarpërinjsh, i është atribuar krijimi i një antihelmi të jashtëzakonshëm, që mund të mbrojë nga helmet e shumë llojeve gjarpërinjsh, thonë shkencëtarët.

07:46
Mbahen zgjedhjet në Australi, qiratë e papërballueshme ‘detyrojnë’ të rinjtë të votojnë

Sot është dita e zgjedhjeve në Australi, ku 18 milionë votues do të vendosin për kryeministrin e ri.

07:31
OpenAI tërheq versionin “e bezdisshëm” të ChatGPT

OpenAI ka tërhequr një përditësim të ri të ChatGPT pas kritikave nga përdoruesit, të cilët e akuzuan atë se po lavdëronte në mënyrë të tepruar dhe të jorealiste.

07:22
Rrëfimi ekskluziv për CNN nga zemra e kartelit në Sinaloa! Si funksionon industria vdekjeprurëse e drogës në Meksikë

Një burrë me syze të errëta, kapuç me logon e filmit “Joker”, shall që ka mbuluar fytyrën dhe doreza që fshehin tatuazhet, përballë tij një kallashnikov, dy radio dhe një dhomë e zymtë me një pikturë të Krishtit mbi mur.

07:10
Rriten temperaturat, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e Anticiklonit të Afrikës duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësirave në pjesën më madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore – Juglindore.

E premte, 02 Maj 2025
23:00
Himara çel sezonin turistik 2025 me spektaklin e Aurela Gaçes! Sheshi qendror i tejmbushur me mijëra vizitorë

Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2025 me një koncert madhështor, ku skena iu besua një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Aurela Gaçe.

22:50
Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë kapet “mat”, kush është e dashura 38 vite më e re e Lothar Matthaus

Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë, Lothar Matthäus, është rikthyer në vëmendjen e publikut, këtë herë jo për arritjet e tij në fushën e blertë, por për jetën private.

22:47
Veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit në Sazan, policia kufitare e Vlorës shpëton turistët

Policia Kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, u kanë ardhur në ndihmë disa shtetasve të tuaj të cilëve iu rrezikua jeta, pasi veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit pranë ishullit të Sazanit.

22:41
Vjen reagimi i parë nga Pallati i Buckingham pas intervistës “bombë” të Princit Harry

Vetëm disa orë pas intervistës së Princit Harry në BBC, Pallati i Buckingham lëshoi ​​një deklaratë duke iu përgjigjur humbjes ligjore të Dukës së Sussex mbi sigurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar .

22:29
Vrau 6-vjeçarin palestinez dhe plagosi nënën e tij, gjykata në SHBA dënon me 53 vite burg autorin

Një burrë 73-vjeçar në Illinois të SHBA është dënuar me 53 vite burg pasi vrau një djalë 6-vjeçar palestinezo-amerikan dhe plagosi rëndë nënën e tij, në një sulm të motivuar nga urrejtja fetare.

22:27
“Sanksionet shtesë të SHBA-së nuk do ta ndryshojnë politikën tonë”, paralajmëron Irani

Irani paralajmëroi të hënën se sanksionet e vazhdueshme të SHBA-së “nuk do ta ndryshojnë” politikën e tij, pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi të vendosë sanksione ndaj të gjithë vendit ose individëve të përfshirë në tregun iranian të naftës.

22:16
Gjashtë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe.

22:15
Kili, hiqet alarmi për cunam, pas tërmetit me magnitudë 7.5

Autoritetet kiliane kanë hequr paralajmërimin për cunami dhe urdhrin e evakuimit për brigjet e rajonit Magallanes, në jugun e largët të vendit, pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë në det, me 17 lëkundje pasuese (shkalla Rihter).

22:07
“Piramida” misterioze e shenjtë e fshehur në thellësitë e Amazonës

Formacioni, emri i të cilit përkthehet si “kodër konike”, ndodhet në një rajon malor në kufirin midis Perusë dhe Brazilit të njohur si Sierra del Divisor.

22:06
“Koka” e Tiranës në një pjatë dhe ëndrra e madhe e një qyteti në lojë, zbulohet premio marramendëse e Pogradecit nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për finalen e madhe ndaj Tiranës, që do të luhet më 4 maj në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

21:57
“Lufta” SHBA-Rusi në Ditën e Fitores, Moska i përgjigjet Trumpit me… Roosevelt

Moska i dha përgjigjen e vet Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili deklaroi më herët sot se Shtetet e Bashkuara dyshohet se bënë më shumë për të fituar Luftën e Dytë Botërore sesa çdo vend tjetër.

21:55
Video/ Rama dhe Noizy me daulle, “spektakël” në rrugën e sapopërfunduar Maqellarë-Peshkopi

Një “shfaqje” ndryshe kjo e kryeministrit Edi Rama, ku së bashku me këngëtarin e njohur Noizy kanë dhënë “spektakël” në rrugën e sapopërfunduar Maqellarë-Peshkopi.

21:46
Gruaja e Alec Baldwin, Hilaria, zbuloi se kishte menduar të divorcohej prej tij pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë

Hilaria Baldwin bëri një rrëfim personal rreth martesës së saj me Alec Baldwin, duke përmendur në librin e saj të titulluar “Manual Not Included” se dikur ata ishin gati të ndaheshin.

21:40
“Jemi të dy çuna problematikë”/ Noizy i kërkon t’i shtrojë rrugën e fshatit të tij, Rama i ve kushtin: Do kalosh me Lamborghini…

Këngëtari i njohur Noizy pati një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, për të shtruar një rrugë të fshatit të babait të tij në Dibër.

21:37
‘Arritja ime më e madhe ka qenë dhe do të jetë familja ime’, David Beckham feston 50-vjetorin, emocionon me komentin në Instagram

David Beckham festoi sot më 2 maj ditëlindjen e tij të 50-të, dhe me rastin e kësaj dite të veçantë, ai donte të bënte një bilanc të karrierës së tij deri më tani.

21:27
“Një finaliste më se e merituar…”, Anaid Kaloti: Po të isha Egli, do i jepja lekët Gertës!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Anaid Kaloti nëpërmjet një lidhjeje telefonike.

21:27
Charlotte feston 10 vjetorin, Kensington Palace publikon foton e re të princeshës

Princesha Charlotte mbush sot 10 vjeç dhe për të shënuar këtë rast, Pallati Kensington ka publikuar një fotografi të vajzës së William dhe Kate, të publikuar në profilin X të Princit dhe Dukeshës së Uellsit me një mesazh urimi dhe një simbol zemre.

21:21
Intervista ndryshe e Princ Harry-it: Do doja shumë një pajtim me familjen! Jeta është e çmuar

Duka i Sussex i ka thënë BBC-së se “do të donte shumë një pajtim” me Familjen Mbretërore, në një intervistë emocionale në të cilën tha se ishte “i shkatërruar” që humbi një sfidë ligjore mbi sigurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

21:19
George Clooney dhe Nicole Scherzinger marrin nominimet e tyre të para për çmimin Tony

George Clooney dhe Nicole Scherzinger morën nominimet e tyre të para për çmimin Tony. Aktori fitues i çmimit Oscar u nominua për çmimin Aktor më i Mirë në një Shfaqje për performancën e tij në “Good Night and Good Luck”, një adaptim i filmit të vitit 2005 në të cilin ai gjithashtu luajti dhe ishte regjisor.

21:15
Uashingtoni shpall dy banda haitiane si organizata terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë përcaktuar dy banda haitiane si “organizata terroriste të huaja”, në një kohë kur organizatat kriminale të vendit po intensifikojnë përpjekjet e tyre për të zgjeruar kontrollin e tyre mbi ishullin.

21:11
Trajneri legjendar i NBA-së lë pankinën pas 29 vitesh, Popovich merr rolin e presidentit

Një epokë e basketbollit amerikan ka marrë fund. Gregg Popovich, trajneri më jetëgjatë dhe më i suksesshëm në historinë e NBA-së, ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit kryesor të San Antonio Spurs, pas plot 29 sezonesh në krye të skuadrës.

21:00
Pas Spanjës dhe Portugalisë, edhe ‘parajsa’ turistike në terr! Balit ‘i ikin’ dritat

Ishulli tropikal i Balit është zhytur në një ndërprerje të energjisë elektrike që ka paralizuar pjesën më të madhe të provincës, vetëm disa ditë pas një ndërprerjeje masive të energjisë elektrike që preku Spanjën dhe Portugalinë.

20:58
“Ditët e tij janë të numëruara”, Berisha: Me Edi Ramën nuk ka integrim, në Valencia ia grisën pasaportën dhe ia hodhën në kosh

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Kurbin, ku kërkoi mbështetjen për aleancën opozitare në parlamentaret e 11 majit.

20:54
“Futesha në tualet dhe qaja”, Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ e incidentit me Gjestin: E laga me shampanjë sepse…

Gerta Gixhari ishte këtë pasdite e ftuar në “Ftesë në 5”, në një intervistë ekskluzive pas daljes nga Big Brother.

20:52
Fiks Fare/ Bashkia e Elbasanit bën rrugë në një fshat, firma që fitoi tenderin u merr para banorëve për kanalet e ujërave të zeza!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes se banorët e fshatit Vreshtan në Elbasan kanë paguar privatisht që t’u bëhen kanalet e ujërave të zeza, pavarësisht se rruga po shtrohej nga një firmë që fitoi tenderin.

20:40
Tirana kampione në Volejboll! Vajzat bardheblu triumfojnë në Korçë dhe marrin trofeun pas 12 vitesh

Tirana fiton titullin kampion pas 12 vitesh. Vajzat bardheblu në volejboll për femra falë fitores në Korçë me rezultatin 1-3 sigurojnë titullin e 21 kampion në historinë e klubit kryeqytetas.

20:23
Vodhi televizorë dhe kompjuterë të PD-së, arrestohet 36-vjeçari në Cërrik

Një 36-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se ka grabitur sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”.

20:13
“Kisha e vërtetë është ajo e martirëve, jo ajo e…”/ Intervista e papublikuar e Papa Françeskut, çfarë thoshte Ati i Shenjtë në vitin 2021

Një vizion i përulur dhe në shërbim të më të vegjëlve!

20:00
Makina përplas kalimtarët në Stuttgart! Disa të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Stuttgart-it, ku një automjet tip Mercedes G-Klasse ka hyrë në një grup këmbësorësh, duke shkaktuar disa të plagosur.

19:54
Ekspertët analizojnë krizën në Kosovë, opozita akuzon Vetëvendosjen: Kurti po blen kohë

Që nga 15 prilli po tentohet konstituimi u Kuvendit të Kosovës.

19:46
Ekskluzive/ Ushtari i Aldo Bares humb betejën ligjore në Angli. Përdori 2 “non-gratat” e Berishës për marrje azili

Vrasësi i policit Klenti Bano 25 vite më parë në Lushnjë, i cili tentoi të hedhë në erë me eksploziv edhe stadiumin Roza Haxhiu, ka humbur apelin në një tribunal emigracioni, pasi ai aplikoi për të fituar azilin në Britaninë e Madhe.

18:52
“Rama i tmerruar”, Berisha ‘sulmon’ kryesocialistin nga Fushë-Kruja: Ka shpenzuar dy herë më shumë me udhëtime se Donald Trump

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar fushatën e tij në Fushë-Krujë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.

18:49
“Nuk flet më me mua për shkaqe sigurie”, Princi Harry rrëfen përplasjen me babain e tij

Princi Harry ka deklaruar se nuk flet më me babain e tij, Mbretin Charles, dhe se arsyeja kryesore për këtë është çështja e sigurisë personale.

18:36
Vdekja e Adolf Hitler, zbulimi i bujshëm vjen nga arkivat ruse: Piu helm dhe më pas u qëllua nga…

80 vjet pas rënies së Berlinit, dokumente të sapo zbuluara nga arkivat e FSB-së ruse hedhin dritë mbi një version tronditës të vdekjes së Adolf Hitlerit, që bie ndesh me atë që historia e ka konsideruar zyrtare deri më sot.

18:16
Video/ Publikohen pamjet e ekstradimit të Florenc Çapjas nga Dubai deri në Rinas, RENEA e armatosur ‘blindon’ aeroportin

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga ekstradimi i të shumëkërkuarit Florenc Çapja nga Dubai në Rinas, me forca të larta sigurie.

17:57
Zbulim “bombë” nga vajza e Bill Gates, nga çfarë vuan themeluesi i Microsoft?

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, zbulon pa dashje një detaj personal dhe mjekësor për të atin.