Russell Brand transferohet në burgun me yoga dhe palestra, vetëm katër ditë pas dënimit me mbi 10 vite burg Mes konflikti me Iranin, Izraeli vazhdon të mbajë nën kontroll situatën ne Gaza, e madje lëshoi paralajmërime edhe ndaj Hezbollahut në Liban.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e paralajmëroi grupin libanez të jetë i kujdesshëm, duke shtuar se vendit i tij i është sosur durimi ndaj “terroristëve” që e kërcënojnë.
Israel Katz: Udhëheqësi i Hezbollahut duket nuk paska nxjerrë mësime nga paraardhësit e tij dhe tani po kërcënon të veprojë kundër Izraelit. Unë sugjeroj që përfaqësuesi libanez të jetë i kujdesshëm dhe të kuptojë se nëse ka terror, nuk do të ketë Hezbollah.
Me komentet e tij, Katz iu referua ish-kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra nga Izraeli shtatorin e kaluar. Lideri aktual, Naim Qassemi, tha një ditë më parë se grupi i drejtuar prej tij do të veprojë si ta vlerësojë më mirë, në dritë të asaj që e quajti “agresion brutal izraelito-amerikan” kundër Iranit.
Megithatë, në një deklaratë tjetër të bërë javën e kaluar, Hezbollahu nuk bëri ndonjë zotim të qartë lidhur me bashkimin me Iranin në konfliktin kundër Izraelit.
Ky grup libanez bën pjesë në të ashtuquajturin “Bosht i Rezistencës” – një rrjet i bashkëpunëtorëve rajonalë të Iranit, ku përfshihen grupe milicie, por edhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Top Channel