E martë, 10 Dhjetor 2024
15:02
Tragjike në Mirditë! Humb jetën 51-vjeçari, i bie mbi trup transmisioni i ekskavatorit që po rregullonte

Një 51-vjeçar nga fshati Malaj i Mirditës ka humbur jetën tragjikisht, pas i ka rënë mbi trup transmisioni i ekskavatorit që po rregullonte në një ofiçinë.

14:59
Këshillit të BE-së i kërkohet të shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje të martën Këshillit të BE-së t’i japë mandat Komisionit Evropian për ta shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

14:33
Deklarata e Berishës për bashkëshorten e Veliajt, reagon kryebashkiaku: Hienë e xhindosur, qenie e paskrupullt!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagoi ashpër pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, i cili u shpreh se “gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro”.

14:30
Altin Dumani kampion kundër korrupsionit, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: I përgëzojmë ata që luftojnë për llogaridhënie e transparencë

“Korrupsioni gërryen qeverisjen demokratike, minon besimin në qeveri dhe pengon zhvillimin, prandaj Departamenti i Shtetit promovon integritetin, transparencën dhe llogaridhënien si përparësi të politikës së jashtme dhe interesa thelbësore të sigurisë kombëtare”, është ku mesazhi i ndarë në faqen zyrtare të Facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë, një ditë pas shpalljes së 10 kampionëve kundër korrupsionit nga e gjithë bota, mes tyre edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

14:18
“Aktorë të huaj po minojnë Kosovën”, Hovenier: Po mundohen të shfrytëzojnë…

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se forca të jashtme po tentojnë minimin e Kosovës, por nuk do ta lenë të lehtë.

14:14
Serbia “minierë ari”, Vuçiç “kokë më kokë” me Scholz për litiumin!

Nxjerrja e qëndrueshme e litiumit është në fokusin e bisedimeve mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Freiberg.

14:09
Analiza/ Artur Zheji: Altin Dumani apo Hakmarrja e popullit! Çfarë skeme jete po prish Prokurori me Kurorë?

Nga Artur Zheji

13:57
Problemi me emigracionin, Gjermania kërcënon: Largohemi nga Konventa e të Drejtave të Njeriut nëse…

Gjermania mund të largohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse sistemi europian i azilit nuk riparohet.

13:55
Kryetares së “Kushtetueses” i ka përfunduar mandati? Reagon Holta Zaçaj: I jam drejtuar Komisionit të Venecias!

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka reaguar në përgjigje të disa reagimeve apo artikujve mediatike ku thuhet se mandati i saj në krye të kësaj Gjykate ka përfunduar.

13:53
Komisioni i Venecias me deklaratë zyrtare pas zbardhjes së Opinionit për “Xhaçkën”: Vendimet e Kushtetueses duhen zbatuar, por deputetët votojnë të lirë

Komisioni i Venecias ka dalë me një deklarate zyrtare pas zbardhjes së Opinionit të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

13:44
Dhuna në familje, Kosovë monitorim elektronik: Lufta si kurrë më parë

Metodave që po përdor në luftën kundër dhunës së familje, Kosova do t’i shtojë edhe monitorimin elektronik.

13:36
EMRI/ GJKKO i caktoi masën e arrestit në shtëpi, 46-vjeçari i akuzuar për krim të organizuar… “zhduket”

Stacioni i Policisë Memaliaj shpalli në kërkim shtetasin Landi Lezi, 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

13:18
I mori jetën shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, kush është vrasësi 26-vjeçar italian dhe arsyeja e krimit

Një profil po del në pah për 26-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Brian Thompson, CEO i United Healthcare, gjatë një të shtënash fatale javën e kaluar në New York City. 

13:15
Zgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ja kush do ta drejtojë institucionin në janar

Gjyqtari Nexhmi Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

13:05
VIDEO/ Wanda Nara dhe i dashuri 14 vite më i ri nuk njohin limite, momente intime mes çiftit brenda në pishinë gjatë ditëlindjes së modeles

Teksa është ende në proces divorci me Mauro Icardin, Wanda Nara nuk ngurron që të shijojë jetën me partnerin e saj të ri, artistin L-Gante.

13:02
Opinioni i Komisionit të Venecias, reagon deputetja e PS: Koha na dha të drejtë! Çështja bazuar mbi argumente juridike

Pas zbardhjes së opinionit të Komisionit të Venecias, ka reaguar deputetja e PS-së, Klotilda Bushka.

12:58
Ekstremistë, arabë dhe turkmenë/ Ja cilët janë aktorët kryesorë që rrëzuan Assadin nga pushteti

Aleanca rebele që rrëzoi Assadin nga pushteti përfshin grupe me rrënjë në ekstremizmin islamik, luftëtarë arabë dhe turkmenë, si dhe koalicione kurde dhe druzi. 

12:13
U rrëzua në shtëpi dhe u lëndua në kokë, presidenti i Brazilit i nënshtrohet me urgjencë një operacioni në tru

Presidenti i Brazilian Luiz Inacio Lula da Silva iu nënshtrua një operacioni në tru në Sao Paulo.

12:01
Mandati i Xhaçkës/ “Opinioni i Venecias konfirmoi puçin kushtetues të maxhorancës”, reagon Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses, akt i paprecedentë

Partia Demokratike ka reaguar lidhur zbardhjen e Opinionit të Komisionit të Venecias për rastin e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

11:49
“Talo Çela e goditi me levë në kokë dhe i morëm lekët”, dëshmon në GJKKO Nuredin Dumani, plasin tensionet me të akuzuarit e tjerë: Krijesë e shpifur!

Po dëshmon ditën e sotme në GJKKO i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani!

11:35
Ecuria e Komisioneve dhe Seancën Plenare e 12 dhjetorit, mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e rradhës, ku në qendër të diskutimeve ishte analiza e ecurisë së Komisioneve Parlamentare dhe përgatitja për seancën plenare të datës 12 dhjetor 2024.

11:19
“Fole” prostitucioni në Elbasan dhe reklamë në rrjetet sociale, arrestohet tutori që tentoi të largohej nga Shqipëria

Vihet në pranga një 44-vjeçar i shpallur në kërkim 4 ditë më parë, në kuadër të një operacioni kundër prostitucionit.

11:06
Pësoi kolaps në fushën e lojës/ Mesfushori i Fiorentinës del nga salla e operacionit, ja si paraqitet gjendja e tij

Edoardo Bove, siç pritej, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale mëngjesin e sotëm për vendosjen e defibrilatorit nënlëkuror.

11:03
“Do të firmosim marrëveshjen e rëndësishme me Emiratet e Bashkuara”, Rama njofton planin: Duam të prodhojmë paratë në Shqipëri

Gjatë fjalës së mbajtur këtë të martë në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, deklaroi se në javët e ardhshme pritet të firmoset një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara në lidhje gjurmimin e mallrave që futen në Shqipëri.

10:58
“Në mandatin e katërt, prokurimet publike do të bëhen 90% me AI”, Rama “piketon” synimin e radhës: Kjo është mundësia që na jep teknologjia

Edi Rama tha se në mandatin e katër të qeverisjes së PS, prokurimet publike do të arrijnë të realizohen 90% nga Inteligjenca Artificiale.

10:52
Konferenca “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama: I lumtur që revolucionin digjital në rajon e mbulon gjuha shqipe!

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, e në nisje të fjalës shprehu kënaqësinë që revolucionin digjital në rajon, pothuajse e mbulon gjuha shqipe.

10:51
Ish-konkurrentja e Për’puthen jep lajmin e ëmbël, publikon fotot me barkun e rrumbullakosur: Ti më dhe forcë!

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Gabriela Arapi, ka shpërndarë lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të parë.

10:31
Sherri i rëndë mes adoleshentëve në Tiranë dhe plagosja e dy prej tyre, policia del me njoftim: Janë proceduar tre të mitur

Policia ka proceduar tre të mitur, pas një sherri trë dhunshëm një ditë më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

10:29
Aksident me vdekje në autostradën “Durrës-Tiranë”, makina përplas 63-vjeçaren

Një 63-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur nga një automjet në autostradën “Durrës-Tiranë”.

10:27
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad ndihet deri në Rusi, flamuri revolucionar i Sirisë ngrihet në ambasadën në Moskë

Flamuri revolucionar i Sirisë u ngrit mbi ambasadën e vendit në Moskë, një ditë pas rënies së regjimit dhjetëvjeçar të al-Asadit.

10:20
Skandali i Katargate, flet për herë të parë bashkëshorti i ish-eurodeputetes greke Eva Kaili, Giorgi: Më shantazhuan, duhej të akuzoja gruan time, ose…

Dy vjet pas skandalit të Katargate, bashkëshorti i ish-eurodeputetes greke Eva Kailit e cila u akuzua për korrupsion, Francesco Giorgi, foli për Corriere della Sera, duke theksuar: Sot, jeta ime ka ndryshuar shumë. Kaloj më shumë kohë për atë që ka vërtet rëndësi, vajzën time, familjen time dhe ekuilibrin tim të brendshëm. Jam i vendosur që e vërteta të mbizotërojë!

10:11
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Presidenti Begaj me mesazh për të rinjtë: Ju ftoj të jeni mbajtësit dhe përcjellësit e saj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, iu drejtua sot në mënyrë të veçantë të rinjve në mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

09:55
Gazeta 169-vjeçare britanike nxirret në ankand, në garë për ta blerë futet dhe pronari i Chelsea-t

Pronari i klubit të futbollit Chelsea, Todd Boehly, ka bërë një lëvizje surprizë për të blerë The Telegraph, duke ofruar të ndihmojë në financimin e blerjes prej 550 milionë paundësh të gazetës 169-vjeçare britanike.

09:54
BE konfirmon datën, ja kur do të zhvillohet raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian ka konfirmuar të martën se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel, dhe se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

09:46
Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi 20 vjeçar braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Fier-Seman”, ku shtetasi me inicialet A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

09:20
Universiteti “Aleksandër Moisiu” vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës, mes 144 institucioneve më të mira në botë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës për vitin 2024 nga Shoqëria Evropiane për Cilësinë e Kërkimit, një organizatë prestigjioze me seli në Zvicër.

09:06
Lojëra fati në kryeqytet, arrestohen 3 persona, vihen nën hetim 3 të tjerë

Tre persona që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara në lokale të ndryshme të Tiranës u vunë në pranga.

08:46
Investimet e huaja nga BE-ja/ Kryeson Maqedonia e Veriut, Shqipëria nga fundi

Deri në fund të vitit të kaluar, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri arriti në gati 6 miliardë euro.

08:34
Analiza/ Prishja e boshtit iranian të rezistencës pas rënies së Assadit

Irani kaloi dekada duke ndërtuar të ashtuquajturin bosht të rezistencës, të përbërë nga përfaqësuesit e tij të armatosur rajonalë.

08:14
Presidenti kinez: Lufta tregtare me SHBA-në nuk do të ketë fitues

Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar të martën se një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonte me fitues, ka raportuar media shtetërore.

08:00
Problemet me zemrën, çfarë të keni kujdes kur është ftohtë

I ftohti përbën një sfidë të madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

07:37
Shpërthime të fuqishme, Izraeli kryen dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Sirinë

Mediat siriane raportojnë se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer dhjetëra sulme në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Damask.

07:25
Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje të hënën për një zgjidhje diplomatike të luftës me Rusinë në Ukrainë. Ai gjithashtu foli për mundësinë që trupat e huaja të dërgohen në vendin e tij derisa Ukraina të mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

07:07
Reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për sot

Këtë të martë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.

E hënë, 09 Dhjetor 2024
22:57
Analistët: Kina mund të shfrytëzojë mineralet e rralla për t’u hakmarrë Shteteve të Bashkuara

Kina po merr nën kontroll mineralet e rëndësishme, përfshirë ato mineralet e rralla që përdoren për prodhimin e veturave elektrike, baterive të tyre dhe një mori produktesh elektrike që përdoren në jetën e përditshme dhe në mbrojtje, sipas analistëve.

22:53
Zv.kryeministrja e Kosovës tregon momentin e vështirë të raporteve me Shqipërinë: Marrëdhëniet tona u acaruan pas qëndrimit për…

Zv.kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në një inetrvistë për “Top Story” në Top Channel, foli për raportet me Shqipërinë dhe me Serbinë.

22:43
Vlerësimi i DASH për Dumanin, Spartak Ngjela: Nder i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët

Analisti Spartak Ngjela ka reaguar ndaj vlerësimit nga DASH për Altin Dumanin, si një ndër kampionët globalë të luftës ndaj korrupsionit.

22:32
Askush tjetër si ai, “Panenka” kundër Tottenham e vendos Cole Palmer në librat e historisë së Premier League

Me dy gola dhe një asist, Cole Palmer ishte protagonisti kryesor në fitoren e radhës së Chelseat në derbin e Londrës përballë Tottenham, ku “Blutë” e Marescës arritën të përmbysnin sfidën dhe të merrnin tre pikët në fitoren 3-4.

22:30
Një ndër 10 personalitetet në të gjithë botën, Departamenti Amerikan i Shtetit shpall Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit.

22:24
“Kampion kundër korrupsionit në udhëheqjen si kryeprokuror i posaçëm”, DASH për Dumanin: Me integritet, profesionalizëm dhe guxim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar kreun e prokurorisë së Posaçme Altin Dumani pas nderimit me çmimin si kampion i antikorrupsionit.

22:17
Zhvillimet në Siri, Karamuço: Kafkat e njerëzve janë futur në tregun e drogës

Profesori dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku komentoi zhvillimet politike në Siri dhe largimin e Bashar al-Assad drejt Rusisë, ku ka përfituar azil politik bashkë me familjen e tij.

22:01
“Vendosmëri dhe integritet të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë”, Ambasada e SHBA për vlerësimin e Dumanit: Të bëjmë realitet barazinë përpara ligjit

Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024.

21:52
U shpall ‘non grata’ nga SHBA/ Reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut: Do angazhohem për të zbardhur plotësisht çështjen

Ish-zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA-ja.

21:52
Franca thotë se krerët e BE ‘po tradhtojnë Evropën’ me marrëveshjen bujqësore me vendet e Mercosur (fotot)

Fermerët francezë kanë përsëritur sot se marrëveshja e fundit Bashkimi Evropian me vendet latine të grupit Mercosur, e mbështetur nga Ursula von der Leyen, është “tradhti” e interesave bujqësore evropiane.

21:46
“Serbia nuk është Rusia, por e kopjon në raport me Kosovën”, Gërvalla: Evropa të zgjohet nga iluzionet e…

Zv/kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel.

21:34
Nutricionistja tregon si ka rinuar veten 10 vjet me ndryshimet e thjeshta që mund të bëhen nga kushdo (fotot)

Camilla Thompson është këshilltarja më e njohur e të ushqyerit dhe stilit të shëndetshëm të jetesës në Australi dhe ka shpërndarë së fundmi teknikat e saj të “reduktimit të moshës” me anë të të ushqyerit dhe stërvitjes.

21:33
“Sistemi ‘non grata’ vijon për të gjithë ata që sfidojnë drejtësinë”, mesazhi i Blinken në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë ndarjes së çmimeve për 10 kampionët antikorrupsion në të gjithë botën dha një mesazh të fortë për luftën kundër korrupsionit.

21:22
Me vjehrrin ministër të Koln dhe burrin deputet në Gjermani, zv.kryeministrja e Kosovës: Ja pse shkoj me autobus në punë

Zv/kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, në një intervistë ndryshe.

20:55
Pamje ekskluzive/ Masakra në Athinë, momenti kur autorët ndjekin nga pas viktimat, qytetarët largohen të tmerruar

Top Channel siguron pamjet nga ngjarja e rëndë në Athinë, ku dy persona u ekzekutuan në mes të ditës.

20:40
Fiks Fare/ Klithma e nënës nga Elbasani: Më ndihmoni djalin e përdhunuar nga i ati. Psikologët: I pasocializuar, ka frikë se i bëjnë keq

Suela Pobrati nga Elbasani është ankuar në  emisionin Fiks Fare për strehim dhe ndihmë psikologjike për djalin. 

20:39
DASH shpall ‘non grata’ ish-zv kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarin e Apelit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur sot ‘non grata’ dy zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

20:34
Vuante nga disa sëmundje, i dënuari ndërron jetë në spital

Një i dënuar ka ndërruar jetë pranë ambienteve të spitalit “Nënë Tereza”, QSUT në Tiranë.

20:12
“Sekretet” e Dumanit/ 25 vite në sistemin e drejtësisë, cila është motoja e prokurorit që u vlerësua nga SHBA

Kapërcimi i derës së KLP nga Altin Dumani verën e 2019 ndodhi në kohën kur SPAK ishte ende një projekt që pakkush  mund ta parashikonte se sa lart do të ndëshkonte në emër të ligjit.

20:02
Vrasja e CEO-s amerikan të UnitedHealthcare, arrestohet një i dyshuar

Ditën e sotme në Pensilvani është arrestuar një 26-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e CEO-s së kompanisë së sigurimeve më të madhe në SHBA.

19:54
Debati për gjuhën shqipe, Ahmeti: Mos na prekni në palcë se nuk është mirë as për ju e as për ne

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tendat e Frontit Europian në mbrojtje të gjuhës shqipe tha se Gjykata Kushtetuese duhet ta hedhë poshtë debatin për 13 nenet dhe tentimet për të cunguar gjuhën shqipe, ose përndryshe qetësi nuk do të ketë.

19:45
E mbuluar me monedha ari, zbuloni pemën e Krishtlindjeve më të shtrenjtë në botë

Një tregtar ari në Gjermani ka krijuar një nga pemët me të shtrenjta të Krishtlindjes ndonjëherë.

19:32
“Bashar al-Assad nuk e pëlqente futbollin”, Federata Siriane e Futbollit ndryshon ngjyrën dhe logon e fanellës

Brenda një jave, rebelët arritën të përmbysnin një regjim prej dekadash dhe tani e gjithë Siria po përpiqet të përshtatet me kushtet e reja.

19:29
Dordoleci më i madh i ndërtuar ndonjëherë, ja cili vend mban rekordin

Banorët e Bethelit, në Maine të SHBA-së, kanë qenë mbajtës të rekordit botëror për dordolecin më të madh të ndërtuar ndonjëherë për rreth 25 vjet.

19:21
Agresioni rus/ “Duam që kjo luftë të përfundojë”, Zelensky i hapur për praninë e trupave të huaj në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se do ta konsiderojë vendosjen e përkohshme të forcave të huaja ushtarake në tokën ukrainase derisa vendi të bëhet anëtar i NATO-s, si mënyrë për ta siguruar vendin e tij si pjesë e marrëveshjes për paqe me Rusinë.

19:13
Erdogan thotë se Turqia do të hapë kufirin me Sirinë për kthimin e refugjatëve (fotot)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se do të hapë kufirin me Sirinë që është mbyllur prej vitit 2013, për të lejuar kthimin e sirianëve në shtëpi pas ndryshimit te regjimit.

19:09
Ekzekutimi i dy shtetasve turq në Athinë, arrestohen autorët e dyshuar, shpallen në kërkim dy të tjerë

Dy persona u ekzekutuan këtë të hënë në Athinë.

19:08
Briken Calja i katërti në Botërorin e Peshngritjes, por vetëm në një disiplinë. E humb medaljen prej një… kolumbiani

Briken Calja është renditur në vendin e kartë në stilin e shkëputjet në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit.

19:04
Konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme, Izraeli bën bilancin: Shtatë ushtarë janë vrarë në Libanin jugor dhe Rripin e Gazës

Ushtria izraelite njoftoi sot vdekjen e shtatë ushtarëve, katër në Liban dhe tre në Rripin e Gazës.

18:52
Protestuesit në Paris dënojnë shpërbërien e gjigantit mediatik Vivendi, paralajmërojnë ‘kontroll e propagandë’ (fotot)

Disa qindra njerëz, përfshi dhe anëtarë të sindikatave të punëtorëve Attac e CGT protestuan sot në Paris kundër ndarjes së grupit botues e mediatik Vivendi, në katër kompani.

18:50
EKSKLUZIVE/ Shoku i Martinit i plagosur niset drejt Italisë për kurim, flet i ati: Spitali s’na dha garanci që Luisi do t’i rikthehet futbollit, duam…

Luisin e takuam në aeroportin e Tiranës, nga ku po largohej drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor.

18:45
“Lufta e demave është mëkat”, aktivistët bllokojnë makinën e Papa Françeskut në Romë

Katër aktivistë u arrestuan sot në Romë, pasi u hodhën në rrugën ku planifikohej të kalonte makina që transportonte Papa Françeskun – duke bërtitur “se lufta e demave është mëkat”, u tha në kumtesën e organizatës PETA që merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

18:36
“Shko…”, pas vdekjes së nënës, Eminem performon këngën ku e sulmonte me fjalë të rënda

Eminem performon për herë të parë pas vdekjes së nënës së tij, Debbie Nelson.

18:14
Rusia nis largimin e luftanijeve nga porti perëndimor sirian Tartous (fotot)

Rusia, aleatja kryesore e Sirisë që kishte dhënë asistencë të konsiderueshme ushtarake për regjimin e Assad raportohet se ka nisur të tërhiqet nga porti i saj strategjik atje, për përmbysjes së papritur të regjimit nga një ofensivë e shpejte rebele.

18:11
“Kur njerëzit mendojnë antikorrupsionin, mendojnë SPAK-u”, E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Kjo tregon ndikimin që ka pasur

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit duke publikuar fjalën e të Ngarkuarës me Punë të SHBA, Nancy VanHorn.

17:54
Policia belge sekuestron mijëra euro në pronat e ish-komisionerit të BE të akuzuar për korrupsion (fotot)

Policia belge tha sot se ka sekuestruar mijëra euro në para të thata në dy shtëpitë e ish-komisionerit evropian të drejtësisë Didier Reynders, sipas rrjetit belg Le Soir.

17:45
Reagimet/ Rënia e “shtypësit brutal”, ja çfarë thonë fuqitë botërore pas largimit të Bashar al-Assad nga Siria

Pesë dekadat e pushtetit për familjen Assad morën fund të papritur pas ofensivës së rrufeshme të rebelëve.

17:34
Shkuli mikrofonat e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ndalohet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

Gëzim Sveçla, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është ndaluar për 48 orë pas një akti që ai e quan simbolik teksa shkuli mikrofonat e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

17:33
Rënia e Al-Assad, reagojnë liderët e BE-së dhe NATO-s: Të mbrohen qytetarët sirianë

Vazhdojnë reagimet nga e gjithë bota pas rrëzimit të qeverisë së Bashar Al-Assad në Siri.

17:26
Zhvillimet politike në Siri, rebelët i japin amnisti personelit ushtarak të regjistruar nën regjimin e Assad

Rebelët sirianë kanë dhënë amnisti për të gjithë personelin ushtarak që u regjistrua gjatë sundimit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, njoftuan rebelët në kanalin e tyre Telegram.

17:25
Gjermania bllokon sirianët/ Pas rënies së Assad pezullohet procesi i azilit. Të njëjtin vendim merr edhe Austria

Autoritetet gjermane kanë ndërprerë përpunimin e kërkesave për azil nga sirianët pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assadit.

17:11
‘Puthja’ pasionante mes Elon Musk dhe Giorgia Melonit pushton rrjetin, ja si qëndron e vërteta

Një video e krijuar me Inteligjencë Artificiale ka ‘pushtuar’ rrjetin.

17:02
“Ajo është fantastike, plot energji”, Trump lavdëron Melonin: Ne folëm dhe…

“Ajo është fantastike, plot energji”, kështu shprehte presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump për kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

16:58
Disa ditë pas vrasjes së kreut të sigurimeve mbahet ‘konkursi i sozive’ të sulmuesit në New York (fotot)

Banorë te New York ishin mbledhur dje për një konkurrim të çuditshëm për t’i ngjarë sa më shumë sulmuesit që vrau kreun e sigurimeve shëndesore Brian Thompson, disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

16:58
Skandali në Maqedoninë e Veriut/ Zv. kryeministri: Askush s’mund ta mohojë gjuhën shqipe! Anëtari i ‘Kushtetueses’: Ka një defekt në ligjet që…

Zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në një lidhje me skype për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka komentuar  debatin për gjuhën shqipe.

16:41
Profili/ U betua si kryeministri i ri i Sirisë, kush është Mohammed al-Bashir?

Udhëheqësi politik i xhihadistëve, Mohammed al-Bashir, u betua si kryeministër i përkohshëm në Siri.

16:37
Drejtori i burgjeve të administratës së Putin vritet me bombë në territoret e ankesuara të Ukrainës (fotot)

Një drejtor famëkeq burgu i akuzuar për tortura dhe vrasje të të burgosurve të luftës nga Ukraina, është vrarë sot me bombë në makinë në rajonin lindor të Donetsk.

16:33
Analiza e VOA: Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri

Rrëzimi i Presidentit sirian Bashar al-Assad i dha një goditje të fuqishme rrjetit të ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme, por Shtetet e Bashkuara, vendet arabe dhe Izraeli tani mund të përballen me rrezikun e destabilizimit dhe ardhjen e forcave ekstremiste në krye të Sirisë.

16:28
Terrori në Athinë, si u ekzekutuan dy persona me breshëri plumbash, mafia nuk pyeti për kalimtarët

Zbardhen të tjera detaje nga të shtënat me armë në lagjen Glidafa të Athinës këtë të hënë.

16:11
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian: Të gjithë kriminelët duhet të nxirren para drejtësisë!

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras do të qëndrojë në Kosovë për tre ditë.

15:55
Zbërthimi i “Sky ECC” edhe në Greqi, publikohen detaje të reja nga dosja, letra që “futi në kurth” policin dhe shqiptarin trafikant

Plot 4500 dosje i ka dorëzuar Europol autoriteteve greke lidhur me komunikimet në platformat e kriptuara “Sky ECC” por edhe “Encrochat” të zhvilluara në territorin e Greqisë. Lajmi është bërë publik nga gazeta greke “Ta NEA”, sipas së cilës pritet të hidhet dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, armët, gjobvënien dhe trafikun e klandestinëve.

15:53
Tigri sulmon për vdekje kujdestarin që ‘harroi’ të mbyllte derën e kafazit në Rumani (fotot)

Një tigër ka vrarë kujdestarin e kopshtit zoologjik që raportohet se nuk kishte siguruar si duhet kafshën kur hyri në kafazin e saj.

15:47
“I çmenduri kthehet në Hagë”/ Donald Trump sulmon prokurorin Smith që ngriti akuzë ndaj Hashim Thaçit

Jack Smith, njeriu që hetoi dy çështje kundër Donald Trump, njërën mbi dokumentet sekrete të cilat republikani i mori në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin dhe një tjetër rreth përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, do të kthehet sipas presidentit të zgjedhur të SHBA-së në gjykatën e Hagës.

15:40
Vuçiç propozon modelin e Tirolit për Kosovën, ndërmjetëse të jetë Gjermania

Gjatë një takimi me përfaqësues të ekonomisë zvicerane të organizuar në Zyrih nga revista Weltwoche, presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli për Kosovën, tensionet gjeopolitike dhe perspektivat ekonomike të vendit të tij.

15:39
Një histori suksesi! Parashikimi i saktë i “Kastrati Group”, numri i pasagjerëve të TIA në 2024 arrin në 10 milionë

Në dhjetor të vitit 2022 Kastrati Group mori 100% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku u përballën me plot sfida, si çmimet e larta të biletave për udhëtimet, apo numrin e kufizuar të fluturimeve dhe kapacitetet.

15:35
Rënia e regjimit të Assad, Izraeli pushton zonën neutrale: Nuk do lejojmë forcë armiqësore në kufi

Ushtria e Izraelit ka marrë kontrollin e një zone neutrale të çmilitarizuar në Lartësitë e Golanit, me arsyetimin se marrëveshja e vitit 1974 me Sirinë ishte “shembur” pas marrjes së vendit nga rebelët.